BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Një libër praktik për jetën moderne
    1997 Një libër për të gjithë njerëzit
    • Shëndeti fizik i një personi ndikohet shpesh nga gjendja e shëndetit të tij mendor dhe emocional. Për shembull, studimet shkencore kanë vërtetuar ndikimet dëmtuese të zemërimit. Në një libër të tyre, dr. Redford Uilliams, drejtor i kërkimeve në sjellje, në Qendrën Mjekësore të Universitetit Djuk dhe gruaja e tij, Virxhinia Uilliams, thonë: «Pjesa më e madhe e dëshmisë në dispozicion sugjeron se njerëzit që zemërohen kollaj janë në një rrezik më të madh për sëmundje kardiovaskulare (si dhe për sëmundje të tjera) për një sërë arsyesh, duke përfshirë zvogëlimin e mbështetjes shoqërore, rritjen e kundërveprimit biologjik kur janë të zemëruar dhe shtimin e dhënies pas sjelljeve të rrezikshme për shëndetin.»—Anger Kills.13

      Mijëra vjet përpara këtyre studimeve shkencore, me terma të thjeshtë, por të qartë, Bibla vendosi një lidhje mes gjendjes sonë emocionale dhe shëndetit tonë fizik: «Një zemër e qetë është jeta e organizmit mishor, por xhelozia është kalbësira e kockave.» (Fjalët e urta 14:30, BR; 17:22) Me mençuri, Bibla këshillonte: «Hiq dorë nga zemërimi dhe lëre përbuzjen [apo «tërbimin», BR].» Apo: «Mos u nxito në frymën tënde të zemërohesh.»—Psalmi 37:8; Predikuesi 7:9.

  • Një libër praktik për jetën moderne
    1997 Një libër për të gjithë njerëzit
    • «Mos ji i shpejtë për të treguar fyerje; sepse fyerja ushqehet nga të marrët.» (Predikuesi 7:9, The New English Bible) Shpesh, emocionet vijnë para veprimeve. Personi që shpejton të ofendohet është i marrë, sepse rruga e tij mund të çojë në fjalë dhe veprime të pamatura.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo