BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Për këtë do të shpërbleheni»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Gusht
    • Ndërsa mendojmë se si ishte Asa, nuk ka pse të habitemi që ai u lut kur u gjend përballë ushtrisë më të madhe që përmendet në Shkrime. Asa e dinte se Perëndia i shpërblente veprat e besimit. Në lutjen e tij, mbreti i kërkoi me ngulm Jehovait ndihmë. Asa e kuptoi se nëse e linte veten në duart e Perëndisë dhe kishte mbështetjen e tij, s’kishte rëndësi sa i madh në numër ose i fuqishëm ishte armiku. Në këtë konflikt përfshihej emri i Jehovait, ndaj Asa iu lut Perëndisë mbi këtë bazë. Mbreti u përgjërua: «Na ndihmo, o Jehova, Perëndia ynë, se te ti mbështetemi dhe në emrin tënd kemi dalë kundër kësaj turme! O Jehova, ti je Perëndia ynë! Mos lër që njeriu i vdekshëm të dalë më i fortë se ti!» (2 Kron. 14:11) Ishte sikur të thoshte: «Pushtimi i etiopasve është sulm kundër teje, o Jehova. Mos lër që emri yt të çnderohet duke lejuar që ca njerëz të dobët të mposhtin ata që mbajnë emrin tënd.»

  • «Për këtë do të shpërbleheni»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Gusht
    • Sot, populli i Jehovait përballet me shumë kundërshtarë të fuqishëm. Ne nuk do t’i luftojmë me armë në sheshin e betejës. Por mund të jemi të sigurt se Jehovai do t’i shpërblejë me fitore të gjithë besnikët që bëjnë luftën frymore në emër të tij. Betejat tona personale mund të përfshijnë përpjekjet për t’i rezistuar frymës mbizotëruese të shthurjes morale, për të luftuar dobësitë tona ose për të mbrojtur familjen nga ndikimet ndotëse. Megjithatë, para çfarëdolloj vështirësie, mund të gjejmë inkurajim në lutjen e Asës. Fitorja e tij ishte fitorja e Jehovait. Ajo tregoi se çfarë mund të presin të gjithë ata që mbështeten te Perëndia. Asnjë fuqi njerëzore s’mund t’i bëjë ballë Jehovait.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo