BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Një dritë për kombet
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
    • [Kutia në faqen 409]

      Të mirosurit, dhurata për Jehovain nga të gjitha kombet

      Në vitin 1920, Huan Munizi u nis nga Shtetet e Bashkuara për në Spanjë e më pas udhëtoi për në Argjentinë, ku organizoi kongregacione të mirosurish. Që nga viti 1923, drita e së vërtetës shndriti mbi njerëzit me zemër të sinqertë në Afrikën Perëndimore, kur misionari Uilliam R. Brauni (shpesh i quajtur Brauni i Biblës) u nis për të predikuar mesazhin e Mbretërisë në vende të tilla, si: Sierra-Leone, Gana, Liberia, Gambia dhe Nigeria. Po atë vit, kanadezi Xhorxh Jang shkoi në Brazil dhe më pas udhëtoi për në Argjentinë, Kosta-Rikë, Panama, Venezuelë e madje për në Bashkimin Sovjetik. Pothuajse në të njëjtën kohë, Eduin Skineri lundroi nga Anglia për në Indi, ku punoi për shumë vjet në veprën e korrjes.

  • Një dritë për kombet
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
    • Sjellin «një dhuratë për Jehovain»

      12, 13. Në ç’mënyrë do të sillen «vëllezërit» në Jerusalem duke filluar nga viti 537 p.e.s.?

      12 Pas rindërtimit të Jerusalemit, judenjtë që gjenden të shpërndarë shumë larg vendit të tyre do ta shohin këtë qytet bashkë me priftërinë e tij të rivendosur si qendrën e adhurimit të pastër. Shumë prej tyre do të bëjnë një rrugë të gjatë për të marrë pjesë në festat vjetore që kremtohen atje. Nën frymëzim, Isaia shkruan: «‘Nga të gjitha kombet ata do t’i sjellin në të vërtetë tërë vëllezërit e tu si një dhuratë për Jehovain, mbi kuaj, mbi karroca, mbi qerre të mbuluara, mbi mushka dhe mbi deve femra të shpejta, lart për në malin tim të shenjtë, në Jerusalem,​—ka thënë Jehovai,​—porsi atëherë kur bijtë e Izraelit sjellin dhuratën në një enë të pastër në shtëpinë e Jehovait. Dhe edhe nga ata do të marr disa për priftërinjtë, për levitët.»​—Isaia 66:20, 21.

      13 Disa nga këta ‘vëllezër nga të gjitha kombet’ ishin të pranishëm në festën e Ditës së Pesëdhjetë, kur fryma e shenjtë u derdh mbi dishepujt e Jezuit. Tregimi thotë: «Në Jerusalem banonin judenj, njerëz plot nderim për Perëndinë, nga të gjitha kombet nën qiell.» (Veprat 2:5) Ata erdhën në Jerusalem për të adhuruar sipas zakonit jude, por kur dëgjuan lajmin e mirë për Jezu Krishtin, shumë ushtruan besim tek ai dhe u pagëzuan.

      14, 15. (a) Në ç’mënyrë të krishterët e mirosur grumbulluan ‘vëllezër’ të tjerë frymorë pas Luftës I Botërore dhe si u sollën këta para Jehovait si një ‘dhuratë në një enë të pastër’? (b) Në ç’mënyrë i ‘mori disa për priftërinjtë’ Jehovai? (c) Cilët ishin disa të krishterë të mirosur që morën pjesë në grumbullimin e vëllezërve të tyre frymorë? (Shih kutinë në këtë faqe.)

      14 A ka një përmbushje në kohën e sotme kjo profeci? Sigurisht që po. Pas Luftës I Botërore, shërbëtorët e mirosur të Jehovait dalluan nga Shkrimet se Mbretëria e Perëndisë ishte vendosur në qiell në vitin 1914. Nëpërmjet studimit të kujdesshëm të Biblës, mësuan se duheshin mbledhur të tjerë trashëgimtarë të Mbretërisë ose ‘vëllezër’. Shërbëtorë të patrembur udhëtuan deri në «skajin më të largët të tokës», duke përdorur çdo mjet transporti, në kërkim të pjesëtarëve të mundshëm të mbetjes së mirosur, shumica prej të cilëve dolën nga kishat e të ashtuquajturit krishterim. Kur u gjetën, këta u sollën si një dhuratë për Jehovain.​—Veprat 1:8.

      15 Të mirosurit që u grumbulluan në vitet e para nuk pritnin që Jehovai t’i pranonte ashtu siç ishin para se të njihnin të vërtetën e Biblës. Ata ndërmorën hapa për t’u pastruar nga ndotjet frymore dhe morale, në mënyrë që ta paraqitnin veten si një ‘dhuratë në një enë të pastër’, ose siç tha apostulli Pavël, ‘si një virgjëreshë të dëlirë para Krishtit’. (2 Korintasve 11:2) Veç flakjes së gabimeve doktrinale, të mirosurve iu desh të mësonin si të qëndronin krejtësisht asnjanës në çështjet politike të kësaj bote. Në vitin 1931, kur shërbëtorët e tij ishin pastruar në një masë të përshtatshme, Jehovai u dha me dashamirësi privilegjin që të mbanin emrin e tij si Dëshmitarë të Jehovait. (Isaia 43:10-12)

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo