BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ajo veproi me maturi
    Kulla e Rojës—2009 | 1 Korrik
    • Imitoni besimin e tyre

      Ajo veproi me maturi

      ABIGAILA e pa panikun në sytë e djaloshit. Ai ishte i tmerruar, e me të drejtë. U kanosej një rrezik i madh. Tamam në ato çaste, nja 400 luftëtarë ishin rrugës për atje, të vendosur që të vritnin çdo mashkull në shtëpinë e Nabalit, burrit të saj. Pse?

      Gjithçka e kishte nisur Nabali. Si gjithnjë ishte treguar i pashpirt dhe arrogant. Por kësaj radhe kishte fyer njeriun e gabuar, komandantin e një grupi luftëtarësh mjaft të zotë që e donin dhe i qëndronin besnikë. Kështu, një nga shërbëtorët e Nabalit, mbase një bari, erdhi te Abigaila me shpresë që ajo të sajonte diçka që t’u shpëtonte kokën. Por, ç’mund të bënte një grua përballë një ushtrie?

  • Ajo veproi me maturi
    Kulla e Rojës—2009 | 1 Korrik
    • «Ai iu hakërrua atyre»

      Nabali sapo e kishte futur Abigailën në një situatë aq të vështirë sa s’ka. Njeriu që ai ofendoi ishte vetë Davidi. Ky ishte shërbëtori besnik i Jehovait, të cilin profeti Samuel e kishte mirosur, duke treguar kështu se Perëndia kishte zgjedhur Davidin për ta pasuar Saulin si mbret. (1 Samuelit 16:1, 2, 11-13) Për shkak të Saulit, mbretit vrasës e xheloz, Davidi kishte marrë arratinë dhe jetonte në shkretëtirë bashkë me 600 luftëtarët e tij besnikë.

  • Ajo veproi me maturi
    Kulla e Rojës—2009 | 1 Korrik
    • Ai u xhindos. Djaloshi i përmendur në fillim ia përshkroi kështu skenën Abigailës: «Ai iu hakërrye atyre.» Nabali koprrac u qa me zë të lartë për bukën e tij të shtrenjtë, për ujin dhe mishin e therur. Ai u tall me Davidin duke e quajtur njeri dosido dhe e krahasoi me një shërbëtor që ia mbath nga zotëria i vet. Pikëpamja e Nabalit mund të ketë qenë si ajo e Saulit që e urrente Davidin. Asnjëri prej tyre nuk kishte pikëpamjen e Jehovait. Perëndia e donte Davidin dhe nuk e shihte si skllav rebel, por si mbretin e ardhshëm të Izraelit.—1 Samuelit 25:10, 11, 14.

  • Ajo veproi me maturi
    Kulla e Rojës—2009 | 1 Korrik
    • Në njëfarë kuptimi, tashmë e kemi parë Abigailën të bëjë hapin e parë për ta ndrequr këtë padrejtësi të tmerrshme. Ndryshe nga i shoqi, Nabali, ajo ishte e gatshme të dëgjonte. Shërbëtori i ri tha për Nabalin: «Është kaq i pavlerë, sa është e kotë t’i flasësh.»c (1 Samuelit 25:17) Mjerisht, rëndësia që i jepte vetes bëri që Nabali të mos denjonte të dëgjonte. Një arrogancë të tillë e kemi shpesh para syve edhe sot. Por i riu e dinte se Abigaila ishte ndryshe e, pa dyshim, prandaj ia parashtroi asaj problemin.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo