-
Armiku i fundit, vdekja, asgjësohetKulla e Rojës—2014 | 15 Shtator
-
-
Që të vazhdonin ta shijonin jetën, ishte e domosdoshme të pranonin drejtimin e Perëndisë. Jehovai ia bëri të qartë këtë Adamit, madje që para krijimit të Evës. Si? «Perëndia Jehova i dha këtë urdhër njeriut: ‘Mund të hash sa të ngopesh nga çdo pemë e kopshtit. Por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj, ke për të vdekur.’»—Zan. 2:16, 17.
4 «Pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes» paraqiste të drejtën e Perëndisë që të thoshte fjalën e fundit për sa i përket të mirës dhe të keqes. Sigurisht që Adami tashmë e dallonte deri diku të mirën dhe të keqen, ngaqë ishte krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe kishte ndërgjegje. Mirëpo, pema do t’u kujtonte Adamit dhe Evës se gjithmonë do të kishin nevojë për drejtimin e Jehovait. Po të hanin nga pema, do të ishte sikur të shpallnin pavarësinë morale, e kjo do t’u sillte dëme kolosale atyre vetë dhe gjithë pasardhësve. Urdhri i Perëndisë bashkë me dënimin për mosbindje tregonin ç’pasoja të rënda do të kishte ajo rrugë.
-
-
Armiku i fundit, vdekja, asgjësohetKulla e Rojës—2014 | 15 Shtator
-
-
7 Perëndia i kishte thënë Adamit: «Ditën që do të hash prej [pemës së njohjes të së mirës dhe të së keqes], ke për të vdekur.» Ndoshta Adami mendonte se ajo ‘ditë’ ishte 24 orëshe. Pasi shkeli urdhrin e Jehovait, mbase priste që Ai të vepronte para perëndimit të diellit. Jehovai komunikoi me çiftin «në kohën kur frynte flladi i pasdites». (Zan. 3:8) Hapi, si të thuash, një seancë gjyqësore dhe në fillim i mori në pyetje Adamin e Evën, duke dëgjuar përgjigjet e tyre. (Zan. 3:9-13) Pastaj shpalli dënimin kundër keqbërësve. (Zan. 3:14-19) Sikur t’i ekzekutonte mu aty, qëllimi që kishte për Adamin, Evën dhe pasardhësit e tyre do të dilte huq. (Isa. 55:11) Edhe pse ai përsëriti dënimin me vdekje dhe pasojat e mëkatit u ndien menjëherë, lejoi që Adami dhe Eva të lindnin fëmijë. Këta mund të përfitonin nga masat e tjera që do të merrte Jehovai. Pra, për Perëndinë, Adami dhe Eva vdiqën po atë ditë që mëkatuan, dhe në realitet vdiqën vërtet brenda një ‘dite’ prej 1.000 vjetësh.—2 Pjet. 3:8.
-