-
Jehovai poshtëron kryelartëtProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
Sa për njerëzit, ata do të kërkojnë të strehohen nëpër guvat dhe nëpër të çarat e shkëmbinjve në ditën e gjykimit të Jehovait. Pra, fundi i idhujve dhe i adhuruesve të tyre do të jetë i njëjtë. Në përmbushje të profecisë së Isaisë, idhujt e pajetë nuk shpëtuan dot as adhuruesit e tyre e as Jerusalemin nga duart e Nabukodonosorit në vitin 607 p.e.s.
14. Çfarë do të bëjnë njerëzit që i janë përkushtuar botës, gjatë ditës së gjykimit që po sjell Jehovai mbi perandorinë botërore të fesë së rreme?
14 Çfarë do të bëjnë njerëzit gjatë ditës së gjykimit që Jehovai po sjell mbi të ashtuquajturin krishterim dhe mbi pjesët e tjera të perandorisë botërore të fesë së rreme? Të gjendur përballë keqësimit të situatës në mbarë botën, shumica ka të ngjarë që ta kuptojnë se idhujt e tyre janë pa vlerë. Në vend që t’u drejtohen atyre, duke iu përshtatur situatës, ata mund të kërkojnë strehim dhe mbrojtje në organizatat tokësore, jofetare, duke përfshirë ndoshta edhe Kombet e Bashkuara, ‘bishën me ngjyrë të kuqe të ndezur’ të kapitullit 17 të Zbulesës. Janë pikërisht «dhjetë brirët» e kësaj bishe të egër simbolike, ata që do të shkatërrojnë Babiloninë e Madhe, perandorinë botërore të fesë së rreme, në të cilën i ashtuquajturi krishterim zë një vend të rëndësishëm.—Zbulesa 17:3, 8-12, 16, 17.
-
-
Jehovai poshtëron kryelartëtProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
me qëllim që të hyjë në guvat e shkëmbinjve dhe në të çarat e shkrepave, për shkak të tmerrit që ngjall Jehovai dhe para epërsisë së tij të shkëlqyer, kur të ngrihet për të tronditur tokën.
-