BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Adhurimi i vërtetë përhapet anembanë botës
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
    • Drita e lavdishme e miratimit të Perëndisë

      27. Cila dritë e vazhdueshme shkëlqen mbi ‘gruan’ e Jehovait?

      27 Jehovai përshkruan intensitetin e dritës që shkëlqen mbi Jerusalem, kur pohon: «Për ty dielli nuk do të jetë më një dritë gjatë ditës dhe hëna nuk do të të japë më dritë për ndriçim. Jehovai duhet të bëhet për ty një dritë që zgjat pafundësisht dhe Perëndia yt bukuria jote. Dielli yt nuk do të perëndojë më dhe as hëna jote nuk do të zvogëlohet, sepse vetë Jehovai do të bëhet për ty një dritë që zgjat pafundësisht dhe ditët e vajtimit tënd do të kenë mbaruar.» (Isaia 60:19, 20) Jehovai do të vazhdojë të jetë «një dritë që zgjat pafundësisht» për ‘gruan’ e tij. Ai nuk do të «perëndojë» kurrë siç bën dielli dhe nuk do të «zvogëlohet» kurrë siç bën hëna.d Drita e vazhdueshme e miratimit të tij shkëlqen mbi të krishterët e mirosur, përfaqësuesit njerëzorë të ‘gruas’ së Perëndisë. Drita frymore shkëlqen kaq fort mbi ta dhe mbi shumicën e madhe, saqë asnjë errësirë në skenën politike ose ekonomike të botës nuk mund ta zbehë. Ata kanë besim në të ardhmen e ndritur që Jehovai ka vendosur para tyre.​—Romakëve 2:7; Zbulesa 21:3-5.

  • Adhurimi i vërtetë përhapet anembanë botës
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
    • d Apostulli Gjon përdor një gjuhë të ngjashme për të përshkruar ‘Jerusalemin e ri’, 144.000-t në lavdinë e tyre qiellore. (Zbulesa 3:12; 21:10, 22-26) Kjo është e përshtatshme, sepse «Jerusalemi i ri» përfaqëson të gjithë pjesëtarët e Izraelit të Perëndisë pasi marrin shpërblimin e tyre qiellor, duke u bërë bashkë me Jezu Krishtin pjesa kryesore e ‘gruas’ së Perëndisë, ‘Jerusalemit lart’.​—Galatasve 4:26.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo