BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/1 f. 15-20
  • Të ngremë duart besnike në lutje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të ngremë duart besnike në lutje
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Të mendojmë paraprakisht për lutjet
  • T’i afrohemi Perëndisë me përnderim
  • Të lutemi me një frymë të përulur
  • Të lutemi nga zemra
  • Të kujtojmë mirënjohjen dhe lëvdimin
  • Kurrë të mos na vijë turp për t’u lutur
  • Të gjejmë ngushëllim nga lutjet
  • Besnikët këmbëngulin në lutje
  • Çfarë tregojnë për ty lutjet e tua?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Pse duhet të lutemi pa pushim?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Si mund t’i afrohesh Perëndisë
    Njohuria që të çon në jetën e përhershme
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/1 f. 15-20

Të ngremë duart besnike në lutje

«Dëshiroj që në çdo vend burrat të vazhdojnë në lutje, duke ngritur duart besnike, larg nga zemërimi dhe nga debatet.»—1. TIMOTEUT 2:8, BR.

1, 2. (a) Si zbatohet 1. Timoteut 2:8, për lutjen në lidhje me popullin e Jehovait? (b) Çfarë do të marrim në shqyrtim tani?

JEHOVAI pret që populli i tij të jetë besnik ndaj tij dhe ndaj njëri-tjetrit. Apostulli Pavël e lidhi besnikërinë me lutjen kur shkroi: «Dëshiroj që në çdo vend burrat të vazhdojnë në lutje, duke ngritur duart besnike, larg nga zemërimi dhe nga debatet.» (1. Timoteut 2:8, BR) Me sa duket, Pavli po u referohej lutjeve publike «në çdo vend» ku të krishterët mblidheshin bashkë. Cilët duhej ta përfaqësonin popullin e Perëndisë në lutje në mbledhjet e kongregacionit? Vetëm burra të shenjtë, të drejtë e të respektueshëm, të cilët kryenin me kujdes të gjitha detyrimet biblike ndaj Perëndisë. (Eklisiastiu [Predikuesi] 12:13, 14) Ata duhej të ishin të pastër frymësisht e moralisht dhe të kushtuar pa rezerva ndaj Perëndisë Jehova.

2 Veçanërisht pleqtë e kongregacionit duhet të ‘ngrenë duart besnike në lutje’. Lutjet e tyre nga zemra nëpërmjet Jezu Krishtit shfaqin besnikëri ndaj Perëndisë dhe i ndihmojnë ata për të shmangur debatet dhe shpërthimet e zemërimit. Faktikisht, çdo burrë që ka privilegjin për ta përfaqësuar kongregacionin e krishterë në lutje publike duhet të jetë i lirë nga zemërimi, keqdashja dhe pabesnikëria ndaj Jehovait dhe ndaj organizatës së tij. (Jakovit 1:19, 20) Çfarë udhëheqjeje tjetër biblike ka për ata që kanë privilegjin të përfaqësojnë të tjerët në lutje publike? Cilat janë disa parime biblike që duhet t’i zbatojmë në lutjet tona personale dhe me familjen?

Të mendojmë paraprakisht për lutjet

3, 4. (a) Pse është e dobishme të mendojmë paraprakisht për lutjet publike? (b) Çfarë tregojnë Shkrimet në lidhje me gjatësinë e lutjeve?

3 Nëse na është kërkuar të lutemi publikisht, ndoshta kemi mundësi që të paktën të mendojmë paraprakisht për lutjen. Kjo do të bëjë të mundur që të përmendim çështjet e përshtatshme të rëndësishme pa thënë një lutje të gjatë e të hallakatur. Sigurisht, edhe lutjet tona personale mund të bëhen me zë. Ato mund të kenë çfarëdolloj gjatësie. Jezui kaloi një natë të tërë duke u lutur, para se të zgjidhte 12 apostujt e tij. Por, kur themeloi Përkujtimin e vdekjes së tij, lutjet që bëri për bukën dhe për verën duket se ishin disi të shkurtra. (Marku 14:22-24; Luka 6:12-16) Dhe ne e dimë se edhe lutjet e shkurtra të Jezuit ishin plotësisht të pranueshme nga Perëndia.

4 Të supozojmë se kemi privilegjin të përfaqësojmë një familje në lutje para se të hamë. Kjo lutje do të jetë disi e shkurtër, por çfarëdo gjëje që të thuhet duhet të përfshijë një shprehje mirënjohjeje për ushqimin. Nëse po lutemi publikisht në fillim ose në fund të një mbledhjeje të krishterë, nuk ka nevojë të bëjmë një lutje të gjatë që kap shumë pika. Jezui i kritikoi skribët që ‘bënin lutje të gjata për një pretekst’. (Luka 20:46, 47, BR) Një person i perëndishëm nuk do të dojë kurrë të bëjë këtë gjë. Gjithsesi, ndonjëherë mund të jetë e përshtatshme një lutje publike pak më e gjatë. Për shembull, një plak që zgjidhet për të thënë lutjen përmbyllëse në një asamble duhet të mendojë paraprakisht për të dhe mund të dëshirojë të përmendë disa pika. Megjithatë, edhe kjo lutje nuk duhet të jetë jashtë mase e gjatë.

T’i afrohemi Perëndisë me përnderim

5. (a) Çfarë duhet të mbajmë në mend kur lutemi publikisht? (b) Pse duhet të lutemi me respekt dhe dinjitet?

5 Kur lutemi publikisht duhet të mbajmë mend se nuk po u drejtohemi njerëzve. Përkundrazi, jemi krijesa mëkatare që po i lutemi Zotërisë Sovran, Jehovait. (Psalmi 8:3-5, 9; 73:28) Prandaj duhet të shfaqim një druajtje përnderuese se mos i shkaktojmë pakënaqësi atij me atë që themi dhe me mënyrën se si e shprehim. (Proverbat [Fjalët e urta] 1:7) Psalmisti David këndoi: «Sa për mua, në bollëkun e dashamirësisë sate të dashur do të vij në shtëpinë tënde, do të përkulem drejt tempullit tënd të shenjtë në druajtje ndaj teje.» (Psalmi 5:7, BR) Nëse kemi këtë qëndrim, si do të shprehemi kur të na kërkohet të lutemi publikisht në një mbledhje të Dëshmitarëve të Jehovait? E pra, po të ishim duke folur me një mbret njerëzor, do ta bënim këtë me respekt dhe me dinjitet. A nuk duhet të kenë akoma më shumë dinjitet dhe respekt lutjet tona, meqë po i lutemi Jehovait, «Mbretit të përjetësisë»? (Zbulesa 15:3, BR) Prandaj, kur të lutemi do të shmangim shprehje, të tilla si: «Mirëmëngjes Jehova», «Me shumë mall» ose «Ia kalofsh mirë». Shkrimet tregojnë se Biri i vetëmlindur i Perëndisë, Jezu Krishti, nuk iu drejtua kurrë Atit të tij qiellor në këtë mënyrë.

6. Çfarë duhet të mbajmë në mend kur i ‘afrohemi fronit të dashamirësisë së pamerituar’?

6 Pavli tha: «Le të afrohemi me liri fjale para fronit të dashamirësisë së pamerituar.» (Hebrenjve 4:16, BR) Ne mund t’i afrohemi Jehovait me «liri fjale» pavarësisht nga gjendja jonë mëkatare, për shkak të besimit tonë në flijimin shpërblyes të Jezu Krishtit. (Veprat 10:42, 43; 20:20, 21) Por, kjo «liri fjale» nuk nënkupton që ne po bëjmë muhabet me Perëndinë dhe as nuk duhet t’i themi atij gjëra pa respekt. Nëse duam që lutjet tona t’i pëlqejnë Jehovait, ato duhet të ofrohen me respektin dhe dinjitetin e duhur dhe do të ishte e papërshtatshme që t’i përdornim për të bërë njoftime, për të këshilluar individë të veçantë ose për t’i bërë moral një auditori.

Të lutemi me një frymë të përulur

7. Si shfaqi përulësi Solomoni kur u lut në dedikimin e tempullit të Jehovait?

7 Sido që të jemi duke u lutur, publikisht ose personalisht, një parim i rëndësishëm biblik për t’u mbajtur mend është se në lutje duhet të shfaqim një qëndrim të përulur. (2. Kronikave 7:13, 14) Mbreti Solomon shfaqi përulësi në lutjen publike që bëri në dedikimin e tempullit të Jehovait në Jerusalem. Solomoni sapo kishte përfunduar një nga ndërtesat më madhështore të ndërtuara ndonjëherë mbi tokë. Megjithatë, me përulësi ai u lut: «A do të banojë vërtet Perëndia mbi tokë? Ja! Vetë qiejt, po, qielli i qiejve, nuk mund të të mbajnë; sa më pak, atëherë, kjo shtëpi që unë kam ndërtuar!»—1. Mbretërve 8:27, BR.

8. Cilat janë disa mënyra ku mund të tregohet përulësia në lutjet publike?

8 Ashtu si Solomoni, ne duhet të jemi të përulur kur përfaqësojmë të tjerët në lutjet publike. Edhe pse nuk duhet të shtiremi si tepër shenjtë, përulësia mund të tregohet nga toni i zërit tonë. Lutjet e përulura nuk janë pompoze ose melodramatike. Ato nuk e tërheqin vëmendjen drejt personit që lutet, por drejt Atij, të cilit po i drejtohet lutja. (Mateu 6:5) Përulësia tregohet edhe nga ajo që themi në lutje. Nëse lutemi me përulësi, nuk do të dukemi sikur po pretendojmë që Perëndia të bëjë disa gjëra sipas mënyrës sonë. Në vend të kësaj, ne do t’i lutemi Jehovait që të veprojë në një mënyrë, e cila është në harmoni me vullnetin e tij të shenjtë. Psalmisti e ilustroi qëndrimin e duhur kur u lut: «Ah, tani, Jehova, shpëto, të lutem! Ah, tani, Jehova lejo suksesin, të lutem!»—Psalmi 118:25, BR; Luka 18:9-14.

Të lutemi nga zemra

9. Cila këshillë e shkëlqyer e dhënë nga Jezui gjendet në Mateun 6:7 dhe si mund të zbatohet ajo?

9 Nëse duam që lutjet tona publike ose personale t’i pëlqejnë Jehovait, ato duhet të dalin nga zemra. Kështu, ne nuk do të përsëritim thjesht një formulë lutjeje në mënyrë të vazhdueshme, pa menduar për atë që po themi. Në Predikimin e tij në Mal, Jezui këshilloi: «Kur luteni, mos thoni në mënyrë të përsëritur të njëjtat gjëra, ashtu siç bëjnë njerëzit e kombeve, pasi ata [gabimisht] imagjinojnë se do të dëgjohen nga përdorimi i fjalëve të shumta.» Me fjalë të tjera, Jezui tha: «Mos llomotitni fjalë, mos shprehni përsëritje boshe.»—Mateu 6:7; shënimi, BR.

10. Pse do të ishte e përshtatshme të lutemi për të njëjtën çështje më shumë se një herë?

10 Sigurisht, ne mund të kemi nevojë të lutemi për të njëjtën çështje në mënyrë të përsëritur. Kjo nuk do të ishte e gabuar, sepse Jezui nxiti: «Vazhdoni të kërkoni dhe do t’ju jepet, vazhdoni të kërkoni dhe do të gjeni, vazhdoni të trokitni dhe do t’ju hapet.» (Mateu 7:7, BR) Ndoshta ka nevojë për një Sallë të re Mbretërie, sepse Jehovai po e përparon veprën lokale të predikimit. (Isaia 60:22) Do të ishte e përshtatshme të vazhdohej të përmendej kjo nevojë kur bëhen lutje personale ose kur ofrohen lutje publike në mbledhjet e popullit të Jehovait. Bërja e kësaj nuk do të nënkuptonte se po ‘shprehim përsëritje boshe’.

Të kujtojmë mirënjohjen dhe lëvdimin

11. Si zbatohet Filipianëve 4:6, 7 për lutjet personale dhe publike?

11 Shumë njerëz luten vetëm për të kërkuar diçka, por dashuria jonë për Perëndinë Jehova duhet të na nxitë që t’i japim atij falënderime dhe lëvdim si në lutjet personale, ashtu edhe në ato publike. «Mos jini në ankth për asgjë,—shkroi Pavli,—por në çdo gjë, kërkesat tuaja t’i bëhen të njohura Perëndisë me lutje dhe përgjërim, bashkë me falënderime dhe paqja e Perëndisë që ia tejkalon çdo mendimi do të ruajë zemrat dhe aftësitë tuaja mendore nëpërmjet Krishtit Jezu.» (Filipianëve 4:6, 7, BR) Po, përveç përgjërimeve dhe lutjeve, ne duhet t’i shprehim falënderime Jehovait për bekimet frymore dhe materiale. (Proverbat 10:22) Psalmisti këndoi: «Ofro dhënie falënderimesh si flijim tëndin te Perëndia dhe paguaji Më të Lartit betimet e tua.» (Psalmi 50:14, BR) Dhe një lutje e Davidit e shoqëruar me melodi, përmbante këto fjalë prekëse: «Do ta lëvdoj emrin e Perëndisë me këngë dhe do ta madhështoj atë me dhënie falënderimesh.» (Psalmi 69:30, BR) A nuk do të bëjmë të njëjtën gjë edhe ne në lutjet publike dhe personale?

12. Si po plotësohet sot Psalmi 100:4, 5 e prandaj, për çfarë mund ta falënderojmë dhe ta lëvdojmë Perëndinë?

12 Në lidhje me Perëndinë, psalmisti këndoi: «Ejani në portat e tij me dhënie falënderimesh, në oborret e tij me lëvdime. Jepini atij falënderime, bekoni emrin e tij. Sepse Jehovai është i mirë, dashamirësia e tij e dashur është deri në kohë të pacaktuar dhe besueshmëria e tij, brez pas brezi.» (Psalmi 100:4, 5, BR) Sot, njerëz të të gjitha kombeve po hyjnë në oborret e shenjtërores së Jehovait dhe ne mund t’i japim atij lavdi e falënderime për këtë gjë. A i shpreh mirënjohje Perëndisë për Sallën lokale të Mbretërisë dhe a e shfaq vlerësimin tënd, duke u mbledhur atje rregullisht me ata që e duan Perëndinë? Kur je atje, a e ngre me gjithë zemër zërin tënd në këngë lëvdimi dhe falënderimi drejtuar Atit tonë të dashur qiellor?

Kurrë të mos na vijë turp për t’u lutur

13. Cili shembull biblik tregon se duhet t’i përgjërohemi Jehovait edhe nëse ndihemi të padenjë për shkak të fajit?

13 Edhe nëse ndihemi të padenjë për shkak të fajit, ne duhet të kthehemi drejt Perëndisë me përgjërime të zellshme. Kur hebrenjtë mëkatuan duke marrë gra të huaja, Ezdra u gjunjëzua, i shtriu pëllëmbët e tij besnike drejt Jehovait dhe me përulësi u lut: «O Perëndia im, më vjen turp dhe ndihem në siklet ta ngre fytyrën time drejt teje, o Perëndia im, sepse vetë gabimet tona janë shumëfishuar mbi kokat tona dhe fajësia jonë është bërë e madhe deri në qiej. Që nga ditët e etërve tanë ne kemi qenë në një fajësi të madhe e deri në këtë ditë . . . Dhe pasi e gjithë kjo ka ardhur mbi ne për veprimet tona të këqija dhe për fajësinë tonë të madhe, sepse ti vetë, o Perëndia ynë, e ke vlerësuar gabimin tonë më të vogël sesa është dhe na ke dhënë persona që kanë shpëtuar të tillë si këta, a do t’i thyejmë përsëri urdhërimet e tua dhe të formojmë aleanca martesore me popujt e këtyre gjërave të neveritshme? A nuk do të ndizesh nga zemërimi me ne deri në ekstrem, me qëllim që të mos ketë asnjë që të mbetet dhe asnjë që të ikë? O Jehova, Perëndia i Izraelit, ti je i drejtë, sepse ne jemi lënë si popull i shpëtuar, si këtë ditë. Ja tek jemi përpara teje në fajësinë tonë, sepse për shkak të saj është e pamundur të qëndrojmë përpara teje.»—Ezdra 9:1-15, BR; Ligji i përtërirë 7:3, 4.

14. Siç u demonstrua në ditët e Ezdrës, çfarë kërkohet me qëllim që të merret falja e Perëndisë?

14 Që të marrim faljen nga Perëndia, rrëfimi tek ai duhet të shoqërohet me keqardhje dhe me «frytet që i përshtaten pendimit». (Luka 3:8, BR; Jobi 42:1-6; Isaia 66:2) Në ditët e Ezdrës, qëndrimi i penduar u shoqërua me përpjekjen për të korrigjuar gabimin, duke përzënë gratë e huaja. (Ezdra 10:44; krahaso 2. Korintasve 7:8-13.) Nëse po kërkojmë faljen e Perëndisë për një keqbërje serioze, le të rrëfejmë me një lutje të përulur dhe të prodhojmë frytet që i përshtaten pendimit! Një frymë e penduar dhe një dëshirë për të korrigjuar gabimin duhet të na nxitë edhe për të kërkuar ndihmën frymore të pleqve të krishterë.—Jakovit 5:13-15.

Të gjejmë ngushëllim nga lutjet

15. Si e tregon përvoja e Hanës se mund të gjejmë ngushëllim në lutje?

15 Kur zemra jonë është e trishtuar për ndonjë arsye, mund të gjejmë ngushëllim në lutje. (Psalmi 51:17; Proverbat 15:13) Hana besnike gjeti ngushëllim. Ajo jetoi në një kohë kur familjet e mëdha ishin të zakonshme në Izrael, por ajo nuk kishte lindur asnjë fëmijë. Burri i saj, Elkanai, kishte bij dhe bija nga gruaja tjetër e tij, Penina, e cila e tallte Hanën për faktin se ishte shterpë. Hana u lut me zell dhe premtoi se po të bekohej me një bir, ‘ajo do t’ia jepte atë Jehovait të gjitha ditët e jetës së tij’. E ngushëlluar nga lutja që bëri dhe nga fjalët e kryepriftit Eli, «fytyra e saj nuk u bë më e shqetësuar». Ajo lindi një djalë, të cilin e quajti Samuel. Më vonë, ajo e dorëzoi atë për shërbim në shenjtëroren e Jehovait. (1. Samuelit 1:9-28) Mirënjohëse për dashamirësinë e Perëndisë ndaj saj, ajo ofroi një lutje me dhënie falënderimesh, një lutje që e lëvdonte Jehovain si ai që nuk ka të barabartë. (1. Samuelit 2:1-10) Ashtu si Hana, ne mund të gjejmë ngushëllim nga lutjet, të sigurt se Perëndia i përgjigjet të gjitha kërkesave që janë në harmoni me vullnetin e tij. Kur ia hapim zemrën atij, le të ‘mos jemi më të shqetësuar’, sepse ai do ta heqë barrën tonë ose do të na aftësojë për ta mbajtur atë!—Psalmi 55:22.

16. Siç u ilustrua në rastin e Jakobit, pse duhet të lutemi kur kemi frikë ose ankth?

16 Nëse një situatë na shkakton frikë, trishtim në zemër ose ankth, le të mos harrojmë të kthehemi drejt Perëndisë për ngushëllim në lutje! (Psalmi 55:1-4) Jakobi kishte frikë kur duhej të takonte vëllanë e tij të larguar, Esaun. Megjithatë, Jakobi u lut: «O Perëndia i atit tim Abrahamit dhe Perëndia i atit tim Isakut, o Jehova, ti që po më thua, ‘Kthehu në vendin tënd e te të afërmit e tu dhe unë do të veproj mirë me ty’, unë jam i padenjë për të gjitha dashamirësitë e dashura dhe për të gjithë besueshmërinë që ti ke ushtruar ndaj shërbëtorit tënd, sepse veçse me shkopin tim e kapërceva këtë Jordan dhe tani jam bërë dy kampe. Më çliro, të lutem, nga dora e vëllait tim, nga dora e Esaut, sepse kam frikë prej tij se ai mund të vijë dhe me siguri mund të më sulmojë, nënat bashkë me fëmijët. Dhe ti, ti ke thënë: ‘Pa dyshim do të veproj mirë me ty dhe do ta vendos farën tënde si kokrrizat e rërës së detit, të cilat nuk mund të numërohen ngaqë janë shumë.’» (Zanafilla 32:9-12, BR) Esau nuk i sulmoi Jakobin dhe ata që e shoqëronin. Kështu, Jehovai ‘veproi mirë’ me Jakobin në atë rast.

17. Në përputhje me Psalmin 119:52, si mund të na sjellë ngushëllim lutja kur jemi nën sprova të rënda?

17 Gjatë përgjërimeve tona, ne mund të ngushëllohemi duke kujtuar gjëra që janë thënë në Fjalën e Perëndisë. Në psalmin më të gjatë, një lutje e bukur që shoqërohet me muzikë, mund të ketë qenë princi Hezekia ai që këndoi: «I kam kujtuar vendimet e tua gjyqësore që nga koha e pacaktuar, o Jehova dhe gjej ngushëllim për veten.» (Psalmi 119:52, BR) Në lutjet e përulura që bëjmë kur jemi nën sprova të rënda, mund të na kujtohet ndonjë parim ose ligj biblik që mund të na ndihmojë të ndjekim një drejtim, i cili do të sjellë si rezultat sigurinë ngushëlluese se po i pëlqejmë Atit tonë qiellor.

Besnikët këmbëngulin në lutje

18. Pse mund të thuhet që ‘çdo besnik do t’i lutet Perëndisë’?

18 Të gjithë ata që janë besnikë ndaj Perëndisë Jehova do të «këmbëngulin në lutje». (Romakëve 12:12, BR) Në Psalmin 32, i cili ka të ngjarë të jetë kompozuar pasi Davidi mëkatoi me Betshebën, ai përshkroi angështinë e tij ngaqë dështoi të kërkonte falje, si edhe lehtësimin që i sollën pendimi dhe rrëfimi te Perëndia. Më pas Davidi këndoi: «Për këtë arsye [për shkak se falja e Jehovait është në dispozicion të personave vërtet të penduar] çdo besnik do të të lutet në një kohë të tillë kur vetëm mund të gjendesh.»—Psalmi 32:6, BR.

19. Pse duhet t’i ngremë duart besnike në lutje?

19 Nëse e çmojmë marrëdhënien tonë me Perëndinë Jehova, do të lutemi për mëshirën e tij mbi bazën e flijimit shpërblyes të Jezuit. Me besim, ne mund t’i afrohemi fronit të dashamirësisë së pamerituar me liri fjale për të marrë mëshirë dhe ndihmë në kohën e duhur. (Hebrenjve 4:16) Por ka kaq shumë arsye të tjera për t’u lutur! Atëherë le të «lutemi pa pushim», shpesh me fjalë lëvdimi dhe mirënjohjeje nga zemra për Perëndinë! (1. Selanikasve [Thesalonikasve] 5:17, BR) Ditë e natë le t’i ngremë duart besnike në lutje!

Si do të përgjigjesh?

◻ Çfarë dobie ka të mendohet paraprakisht për lutjet publike?

◻ Pse duhet të lutemi me respekt dhe dinjitet?

◻ Çfarë fryme duhet të shfaqim kur lutemi?

◻ Kur lutemi, pse duhet të kujtojmë falënderimet dhe lëvdimin?

◻ Si e tregon Bibla se mund të gjejmë ngushëllim nga lutjet?

[Figura në faqen 17]

Mbreti Solomon shfaqi përulësi në lutjen publike që bëri në dedikimin e tempullit të Jehovait

[Figurat në faqen 18]

Ashtu si Hana, edhe ti mund të gjesh ngushëllim nga lutjet

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo