BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/5 f. 28-29
  • A vepron Perëndia në mënyrë «të shtrembër»?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A vepron Perëndia në mënyrë «të shtrembër»?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Koha për të vënë gjërat në vend
  • Le të jetë Jehovai siguria jonë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Vuajtjet
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Si do të marrin fund gjymtimet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Perëndia interesohet vërtet për ty
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/5 f. 28-29

A vepron Perëndia në mënyrë «të shtrembër»?

«DEUS ESCREVE CERTO POR LINHAS TORTAS.» KJO ËSHTË NJË THËNIE Braziliane që do të thotë: «Perëndia shkruan drejt, duke përdorur rreshta të shtrembër.» Kjo nënkupton se Perëndia bën gjithmonë atë që është e drejtë, por ndonjëherë në njëfarë mënyre që për njerëzit duket e shtrembër. Për shembull, kur vdes dikush që është në lulen e jetës, disa thonë: «E thirri Perëndia në qiell.» Nëse dikush vuan prej ndonjë mangësie fizike ose përballon ndonjë tragjedi, disa thonë: «Kështu deshi Zoti.» Meqë ia hedhin fajin Perëndisë për vdekjen, për problemet fizike dhe për shkaqe të tjera pikëllimi, shprehje si këto të bëjnë të nënkuptosh se Perëndia ‘shkruan shtrembër’, se i bën punët në një mënyrë të pakuptueshme për njerëzit.

Përse shumë njerëz fetarë besojnë se Perëndia është përgjegjës për vdekjen dhe vështirësitë? Bindje të tilla janë të bazuara shpesh mbi një kuptueshmëri të gabuar të disa shkrimeve biblike të veçuara. Le t’u hedhim shpejt e shpejt një sy disave prej tyre.

● «Kush e bën njeriun të pagojë, të shurdhër, me sy ose të verbër? A nuk jam unë vallë, Zoti?»—Eksodi 4:11.

A do të thotë kjo se fajin për të gjithë ata që vuajnë nga mangësi të ndryshme e ka Perëndia? Jo. Kjo nuk do ishte në përputhje me personalitetin e Perëndisë? Bibla na thotë: «Çdo krijesë e Perëndisë është e mirë.» (1. Timoteut 4:4) Nuk e ka fajin ai nëse dikush ka lindur i verbër, i pagojë ose i shurdhër. Ai u do vetëm të mirën krijesave të veta, pasi ai është Burimi i ‘çdo gjëje të mirë dhe i çdo dhurate të përsosur’.—Jakovit 1:17.

Ishin prindërit tanë të parë, Adami dhe Eva, të cilët me zgjedhjen e tyre u rebeluan kundër Perëndisë dhe humbën përsosmërinë e tyre e si rrjedhojë edhe aftësinë për të bërë fëmijë të përsosur. (Zanafilla 3:1-6, 16, 19; Jobi 14:4) Ndërsa pasardhësit e tyre martoheshin e bëheshin me fëmijë, mes njerëzve filluan të shfaqeshin gjithnjë e më shumë të metat, duke përfshirë edhe mangësitë fizike. Edhe pse nuk i ka shkaktuar këto gjëra, Perëndia Jehova ka lejuar që ato të ndodhin. Për këtë arsye, ai mund ta quajë veten si ai që ‘bën’ të pagojët, të shurdhërit dhe të verbërit.

● «Ajo që është e shtrembër nuk mund të drejtohet.»—Predikuesi 1:15.

Mos i bëri Perëndia gjërat të shtrembëra? Natyrisht që jo. Predikuesi 7:29 vëren: «Perëndia e bëri njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.» Një version tjetër e parafrazon këtë varg: «Ne ishim krejtësisht të ndershëm kur Perëndia na krijoi, por tani kemi mendje të mbrapshta.» (Contemporary English Version) Në vend se t’u binden normave të drejta të Perëndisë, në përgjithësi burrat dhe gratë kanë zgjedhur qëllimisht të ndjekin në dëm të tyre, planet, strategjitë, prirjet ose rrugët e veta.—1. Timoteut 2:14.

Gjithashtu, siç vërejti apostulli Pavël, për shkak të mëkatit të njerëzimit, «krijesa iu nënshtrua kotësisë». (Romakëve 8:20) Dhe kjo situatë «nuk mund të drejtohet» me anë të përpjekjeve njerëzore. Gjithë sa është e shtrembër dhe e kotë në çështjet tokësore mund të hiqet vetëm falë një ndërhyrjeje hyjnore.

● «Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund ta drejtojë atë që ai ka bërë të shtrembër?»—Predikuesi 7:13.

Me fjalë të tjera, mbreti Solomon po pyet: ‘Kush nga njerëzit mund të drejtojë të metat dhe papërsosmëritë që ka lejuar Perëndia?’ Askush, sepse Perëndia Jehova ka një arsye se përse i lejon këto gjëra të ndodhin.

Prandaj, Solomoni sugjeron: «Në një ditë tregohu se je në mirësi dhe në një ditë mjerimi kupto se Perëndia i vërtetë ka bërë edhe këtë tamam si atë, me qëllim që njerëzimi të mos mund të zbulojë asgjë pas tyre.» (Predikuesi [Eklisiastiu] 7:14, BR) Një person duhet ta vlerësojë atë ditë, kur gjërat shkojnë mirë e ta shprehë vlerësimin e tij, duke pasqyruar mirësi. Ai duhet ta konsiderojë këtë ditë të mbarë, si një dhuratë nga Perëndia. Po sikur dita të sjellë mjerim? Personi bën mirë ‘të kuptojë’, që do të thotë të pranojë se Perëndia ka lejuar që mjerimi të ndodhë. Përse ka vepruar kështu? Solomoni thotë: «Me qëllim që njerëzimi të mos mund të zbulojë asgjë pas tyre.» Ç’do të thotë kjo?

Fakti që Perëndia na lejon të ballafaqohemi si me gëzime, ashtu edhe me telashe, na kujton se ne s’mund të themi se ç’do të sjellë e ardhmja. Mjerimet mund të bien si mbi të drejtët, ashtu edhe mbi të padrejtët. S’ka përjashtime. Kjo duhet të bëjë që të kuptojmë rëndësinë e varësisë jo nga vetvetja, por nga Perëndia, duke mos harruar se «Perëndia është dashuri». (1. Gjonit 4:8) Edhe pse mbase nuk i kuptojmë qysh tani disa gjëra, mund të jemi të sigurt se pasi çdo gjë të jetë kryer plotësisht, ajo që Perëndia ka lejuar do të ketë shërbyer për një qëllim të dobishëm për të gjithë ata që janë përfshirë.

Çdo gjë që ai lejon, nuk do të sjellë kurrë ndonjë dëm të përhershëm për njerëzit me zemër të drejtë. Apostulli Pjetër e bëri të qartë këtë, kur komentoi mbi vuajtjet që kalonin bashkëbesimtarët në kohën e tij: «Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezu, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t’ju bëjë të përsosur ai vetë, do t’ju forcojë dhe do t’ju vërë themel.»—1. Pjetrit 5:10.

Koha për të vënë gjërat në vend

Jehovai na jep forcë për të duruar sprovat tona të tanishme. Gjithashtu, ai premton se do të bëjë «të gjitha gjërat të reja». (Zbulesa 21:5) Po, ai ka për qëllim që Mbretëria e tij qiellore t’u rikthejë së shpejti shëndetin atyre që vuajnë nga mangësitë dhe të mbikëqyrë ringjalljen e të vdekurve. Gjithashtu, kjo qeveri do të eliminojë edhe personin, rrugët e të cilit janë me të vërtetë të shtrembëra, Satana Djallin. (Gjoni 5:28, 29; Romakëve 16:20; 1. Korintasve 15:26; 2. Pjetrit 3:13) Çfarë bekimi do të jetë për njerëzit që e druajnë Perëndinë anembanë tokës, kur të vijë koha që Perëndia të vërë gjërat në vend!

[Burimi i figurës në faqen 28]

Jobi dëgjon për rrënimin e tij/The Doré Bible Illustrations/Dover Publications

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo