BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/5 f. 32
  • ‘Në Perëndinë do të gjej strehë’

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • ‘Në Perëndinë do të gjej strehë’
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/5 f. 32

‘Në Perëndinë do të gjej strehë’

NË KËTO «kohë të vështira», tundimet dhe presionet janë gjithnjë në rritje. Ndershmëria jonë, për shembull, mund të vihet në provë në vendin e punës. Dëlirësia jonë mund të sprovohet mes shokëve të shkollës. Integriteti ynë vihet shpesh në provë nga një botë e korruptuar moralisht.​—2. Timoteut 3:1-5.

Edhe shkrimtari biblik, Asafi, jetonte në një kohë, kur ligësia lulëzonte. Madje, disa prej bashkëkohësve të tij mburreshin për sjelljen e tyre të paperëndishme. «Kryelartësia i rrethon si një gjerdan,​—shkroi Asafi,​—dhe dhuna i mbështjell si një rrobe. Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.» (Psalmi 73:6, 8) A nuk tingëllon i njohur ky qëndrim?

Për ata që dëshirojnë të bëjnë çfarë është e drejtë, një sjellje e tillë është shumë mjeruese, madje shkurajuese. «Jam goditur tërë ditën,​—u ankua Asafi.​—Ajo m’u duk shumë e vështirë.» (Psalmi 73:14, 16) Ti mund të ndihesh po njësoj, por mos u dëshpëro! Asafi pati mundësi ta përballonte ligësinë e ditëve të tij dhe ti mund të bësh po ashtu. Në ç’mënyrë?

Asafi arriti të kuptonte se drejtësia e vërtetë është pothuajse e pamundur të gjendet nën sundimin e papërsosur të njeriut. (Psalmi 146:3, 4; Proverbat 17:23) Kështu, në vend se të harxhonte kot kohën, energjinë dhe burimet e tij të çmuara, në përpjekje për t’i dhënë fund gjithë ligësisë që e rrethonte, ai u përqendrua në marrëdhënien e tij me Perëndinë. Asafi deklaroi: «Por sa për mua, e mira është t’i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin [Jehovain, BR], strehën time.»​—Psalmi 73:28.

Sot, ata që merren me praktika të korruptuara biznesi, shpesh gëzojnë të mira materiale. Disa mund të mburren madje me shpërfilljen që u bëjnë normave morale të Perëndisë. Por ata s’do të mbizotërojnë pafundësisht. «Me siguri, ti i vë në vende të rrëshqitshme,​—vërejti Asafi,​—dhe kështu i bën të bien në shkatërrim.»​—Psalmi 73:18.

Po, në kohën e caktuar nga Perëndia, mashtrimi, dhuna dhe korrupsioni, si dhe të gjitha praktikat e tjera të paperëndishme që të krishterët e vërtetë duhet të shmangin, do të marrin fund. Bibla premton: «Njerëzit e këqij do të shfarosen, por ata që shpresojnë tek Zoti do të bëhen zotër të tokës.» (Psalmi 37:9) Ndërkohë, ne mund t’u bëjmë jehonë fjalëve të psalmistit, i cili tha: «Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë.»​—Psalmi 18:2.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo