BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jehovai na tregon si t’i numërojmë ditët tona
    Kulla e Rojës—2001 | 15 Nëntor
    • Para se të lindnin malet ose para se ti të sillje në jetë si me dhembje lindjeje tokën dhe vendin prodhimtar, që nga koha e pacaktuar e deri në kohë të pacaktuar ti je Perëndi [ose, Hyjnori].»—Psalmi 90:1, 2, shënimi, BR.

  • Jehovai na tregon si t’i numërojmë ditët tona
    Kulla e Rojës—2001 | 15 Nëntor
    • 7. Në cilin kuptim malet ‘lindën’ dhe toka u soll në jetë si me «dhembje lindjeje»?

      7 Jehovai ekzistonte para se të «lindnin» malet ose para se toka të sillej në jetë si me «dhembje lindjeje». E parë nga një këndvështrim njerëzor, krijimi i kësaj toke me të gjitha veçoritë, përbërjen kimike dhe mekanizmat e saj të ndërlikuara kërkonte shumë përpjekje. Dhe, duke thënë që malet ‘lindën’ dhe që toka u soll në jetë si me «dhembje lindjeje» psalmisti po tregon nderim të madh për sasinë e punës që u përfshi kur Jehovai krijoi këto gjëra. A nuk duhet të kemi edhe ne nderim dhe çmueshmëri të ngjashme për veprën e duarve të Krijuesit?

      Jehovai na gjendet gjithnjë pranë

      8. Çfarë nënkupton pohimi se Jehovai është Perëndi «nga koha e pacaktuar e deri në kohë të pacaktuar»?

      8 «Që nga koha e pacaktuar e deri në kohë të pacaktuar ti je Perëndi»,—këndoi psalmisti. «Koha e pacaktuar» mund të bëjë fjalë për gjëra që e kanë një fund, por zgjatja e të cilave nuk është specifikuar. (Eksodi [Dalja] 31:16, 17, BR; Hebrenjve 9:15) Gjithsesi, në Psalmin 90:2, si edhe në vende të tjera në Shkrimet Hebraike, ‘kohë e pacaktuar’ do të thotë ‘e përjetshme’. (Predikuesi [Eklisiastiu] 1:4, BR) Mendja jonë nuk mund ta kuptojë se si është e mundur që Perëndia ka ekzistuar gjithnjë. Por Jehovai nuk ka pasur fillim e nuk do të ketë fund. (Habakuku 1:12) Ai do të jetojë gjithnjë dhe do të jetë gjithnjë gati për të na ndihmuar.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo