-
Jehovai i bën një emër të bukur vetesProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
Dashamirësia e Perëndisë
14. Cilët përkujtues me vend jep tani Isaia?
14 Në të kaluarën, judenjtë e humbën shpejt çmueshmërinë për gjërat që bëri Jehovai për ta. Prandaj, me të drejtë Isaia u kujton atyre përse i bëri Jehovai këto gjëra. Isaia shpall: «Do të përmend dashamirësitë e Jehovait, lëvdimet e Jehovait, sipas gjithë asaj që Jehovai na ka dhënë, po, mirësinë e bollshme që ai ka treguar ndaj shtëpisë së Izraelit sipas mëshirave të tij dhe sipas bollëkut të dashamirësive të tij.
-
-
Jehovai i bën një emër të bukur vetesProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
15. Si dhe pse tregoi Jehovai dashamirësi ndaj pasardhësve të Abrahamit në Egjipt?
15 Çfarë shembulli të shkëlqyer jep Jehovai për sa i përket shfaqjes së dashamirësisë ose të dashurisë besnike! (Psalmi 36:7; 62:12) Ai zhvilloi me Abrahamin një lidhje të dashur. (Mikea 7:20) I premtoi patriarkut se nëpërmjet farës ose pasardhjes së tij do të bekoheshin të gjitha kombet e tokës. (Zanafilla 22:17, 18) Jehovai e mbajti atë premtim, duke treguar mirësi me bollëk ndaj shtëpisë së Izraelit. Ndër veprat e tij besnike dallohet shpëtimi i pasardhësve të Abrahamit nga skllavëria në Egjipt.—Dalja 14:30.
-