BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • U ngushëllua nga Perëndia i tij
    Kulla e Rojës—2011 | 1 Korrik
    • Zor se e kishte marrë veten, kur vendin e përpiu një zjarr i madh që e detyroi të sprapsej në shpellë për t’u mbrojtur nga nxehtësia përvëluese.​—1 Mbretërve 19:11, 12.

      Në secilin rast, tregimi na kujton se Jehovai nuk gjendej në asnjërën prej këtyre shfaqjeve spektakolare të fuqisë së natyrës. Elija e dinte se Jehovai nuk ishte ndonjë perëndi mitik i natyrës, siç ishte Baali, të cilin adhuruesit e çoroditur e nderonin si «kalorësi i reve» ose ai që sjell shirat. Jehovai është Burimi i vërtetë i gjithë fuqisë së mahnitshme që gjendet në natyrë, por është edhe tejet më i madh se gjithçka që ka bërë. Madje as qiejt fizikë nuk e mbajnë dot. (1 Mbretërve 8:27) Por si e ndihmoi e gjithë kjo Elijan? Kujto frikën që kishte. Me një Perëndi si Jehovain në krahun e tij, me gjithë atë fuqi të mahnitshme që Ai ka në dispozicion, Elija nuk kishte pse të frikësohej nga Akabi dhe Jezebela.​—Psalmi 118:6.

      Pasi zjarri u zhduk, u bë qetësi dhe Elija dëgjoi ‘një zë të qetë e të ulët’. Ai e ftoi Elijan të shprehej sërish dhe Elija bëri ashtu, duke i zbrazur shqetësimet për të dytën herë.b

  • U ngushëllua nga Perëndia i tij
    Kulla e Rojës—2011 | 1 Korrik
    • b Burimi i këtij ‘zëri të qetë e të ulët’ mund të ketë qenë i njëjti engjëll që u përdor për të përcjellë ‘fjalën e Jehovait’ siç përmendet te 1 Mbretërve 19:9. Vargu 15 i referohet këtij engjëlli thjesht me emrin ‘Jehova’. Kjo mund të na kujtojë përfaqësuesin engjëllor të cilin Jehovai e përdori si udhërrëfyes të Izraelit në shkretëtirë dhe për të cilin Perëndia tha: «Emri im është në të.» (Dalja 23:21) Patjetër që nuk mund të jemi të prerë për këtë pikë, por ia vlen të vërejmë se gjatë ekzistencës paranjerëzore, Jezui shërbeu si «Fjala», Zëdhënësi i veçantë për shërbëtorët e Jehovait.​—Gjoni 1:1

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo