BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp16 nr. 2 f. 11-13
  • Vëru veshin paralajmërimeve dhe do të shpëtosh!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vëru veshin paralajmërimeve dhe do të shpëtosh!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • JI VIGJILENT NDAJ NDRYSHIMEVE
  • SHENJË E DASHURISË SË PERËNDISË
  • VRAPO DREJT NJË VENDI TË SIGURT!
  • Kur do të vijë fundi?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Marrin përgjigje katër pyetje rreth fundit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Tsunami i vitit 2011 në Japoni​—Të mbijetuarit tregojnë përvojën e tyre
    Zgjohuni!—2011
  • Qëllimi i Perëndisë do të realizohet së shpejti
    Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
wp16 nr. 2 f. 11-13
Pamje nga bregdeti në Sumatër, Indonezi, pas tsunamit shkatërrimtar

Vëru veshin paralajmërimeve dhe do të shpëtosh!

MË 26 DHJETOR 2004 një tërmet prej 9.1 ballësh (sipas shkallës Rihter) tundi ishullin e Simalurit, në veriperëndim të bregut të Sumatrës, Indonezi. Të gjithë ata që ishin në breg panë nga deti. Niveli i zbaticës po ulej më shpejt dhe më shumë se normalisht. Sakaq, të gjithë u turrën drejt kodrave duke bërtitur «Smong! Smong!», që në gjuhën vendëse do të thotë tsunam. Brenda 30 minutash dallgë të fuqishme u përplasën furishëm në breg dhe shkatërruan pjesën dërrmuese të shtëpive e të fshatrave.

Ishulli i Simalurit ishte vendi i parë që u godit nga ai tsunam shkatërrimtar. Edhe pse ishin 78.000 banorë, vdiqën vetëm 7 veta. Pse kaq pak në krahasim me numrin e banorëve?a Banorët e ishullit kanë një shprehje: «Nëse ndien një tronditje të fortë dhe deti tërhiqet, vrapo për te kodrat, se deti shumë shpejt do të kthehet e do t’i kalojë kufijtë.» Përvoja i kishte mësuar të dallonin afrimin e një tsunami nga shenjat që jepte deti. Bindja ndaj paralajmërimit u shpëtoi jetën.

Bibla flet për një shkatërrim që po afron, «një shtrëngim aq të madh, sa nuk ka pasur që nga fillimi i botës e deri tani, dhe as që do të ketë përsëri». (Mateu 24:21) Kjo nuk nënkupton shkatërrimin e Tokës si planet nga veprimtaritë e papërgjegjshme të njeriut apo nga katastrofat natyrore, sepse Perëndia ka si qëllim që toka të ekzistojë përgjithmonë. (Eklisiastiu 1:4) Ky shtrëngim do të vijë nga dora e Perëndisë ‘për të rrënuar ata që rrënojnë tokën’. Do t’u japë fund gjithë ligësisë dhe vuajtjeve. (Zbulesa 11:18; Proverbat 2:22) Çfarë mrekullie do të jetë!

Për më tepër, ndryshe nga tsunamet, tërmetet ose shpërthimet vullkanike, shkatërrimi që do të vijë, nuk do t’u marrë jetën njerëzve të pafajshëm. Bibla thotë se «Perëndia është dashuri», dhe Perëndia, që e ka emrin Jehova, premton se «të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të». (1 Gjonit 4:8; Psalmi 37:29) Po si mund të mbijetosh gjatë shtrëngimit të madh dhe të shijosh bekimet e premtuara? Sekreti është: vëri veshin paralajmërimit!

JI VIGJILENT NDAJ NDRYSHIMEVE

Nuk mund ta përcaktojmë datën e saktë se kur do të vijë fundi i ligësisë dhe i vuajtjeve, pasi Jezui tha: «Atë ditë dhe atë orë s’e di askush, as engjëjt e qiejve, as Biri, por vetëm Ati.» E megjithatë, Jezui na inkurajon ‘të qëndrojmë vigjilentë’. (Mateu 24:36; 25:13) Vigjilent ndaj çfarë gjëje? Bibla përshkruan kushtet botërore që do të ekzistonin para se Perëndia të sjellë fundin. Ashtu si ndryshimi i menjëhershëm i nivelit të detit i sinjalizoi banorët e Simalurit për afrimin e tsunamit, ndryshimet drastike të ngjarjeve botërore do të na sinjalizonin për afrimin e fundit. Disa nga këto ndryshime drastike për të cilat flet Bibla renditen në kutinë e këtij artikulli.

Kuptohet, veç e veç, disa nga ngjarjet a kushtet e përmendura në kuti, kanë ndodhur deri në njëfarë mase edhe në të kaluarën. Por, Jezui tha se kur t’i shihnim «të gjitha këto gjëra», do ta kuptonim se fundi është afër. (Mateu 24:33) Mendo pak: «A kanë ndodhur ndonjëherë të gjitha këto gjëra (1) në shkallë globale, (2) në të njëjtën kohë dhe (3) në përmasa kaq të mëdha?» Është e qartë se e tillë është koha në të cilën po jetojmë.

SHENJË E DASHURISË SË PERËNDISË

Një ish-president amerikan tha: «Sistemet e paralajmërimit . . . shpëtojnë vërtet jetë.» Pas tsunamit të vitit 2004, në zonën e prekur u vendos një sistem paralajmërimi për të parandaluar vdekjet në katastrofat e ardhshme. Po njësoj, Zoti ka marrë masa që njerëzit të paralajmërohen para se të vijë fundi. Bibla paratha: «Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi.»​—Mateu 24:14.

Vetëm vitin e shkuar Dëshmitarët e Jehovait kaluan mbi 1.9 miliardë orë në predikimin e lajmit të mirë në 240 vende dhe në më tepër se 700 gjuhë. Kjo ngjarje e ditëve tona është provë e fortë se fundi është afër. Nga dashuria për të tjerët, Dëshmitarët e Jehovait po i paralajmërojnë njerëzit pa u kursyer për ditën e gjykimit të Perëndisë që po afron me të shpejtë. (Mateu 22:39) Fakti që ti mund të nxjerrësh dobi nga këto informacione, tregon se Jehovai të do. Mos harro se «[Perëndia] nuk dëshiron që të shkatërrohet ndonjë, por dëshiron që të gjithë të arrijnë pendimin». (2 Pjetrit 3:9) A do t’i përgjigjesh dashurisë së Perëndisë dhe t’ia vësh veshin paralajmërimit të tij?

VRAPO DREJT NJË VENDI TË SIGURT!

Banorët e fshatrave bregdetare të Simalurit ia mbathën drejt vendeve më të larta sapo panë detin të tërhiqej; nuk pritën derisa të kthehej. Veprimi i tyre i menjëhershëm u shpëtoi jetën. Për të mbijetuar në shtrëngimin e ardhshëm, si të thuash, duhet të vraposh drejt vendeve më të larta, para se të jetë tepër vonë. Si? Profeti Isaia u frymëzua nga Perëndia të shkruante një ftesë nxitëse që po bëhet edhe «në ditët e fundit», domethënë sot. Ajo është: «Ejani, le të ngjitemi në malin e Jehovait. . . . Ai do të na mësojë udhët e tij, dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.»​—Isaia 2:2, 3.

Nëse shkon në majë të malit, i sheh gjërat nga lart dhe ke një vend të sigurt. Po kështu, mësimi i udhëve të Perëndisë përmes faqeve të Biblës, po ndihmon miliona njerëz anembanë botës të bëjnë ndryshime për mirë. (2 Timoteut 3:16, 17) Në këtë mënyrë, fillojnë ‘të ecin në shtigjet e [Perëndisë]’ dhe gëzojnë miratimin e mbrojtjen e tij.

A do ta pranosh këtë ftesë dhe të përfitosh edhe ti nga mbrojtja e dashur e Perëndisë në këto ditë kritike? Të nxitim të shqyrtosh me kujdes dëshmitë biblike për «ditët e fundit» që renditen në kutinë e këtij artikulli. (2 Timoteut 3:1) Dëshmitarët e Jehovait në zonën tënde do të të ndihmojnë me kënaqësi që t’i kuptosh më mirë shkrimet dhe t’i zbatosh. Ose mund të vizitosh sitin tonë www.jw.org për të marrë përgjigje për pyetjet që ke. Shih te MËSIME BIBLIKE > PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE.

a Ky tsunam i vitit 2004, një nga tsunamet më shkatërrimtare në histori, u mori jetën mbi 220.000 vetave.

NGJARJE DRAMATIKE BOTËRORE QË SINJALIZOJNË SE FUNDI ËSHTË AFËR

Top artilerie

LUFTËRA GLOBALE DHE GJITHNJË E MË SHUMË KAOS

«Do të dëgjoni ushtima luftërash dhe lajme luftërash, por mos u tmerroni. Sepse këto gjëra do të ndodhin, por ende nuk është fundi. Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie. . . . Të gjitha këto janë fillimi i dhembjeve të lindjes.»​—Mateu 24:6-8.

Fëmijë që po vdesin urie

SËMUNDJE DHE URI NË MBARË BOTËN

«Murtaja dhe mungesë ushqimi nga njëri vend në tjetrin.»​—Luka 21:11.

Një klerik në pranga

PËRHAPJA E PALIGJSHMËRISË DHE PËSHTJELLIM FETAR

«Do të dalin shumë profetë të rremë, që do të mashtrojnë shumë veta. Për shkak të rritjes së paligjshmërisë, dashuria e shumicës do të ftohet.»​—Mateu 24:11, 12.

Një klerik që po marton dy lezbike

RËNIE MORALE DHE SHOQËRORE SI KURRË MË PARË

«Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Njerëzit do të jenë të dashuruar me veten, të dashuruar pas parave, . . . të pabesë, pa përzemërsi të natyrshme, nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje, shpifës, pa vetëkontroll, të egër, pa dashuri për mirësinë, tradhtarë, kokëkrisur, të krekosur.»​—2 Timoteut 3:1-4.

Dëshmitarët e Jehovait pranë një stende literature, duke i predikuar një burri

LAJMI I MIRË PËR MBRETËRINË E PERËNDISË PREDIKOHET NË MBARË BOTËN

«Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi.»​—Mateu 24:14.

Një grua me dorë të ngritur në shenjë refuzimi

KRITIKËT MOHOJNË FAKTIN SE FUNDI ËSHTË AFËR

«Në ditët e fundit do të vijnë tallës, që do të tallen, . . . dhe do të thonë: ‘Ku është kjo prania e tij e premtuar?! Se ja, që nga dita që paraardhësit tanë ranë në gjumin e vdekjes, të gjitha gjërat po vazhdojnë tamam si nga fillimi i krijimit.’»​—2 Pjetrit 3:3, 4.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo