BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jehovai është Mbret
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • 13, 14. (a) Çfarë ligjesh ka dhënë Jehovai për vjeljen? (b) Si i përdor Isaia ligjet lidhur me vjeljen, për të ilustruar faktin që pas gjykimit të Jehovait do të ketë të mbijetuar? (c) Ndonëse po afrohen periudha të trishtueshme sprovimi, për çfarë mund të jenë të sigurt judenjtë?

      13 Për të vjelur ullinjtë, izraelitët i godasin pemët me shkopinj me qëllim që të bien kokrrat. Sipas Ligjit të Perëndisë, atyre u ndalohet të hipin në degët e pemëve e të mbledhin ullinjtë e mbetur. Gjithashtu, ata nuk duhet ta mbledhin rrushin e mbetur pasi kanë vjelur vreshtat e tyre. Ajo që mbetet pas vjeljes duhet lënë që ta mbledhin të varfrit, ‘të huajt, jetimët dhe gratë e veja’. (Ligji i përtërirë 24:19-21, Dio) Duke u bazuar në këto ligje të njohura mirë, Isaia ilustron faktin ngushëllues që në gjykimin e ardhshëm të Jehovait do të ketë të mbijetuar: «Kështu do të bëhet në mes të vendit, midis popujve, si shkundja e ullinjve, si mbledhja e asaj që mbetet kur vjelja e rrushit ka mbaruar.

  • Jehovai është Mbret
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • Isaia 24:13

  • Jehovai është Mbret
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • 14 Ashtu si disa fryte mbeten në pemë ose në hardhi pas vjeljes, po kështu do të ketë disa që do të mbeten pas ekzekutimit të gjykimit të Jehovait—«mbledhja e asaj që mbetet pasi ka mbaruar vjelja e rrushit». Siç tregohet në vargun 6, profeti ka folur tashmë për këta persona, duke thënë se «kanë mbetur fare pak njerëz të vdekshëm». Prapëseprapë, megjithëse janë pak, gjatë shkatërrimit të Jerusalemit e të Judës do të ketë të mbijetuar dhe më vonë një mbetje do të kthehet nga robëria për të populluar përsëri vendin. (Isaia 4:2, 3; 14:1-5)

  • Jehovai është Mbret
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • [Figura në faqen 265]

      Ashtu si disa fryte mbeten në pemë pas vjeljes, disa do të mbijetojnë kur Jehovai të ekzekutojë gjykimin

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo