-
Jeni shenjtëruarKulla e Rojës—2013 | 15 Gusht
-
-
Si e tregoi Nehemia besnikërinë ndaj Jehovait? (Shih paragrafët 5, 6.)
5, 6. Cilët ishin Eliashibi e Tobia dhe cila mund të ketë qenë arsyeja që Eliashibi shoqërohej me Tobinë?
5 Lexo Neheminë 13:4-9. Bombardohemi vazhdimisht nga ndikime ndotëse, ndaj nuk e kemi të lehtë të mbetemi të shenjtë. Të marrim rastin e Eliashibit dhe të Tobisë. Eliashibi ishte kryeprift, kurse Tobia ishte amonit e ka të ngjarë një funksionar i vogël i administratës perse në Judë. Tobia dhe shokët e tij u ishin kundërvënë përpjekjeve të Nehemisë për të rindërtuar muret e Jerusalemit. (Neh. 2:10) Amonitëve u ndalohej të hynin në zonën e tempullit. (Ligj. 23:3) Atëherë, pse kryeprifti do t’i bënte vend në sallën e ngrënies së tempullit një njeriu si Tobia?
6 Tobia kishte shoqëri të ngushtë me Eliashibin. Ai dhe i biri, Jehohanani, ishin martuar me gra judeje dhe shumë judenj flitnin mirë për Tobinë. (Neh. 6:17-19) Një nga nipat e Eliashibit ishte martuar me bijën e Sanballatit, guvernatorit të Samarisë i cili ishte një nga miqtë më të ngushtë të Tobisë. (Neh. 13:28) Këto lidhje mund të shpjegojnë pse kryeprifti Eliashib lejoi që një jobesimtar e kundërshtar të ndikonte tek ai.
-
-
Jeni shenjtëruarKulla e Rojës—2013 | 15 Gusht
-
-
8. Çfarë s’duhet të harrojnë të gjithë shërbëtorët e kushtuar të Jehovait për shoqëritë?
8 Bëjmë mirë të mos harrojmë se «shoqëritë e këqija prishin zakonet e dobishme». (1 Kor. 15:33) Disa të afërm mund të mos ndikojnë për mirë në jetën tonë. Eliashibi i kishte lënë një shembull të mirë popullit, duke mbështetur plotësisht Neheminë në rindërtimin e mureve të Jerusalemit. (Neh. 3:1) Megjithatë, me kohë, ndikimi i dëmshëm i Tobisë dhe i të tjerëve duket se e shtynë Eliashibin të bënte gjëra që e ndotën në sytë e Jehovait.
-