BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/8 f. 32
  • «Kush i lindi pikat e vesës?»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Kush i lindi pikat e vesës?»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/8 f. 32

«Kush i lindi pikat e vesës?»

NJË gazetar i shekullit të 19-të i përshkroi pikat e vesës si «xhevahir të lëngshëm të tokës, të formuar nga ajri». Krijuesi ynë e pyeti patriarkun e lashtë Job: «Kush i lindi pikat e vesës?» (Jobi 38:28, BR) Perëndia po i kujtonte Jobit prejardhjen hyjnore të vesës së çmuar.

Përveç bukurisë së saj rrëzëlluese si xhevahir, në Bibël vesa lidhet edhe me bekimin, pjellorinë, bollëkun dhe ruajtjen e jetës. (Zanafilla 27:28; Ligji i përtërirë 33:13, 28; Zaharia 8:12) Gjatë stinës së nxehtë dhe pa shira të Izraelit, «vesa e Hermonit» ruajti bimësinë e vendit, pra edhe popullin e atij vendi. Lartësitë e pyllëzuara dhe me borë të malit Hermon, natën prodhojnë ende avuj që kondensohen për të formuar vesën e bollshme. Psalmisti David e krahasoi freskinë e sjellë nga kjo vesë me kënaqësinë që përjetohet kur banon në unitet me bashkadhuruesit e Jehovait.—Psalmi 133:3.

Udhëzimet që i dha profeti Moisi Izraelit, ishin të buta dhe freskuese, si pika vese. Ai tha: «Thënia ime do të rrjedhë si vesa, si shirat e butë mbi bar dhe si rrebeshet e mëdhenj mbi bimësinë.» (Ligji i përtërirë 32:2, BR) Sot, Dëshmitarët e Jehovait po shpallin deri në skajet e tokës lajmin e mirë jetëdhënës mbi Mbretërinë e Perëndisë. (Mateu 24:14) Perëndia po bën ftesën: «‘Eja!’ Dhe kushdo që ka etje, le të vijë; kushdo që dëshiron, le ta marrë falas ujin e jetës.» (Zbulesa 22:17, BR) Miliona njerëz nga të gjitha kombet po e pranojnë këtë ofertë për freski frymore prej Perëndisë, freski që mund ta mbështetë jetën përgjithmonë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo