BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Mësime praktike nga Toka e Premtuar
    Kulla e Rojës—1996 | 15 Gusht
    • Kodrat e Karmelit

      Emri Karmel do të thotë «kopsht pemësh». Kjo zonë pjellore në veri, është stolisur me vreshta, korije me ullinj dhe pemë frutore në një gjatësi prej 50 km. Kepi i këtij vargu kodrinor është i paharrueshëm për hijeshinë dhe bukurinë e tij. Isaia 35:2 flet për ‘madhështinë e Karmelit’ si një simbol të lavdisë pjellore të tokës së vendosur të Izraelit.

  • Mësime praktike nga Toka e Premtuar
    Kulla e Rojës—1996 | 15 Gusht
    • Në shpatet e Karmelit ka akoma kopshte me pemë, korije me ullinj dhe hardhi. Gjatë pranverës këto shpate mbulohen nga një pamje e mrekullueshme lulesh. «Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli»,—i tha Solomoni virgjëreshës Shulamitë, ndoshta duke menduar flokët e saj të bulburisur ose mënyrën në të cilën koka e saj e bukur ngrihej me madhështi nga qafa.​—Kënga e këngëve 7:5.

      Madhështia karakteristike e kodrave të Karmelit na kujton bukurinë frymore që Jehovai ka vënë mbi organizatën e e tij me adhurues në ditët moderne. (Isaia 35:1, 2) Dëshmitarët e Jehovait jetojnë vërtet në një parajsë frymore dhe pajtohen me ndjenjat e mbretit David, i cili shkroi: «Vetë vijat e matjes ranë për mua në vende të këndshme.»​—Psalmi 16:6, BR.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo