BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Kush i vuri ligjet që drejtojnë universin?
    Kulla e Rojës—2011 | 1 Korrik
    • Për më tepër, koncepti se asgjë s’e mban tokën, ngre një pyetje tjetër: çfarë e mban atë dhe trupat e tjerë qiellorë në orbitat e tyre? Vini re fjalët mahnitëse që Perëndia i drejtoi dikur Jobit: «A i lidh dot ti hallkat e yjësisë Kimah dhe a i zgjidh dot litarët e yjësisë Kesil?» (Jobi 38:31) Jobi i shihte ata grumbuj yjesh të njohur që shfaqeshin dhe zhdukeshin çdo natë gjatë gjithë jetës së tij të gjatë.c Por, pse dukeshin të njëjtë, vit pas viti, de­ka­dë pas dekade? Cilat hallka i mbanin ato yje dhe gjithë trupat e tjerë qiellorë në pozicionet e tyre? Sigurisht, Jobi mbetej gojëhapur kur mendonte për këtë.

      Nëse yjet do të ishin të ngjitur pas sferave qiellore, nuk do të ekzistonte nevoja për hallka të tilla. Vetëm 2.000 më vonë, shkencëtarët mësuan më tepër për «hallkat» ose «litarët» e padukshëm që i mbajnë trupat qiellorë të bashkuar në vallëzimin e tyre të gjatë e të ngadaltë, përmes territ hapësinor. Isak Njutoni dhe më vonë Albert Ajnshtajni u bënë të famshëm për zbulimet e tyre në këtë fushë. Sigurisht, Jobi nuk dinte gjë për forcat që Perëndia përdor që t’i grupojë bashkë trupat qiellorë. Prapëseprapë, fjalët e frymëzuara në librin e Jobit i kanë rezistuar kohës shumë më mirë se konceptet e Aristotelit të ditur. Kush tjetër përveç Ligjvënësit do të kishte një kuptueshmëri të tillë?

  • Kush i vuri ligjet që drejtojnë universin?
    Kulla e Rojës—2011 | 1 Korrik
    • c ‘Yjësia Kimah’ mund të ishte grupi yjor i Plejadave. ‘Yjësia Kesil’ ndoshta ishte yjësia e Orionit. Duhen dhjetëra mijëra vjet që këta grumbuj yjesh të pësojnë ndonjë ndryshim domethënës.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo