-
Ç’do të thotë të njihet Perëndia i vërtetë?A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
-
-
1, 2. Sipas Isaisë 2:3, çfarë ftese bëhet në ditët e fundit dhe për kë?
PROFECIA prekëse e Isaisë mbi ditët e fundit, përmban një ftesë që duhet t’u interesojë njerëzve të çdo kombi. Ftesa ka të bëjë me njohjen personale të Perëndisë së vërtetë: «Dhe shumë popuj do të shkojnë e do të thonë: ‘Ejani, le të ngjitemi lart në Malin e ZOTIT, në Shtëpinë e Perëndisë së Jakobit; që të mund të na mësojë në rrugët e Tij dhe të mund të ecim shtigjeve të Tij.»a—Isaia 2:3.
2 Kjo profeci tregon se në ditët e fundit, njerëz të shumë kombeve në mbarë botën, do të udhëhiqeshin drejt një burimi të përbashkët mësimi që do t’i ndihmonte për të njohur Perëndinë e vërtetë. Cilat janë të vërtetat që do të mësojnë dhe që shërbejnë për t’i bashkuar në lidhjet e paqes së vërtetë?
-
-
Ç’do të thotë të njihet Perëndia i vërtetë?A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
-
-
a Një lexim i sipërfaqshëm i kësaj profecie, mund të japë përshtypjen se në ditët e fundit do të ketë një kthim masiv në judaizëm. Megjithatë, vetë konteksti, si dhe ngjarjet e tanishme, tregojnë se kjo nuk është një pikëpamje e drejtë. Argumentet e diskutuara në këtë pjesë dhe në atë që vijon, do të jenë të dobishme për të kuptuar edhe se përse kemi arritur në këtë përfundim.
-