-
Të nxjerrim dobi nga dashamirësia e JehovaitKulla e Rojës—2002 | 15 Maj
-
-
Dashamirësia e Perëndisë sjell lehtësim dhe mbrojtje
11, 12. (a) Gjatë cilave sprova Jozefi provoi dashamirësinë e Jehovait? (b) Si u shpreh dashamirësia e Perëndisë në rastin e Jozefit?
11 Në vazhdim, le të shqyrtojmë kapitullin 39 të Zanafillës. Në qendër të këtij kapitulli është stërnipi i Abrahamit, Jozefi, të cilin e shitën si skllav në Egjipt. Megjithatë, «Zoti qe me Jozefin». (Vargjet 1, 2) Madje edhe Potifari, zotëria egjiptian i Jozefit, nxori përfundimin se Jehovai ishte me Jozefin. (Vargu 3) Gjithsesi, Jozefi u ndesh me një sprovë shumë të rëndë. Atë e akuzuan në mënyrë të rreme se kishte sulmuar për qëllime seksuale të shoqen e Potifarit dhe për këtë e burgosën. (Vargjet 7-20) Ia «shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri» në një «burg të nëndheshëm».—Zanafilla 40:15; Psalmi 105:18.
12 Çfarë ndodhi gjatë kësaj përvoje veçanërisht sprovuese? «Zoti qe me Jozefin dhe u tregua dashamirës ndaj tij.» (Vargu 21a) Një veprim i veçantë dashamirës vuri në lëvizje një seri ngjarjesh që më vonë çuan në lehtësimin nga hallet që po kalonte Jozefi. Jehovai bëri që Jozefi «t’i hynte në zemër drejtorit të burgut». (Vargu 21b) Për pasojë, drejtori e caktoi Jozefin në një pozitë me përgjegjësi. (Vargu 22) Më tej, Jozefi takoi njeriun që më në fund i foli për të Faraonit, sundimtarit të Egjiptit. (Zanafilla 40:1-4, 9-15; 41:9-14) Ky sundimtar, nga ana e tij, e ngriti Jozefin në pozitë duke e bërë sundimtarin e dytë në Egjipt. Në këtë mënyrë, ai kreu një punë jetëshpëtuese në Egjiptin e goditur nga zia e bukës. (Zanafilla 41:37-55) Vuajtjet e Jozefit filluan kur ai ishte 17 vjeç dhe zgjatën më shumë se dymbëdhjetë vjet. (Zanafilla 37:2, 4; 41:46) Por gjatë gjithë atyre viteve me vuajtje dhe mundime, Perëndia Jehova i shfaqi dashamirësi Jozefit duke e mbrojtur nga rrënimi i plotë dhe duke e ruajtur për t’i dhënë një rol të privilegjuar në qëllimin hyjnor.
-
-
Të nxjerrim dobi nga dashamirësia e JehovaitKulla e Rojës—2002 | 15 Maj
-
-
Lidhja e ngushtë që ekzistonte ndërmjet Jehovait dhe Jozefit bëhet e qartë gjatë gjithë kapitullit 39 të Zanafillës. (Vargjet 2, 3, 21, 23) Gjithashtu, dishepulli Stefan tha për Jozefin: «Perëndia ishte me të.»—Veprat 7:9.
-