BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jehovai zbulon qëllimin e tij
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
    • 6. Çfarë premtoi Jehovai? Çfarë nuk zbuloi?

      6 Që në profecinë e parë, Jehovai premtoi se një farë ose një pasardhës do të shtypte gjarprin. (Lexo Zanafillën 3:15.) Sidoqoftë, identiteti i atij pasardhësi dhe pasardhja e gjarprit nuk u zbuluan në atë moment. Faktikisht, për 2.000 vjet Jehovai nuk hodhi dritë të mëtejshme mbi këto detaje.b

      7. Pse u zgjodh Abrahami dhe çfarë mësimi të rëndësishëm nxjerrim nga kjo?

      7 Më vonë, Jehovai zgjodhi që nga Abrahami të vinte pasardhësi i premtuar. Abrahami u zgjodh sepse ‘dëgjoi zërin’ e Jehovait. (Zan. 22:18) Nxjerrim një mësim të rëndësishëm nga kjo: Jehovai ua zbulon qëllimin vetëm atyre që kanë frikë përnderuese nga ai.​—Lexo Psalmin 25:14.

      8, 9. Cilat fakte për pasardhësin e premtuar i zbuloi Jehovai Abrahamit dhe Jakobit?

      8 Kur i foli Abrahamit, mikut të tij, nëpërmjet një engjëlli, Jehovai zbuloi për herë të parë këtë fakt jetësor për pasardhësin e premtuar: do të ishte njeri. (Zan. 22:15-17; Jak. 2:23) Por, si do ta shtypte ky njeri gjarprin? Cili ishte gjarpri? Zbulimet që Jehovai bëri më vonë hodhën dritë mbi këto pyetje.

      9 Jehovai përcaktoi se pasardhësi i premtuar do të vinte nga nipi i Abrahamit, Jakobi, një burrë që tregoi besim të madh te Perëndia. (Zan. 28:13-22) Me anë të Jakobit, Jehovai tregoi se i Premtuari do të vinte nga linja gjenealogjike e djalit të tij, Judës. Jakobi profetizoi se i Premtuari do të merrte një ‘skeptër’ ose shkop që simbolizon autoritetin mbretëror, dhe se atij ‘do t’i bindeshin popujt’. (Zan. 49:1, 10) Me këtë deklaratë, Jehovai tregoi se i Premtuari do të bëhej qeveritar, mbret.

      10, 11. Pse ua zbuloi Jehovai qëllimin e tij Davidit dhe Danielit?

      10 Nja 650 vjet pas Judës, Jehovai i zbuloi më shumë për qëllimin e tij mbretit David nga fisi i Judës. Jehovai e përshkroi Davidin «njeri siç ma do zemra». (1 Sam. 13:14; 17:12; Vep. 13:22) Meqë Davidi kishte frikë përnderuese nga Perëndia, Jehovai zgjodhi të bënte një besëlidhje me të dhe i premtoi se një prej pasardhësve të tij do të qeveriste përgjithmonë.​—2 Sam. 7:8, 12-16.

      11 Rreth 500 vjet më vonë, Jehovai përdori profetin Daniel për të treguar vitin e saktë kur Mesia, i Mirosuri, do të shfaqej në tokë. (Dan. 9:25) Për Jehovain, Danieli ishte «shumë i vyer». Pse? Sepse Danieli kishte respekt të thellë për Jehovain dhe i shërbente pareshtur.​—Dan. 6:16; 9:22, 23.

      12. Çfarë iu tha Danielit të bënte dhe pse?

      12 Jehovai përdori profetë besnikë si Danieli që të shkruanin një sërë detajesh për pasardhësin e premtuar, Mesinë. Ama, për Jehovain, nuk ishte ende momenti i duhur që shërbëtorët e tij të kuptonin domethënien e plotë të asaj që i frymëzoi të shkruanin. Për shembull, pasi mori një vegim për kohën kur do të fillonte qeverisjen Mbretëria e Perëndisë, Danielit iu tha ta vuloste profecinë deri në kohën që kishte caktuar Jehovai. Në kohën e caktuar prej tij, njohuria e vërtetë ‘do të bëhej e bollshme’.​—Dan. 12:4.

      Profeti Daniel teksa shkruan në Babiloninë e lashtë

      Për të regjistruar detaje rreth Mbretërisë mesianike, Jehovai përdori burra besnikë si Danieli

      Jezui hedh dritë mbi qëllimin e Perëndisë

      13. (a) Kush ishte pasardhësi i premtuar? (b) Si hodhi dritë Jezui mbi profecinë e Zanafillës 3:15?

      13 Jehovai e përcaktoi qartë Jezuin si pasardhësin e premtuar që do të vinte nga familja e Davidit e që do të qeveriste si Mbret. (Luka 1:30-33; 3:21, 22) Kur Jezui nisi shërbimin, ishte sikur dielli po lindte mbi njohurinë e njerëzimit rreth qëllimit të Perëndisë. (Mat. 4:13-17) Për shembull, Jezui sqaroi çdo dyshim për identitetin e «gjarprit» të përmendur te Zanafilla 3:14, 15, duke e quajtur Djallin «vrasës» dhe ‘at të gënjeshtrës’. (Gjoni 8:44) Në zbulesën që i dha Gjonit, Jezui e identifikoi ‘gjarprin e hershëm’ si ai «që quhet Djall dhe Satana».c (Lexo Zbulesën 1:1; 12:9.) Në të njëjtën zbulesë, Jezui tregoi si ai vetë​—pasardhësi i premtuar—​më në fund do të plotësonte profecinë e dhënë në Eden dhe do të shtypte Satanain.​—Zbul. 20:7-10.

  • Jehovai zbulon qëllimin e tij
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
    • Për shembull, Jezui sqaroi çdo dyshim për identitetin e «gjarprit» të përmendur te Zanafilla 3:14, 15, duke e quajtur Djallin «vrasës» dhe ‘at të gënjeshtrës’. (Gjoni 8:44) Në zbulesën që i dha Gjonit, Jezui e identifikoi ‘gjarprin e hershëm’ si ai «që quhet Djall dhe Satana».c (Lexo Zbulesën 1:1; 12:9.) Në të njëjtën zbulesë, Jezui tregoi si ai vetë​—pasardhësi i premtuar—​më në fund do të plotësonte profecinë e dhënë në Eden dhe do të shtypte Satanain.​—Zbul. 20:7-10.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo