-
Jehovai është MbretProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
Dhe duhet të ndodhë që kushdo që ia mbath nga tingulli i asaj që ngjall tmerr, do të bjerë në gropë dhe kushdo që do të dalë nga gropa, do të zihet në grackë. Sepse portat e ujit që janë lart faktikisht do të hapen dhe themelet e vendit do të tronditen.
-
-
Jehovai është MbretProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
Kudo që të përpiqen të ikin, njerëzit do të kapen. Disa do të mund t’i shpëtojnë një katastrofe, por do t’u bjerë një tjetër: nuk do të ketë aspak siguri. Do të ndodhë ashtu siç i ndodh një kafshe që ndiqet në gjueti, e cila shpëton nga rënia në një gropë vetëm për t’u zënë më pas në një grackë. (Krahaso Amosin 5:18, 19.) Fuqia gjykuese e Jehovait do të lëshohet nga qielli dhe do të tronditë themelet e vendit.
-