-
Motrat e brengosura që ‘ndërtuan shtëpinë e Izraelit’Kulla e Rojës—2007 | 1 Tetor
-
-
Fëmijë për Rakelën?
Në atë kohë shterpësia konsiderohej një tragjedi. Perëndia i kishte premtuar Abrahamit, Isakut dhe Jakobit se nga familjet e tyre do të lindte «fara» me anë të së cilës do të bekoheshin të gjitha familjet e tokës. (Zanafilla 26:4; 28:14) Mirëpo Rakela ishte pa fëmijë. Jakobi arsyetoi se vetëm Perëndia mund t’i jepte fëmijë Rakelës, e kështu t’i jepte asaj mundësi që të kishte rolin e saj në këto bekime. Prapëseprapë Rakela ishte e padurueshme. «Ja ku e ke skllaven time, Bilhanë,—tha ajo.—Ki marrëdhënie me të, që ajo të lindë në gjunjët e mi, dhe unë të kem fëmijë prej saj.»—Zanafilla 30:2, 3.
Mund ta kemi të vështirë të kuptojmë qëndrimin e Rakelës. Megjithatë, kontratat e lashta martesore të zbuluara kudo në Lindjen e Afërt tregojnë se ishte një zakon i pranuar që një grua shterpë t’i jepte burrit të vet një shërbëtore që t’i lindte një trashëgimtar.a (Zanafilla 16:1-3) Në disa raste, fëmijët e skllaves më pas konsideroheshin si fëmijët e gruas.
Kur Bilhaja lindi djalë, Rakela tha e gëzuar: «Perëndia veproi si gjykatësi im dhe ma dëgjoi zërin, kështu që më dha një djalë.» Ajo ia vuri emrin Dan, që do të thotë «Gjykatës». Edhe ajo ishte lutur për gjendjen e saj të pikëlluar. Kur Bilhasë i lindi djali i dytë, Neftali, emër që do të thotë «Përleshjet e mia», Rakela tha: «Jam përleshur ashpër me motrën time, dhe kam dalë fitimtare!» Ky emër përshkruan një konflikt të ashpër midis rivalëve.—Zanafilla 30:5-8.
Ndoshta Rakela mendonte se po vepronte në përputhje me lutjet e saj kur i dha Bilhanë Jakobit, por nuk ishte kjo mënyra se si Perëndia do t’i jepte fëmijë. Nxjerrim një mësim nga kjo. Nuk duhet të bëhemi të padurueshëm kur i bëjmë një kërkesë Jehovait. Ai mund t’u përgjigjet lutjeve në mënyra të papritura dhe atëherë kur nuk e presim!
-
-
Motrat e brengosura që ‘ndërtuan shtëpinë e Izraelit’Kulla e Rojës—2007 | 1 Tetor
-
-
a Në një kontratë të tillë të gjetur në Nuzi, Irak, thuhet: «Kelim-Ninu i është dhënë për grua Shenimës. . . . Nëse Kelim-Ninu nuk lind [fëmijë], Kelim-Ninu do të blejë një vajzë [një skllave] nga vendi i Lulut që të bëhet gruaja e Shenimës.»
-