-
Jehovai është strehimi ynëKulla e Rojës—2001 | 15 Nëntor
-
-
as nga murtaja që ecën në terr, as nga shkatërrimi që plaçkit në mesditë.» (Psalmi 91:5, 6, BR)
-
-
Jehovai është strehimi ynëKulla e Rojës—2001 | 15 Nëntor
-
-
Për më tepër, nuk kemi frikë nga «murtaja që ecën në terr». Kjo është një murtajë e figurshme, e prodhuar në terrin e kësaj bote të sëmurë nga ana morale e fetare, e cila dergjet nën pushtetin e Satanait. (1 Gjonit 5:19) Ajo sjell një gjendje vdekjeprurëse të mendjes dhe të zemrës, duke i lënë njerëzit në errësirë lidhur me Jehovain, qëllimet e tij dhe masat e dashura që ka marrë. (1 Timoteut 6:4) Në mes të kësaj errësire, ne nuk kemi frikë, sepse gëzojmë dritë frymore me bollëk.—Psalmi 43:3.
11. Çfarë u ndodh atyre që pësojnë ‘plaçkitje në mesditë’?
11 As «shkatërrimi që plaçkit në mesditë» nuk na frikëson. ‘Mesdita’ mund të tregojë të ashtuquajturin ndriçim të botës. Ata që bëhen pre e pikëpamjeve materialiste të botës pësojnë shkatërrim frymor. (1 Timoteut 6:20, 21) Ndërsa e shpallim me guxim mesazhin e Mbretërisë, nuk kemi frikë nga asnjë prej armiqve tanë, sepse Jehovai është Mbrojtësi ynë.—Psalmi 64:1; Fjalët e urta 3:25, 26.
-