-
T’i ofrojmë sakrifica të pranueshme JehovaitKulla e Rojës—1999 | 1 Shkurt
-
-
Në kontrast, Kaini ofroi «disa fruta të tokës». Jehovai pranoi flijimin e Abelit, por «nuk e pa fare me favor Kainin dhe ofertën e tij». (Zanafilla 4:3-5, BR) Pse jo?
Disa theksojnë faktin se flijimi i Abelit përbëhej nga «të parëlindurit e kopesë së tij», kurse sakrifica e Kainit përbëhej thjesht nga «disa fruta të tokës». Por, problemi nuk ishte në cilësinë e produkteve që ofroi Kaini, sepse tregimi thotë që Jehovai pa me favor «Abelin dhe ofertën e tij» dhe jo me favor «Kainin dhe ofertën e tij». Kështu, kryesisht Jehovai pa gjendjen e zemrës së adhuruesit. Çfarë kuptoi ai ndërsa bëri këtë? Hebrenjve 11:4 thotë se Abeli e ofroi flijimin e tij «me anë të besimit». Kështu, me sa duket Kainit i mungonte besimi që e bëri të pranueshëm flijimin e Abelit.
-
-
T’i ofrojmë sakrifica të pranueshme JehovaitKulla e Rojës—1999 | 1 Shkurt
-
-
Në kontrast, Kaini mbase mund të ketë menduar vetëm në mënyrë sipërfaqësore për ofertën që bëri. «Oferta e tij ishte thjesht një njohje e Perëndisë si mirëbërës,—sugjeroi një komentues biblik i shekullit të 19-të.—Ajo zbulonte qartë se ai nuk pranonte ndonjë hendek real mes tij dhe Krijuesit të tij, as ndonjë nevojë për të rrëfyer mëkatin ose varësinë nga një shlyerje.»
Më tej, si i parëlindur, Kaini mund edhe të ketë pretenduar me mendjemadhësi se ishte ai fara e premtuar që do të shkatërronte Gjarprin, Satanain. Edhe Eva mund të kishte ushqyer aspirata të tilla ambicioze për birin e saj të parëlindur. (Zanafilla 4:1) Sigurisht, nëse Kaini dhe Eva prisnin këtë, ata gaboheshin rëndë.
-
-
T’i ofrojmë sakrifica të pranueshme JehovaitKulla e Rojës—1999 | 1 Shkurt
-
-
Cilido qoftë rasti, kur kuptoi se oferta e tij u refuzua, «Kaini u ndez nga zemërimi i madh dhe çehrja e tij filloi të binte». (Zanafilla 4:5, BR) Kaini po shkonte drejt katastrofës.
-