-
Të rrimë në pritje të JehovaitProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
17, 18. Në ç’mënyrë siguron udhëheqje Jehovai edhe në kohë të vështira?
17 Ndërsa vazhdon fjalimin e tij, Isaia u kujton dëgjuesve të tij se do të vijnë kohë të vështira. Njerëzit do të marrin «bukë në formë ankthi dhe ujë në formë shtypjeje». (Isaia 30:20a) Ankthi dhe shtypja që do të përjetojnë kur të jenë të rrethuar do të bëhen kaq të zakonshme sa buka dhe uji. Prapëseprapë, Jehovai është i gatshëm t’i çlirojë njerëzit me zemër të drejtë. «Mësuesi yt i Madh nuk do të fshihet më dhe sytë e tu duhet të bëhen sy që shohin Mësuesin tënd të Madh.
-
-
Të rrimë në pritje të JehovaitProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
18 Jehovai është ‘Mësuesi i Madh’. Nuk ka asnjë që të barazohet me të si mësues. Por, si mund ta «shohin» dhe ta «dëgjojnë» njerëzit atë? Jehovai e zbulon veten nëpërmjet profetëve të tij, fjalët e të cilëve janë shkruar në Bibël. (Amosi 3:6, 7)
-