-
Të rinj, ju mund të keni një jetë të bukurKulla e Rojës (Për studim)—2018 | Dhjetor
-
-
Gjithashtu, Davidi zhvilloi urrejtje për atë që është e keqe në sytë e Perëndisë. Këtu përfshihet idhujtaria, një praktikë që e degradon njeriun dhe i grabit Jehovait lavdinë që i takon.—Isa. 2:8, 9; Zbul. 4:11.
17, 18. (a) Çfarë tha Davidi për pasojat e adhurimit të rremë? (b) Cila është arsyeja pse njerëzit sot ‘i shtojnë dhembjet’ e tyre?
17 Në kohët biblike, adhurimi i rremë përfshinte shpesh një imoralitet seksual të pështirë. (Hoz. 4:13, 14) Sigurisht, ky lloj adhurimi ishte tërheqës për mishin mëkatar. Ama, nuk sillte lumturi jetëgjatë. Krejt e kundërta! Siç tha Davidi, ‘dhembjet e atyre që rendnin pas një perëndie tjetër, shtoheshin’. Veç kësaj, ata u shkaktonin vuajtje të papërshkrueshme sa e sa fëmijëve. (Isa. 57:5) Jehovai e urrente një mizori të tillë! (Jer. 7:31) Sikur të jetoje në atë kohë, pa dyshim do të ishe shumë mirënjohës nëse prindërit e tu besonin te Jehovai e i bindeshin atij.
18 Edhe sot adhurimi i rremë shpesh toleron imoralitetin seksual, e madje edhe homoseksualizmin. Por në realitet, pasojat që vijnë kur shijon pa fre të ashtuquajturën liri morale, nuk kanë ndryshuar që nga kohët biblike. (1 Kor. 6:18, 19) Ndoshta edhe ti mund ta kesh vërejtur se njerëzit ‘i shtojnë dhembjet’ e tyre. Prandaj, ju të rinj, dëgjojeni Atin tuaj qiellor. Mos kini pikë dyshimi se bindja ndaj tij është për të mirën tuaj. Nguliteni në zemër se dëmet e sjelljes së keqe janë ku e ku më të rënda se çdo kënaqësi e përkohshme. (Gal. 6:8) Xhoshua, që u citua më sipër, tha: «Mund ta përdorim si të duam lirinë tonë, ama keqpërdorimi i saj nuk sjell kënaqësi.»
-