-
Kush është personi më i rëndësishëm në jetën tënde?Kulla e Rojës—2011 | 15 Maj
-
-
a Disa studiues biblikë mendojnë se shprehja «lëkurë për lëkurë» mund të nënkuptojë se, nga egoizmi, Jobi do të ishte i gatshëm t’i linte fëmijët dhe kafshët të humbnin lëkurën ose jetën e tyre, vetëm e vetëm që të shpëtonte lëkurën ose jetën e vet. Të tjerë mendojnë se kjo shprehje thekson që një njeri do të ishte i gatshëm të humbte një pjesë të lëkurës, që të shpëtonte jetën e vet. Për shembull, dikush mund të mbajë ngritur krahun që të shmangë një goditje në kokë, duke humbur kështu një pjesë të lëkurës për të shpëtuar lëkurën ose jetën. Çfarëdo kuptimi të kishte kjo idiomë, patjetër nënkuptonte se Jobi do të jepte me gatishmëri gjithçka, vetëm e vetëm që të shpëtonte jetën e vet.
-