BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Për këtë do të shpërbleheni»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Gusht
    • E pra, jini guximtarë dhe të mos ju lëshojë zemra, sepse për këtë do të shpërbleheni.»​—2 Kron. 15:1, 2, 7.

  • «Për këtë do të shpërbleheni»
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Gusht
    • «Jini guximtarë»,—tha Azariahu. Shpesh duhet shumë guxim për të bërë atë që është e drejtë, por e dimë se me ndihmën e Jehovait mund t’ia dalim.

      Gjyshja e Asës, Makaha, kishte bërë «një idhull të llahtarshëm për adhurimin e shtyllës së shenjtë», ndaj nga Asa pritej që ta hiqte atë nga pozita si «nëna mbretëreshë» dhe kjo s’ishte aspak e lehtë. Ai nuk i bëri bisht detyrës dhe dogji edhe idhullin e saj. (1 Mbret. 15:13) Asa u bekua për vendosmërinë dhe guximin e tij. Edhe ne duhet të mbështetemi në mënyrë të paepur te Jehovai dhe normat e tij të drejta, edhe nëse të afërmit tanë nuk janë besnikë ndaj tij. Nëse e bëjmë këtë, Jehovai do të na shpërblejë për besnikërinë tonë.

      Një pjesë e shpërblimit të Asës ishte që pa shumë izraelitë nga mbretëria apostate veriore të dyndeshin në Judë ngaqë kuptuan se Jehovai ishte me të. Ata e vlerësonin aq shumë adhurimin e pastër, sa zgjodhën të linin shtëpitë që të jetonin mes shërbëtorëve të Jehovait. Pas kësaj, Asa dhe gjithë Juda me gëzim bënë ‘një besëlidhje për të kërkuar Jehovain me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt’. Rezultati? Perëndia «i la ta gjenin. Dhe Jehovai vazhdoi t’u jepte prehje ngado». (2 Kron. 15:9-15)

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo