BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Parajsa rivendoset
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • 20. Cili Izrael i ri erdhi në ekzistencë në shekullin e parë të e.s.?

      20 Në kohën e duhur sipas Jehovait, erdhi në ekzistencë një Izrael tjetër, ai frymor. (Galatasve 6:16) Themelin për lindjen e këtij Izraeli të ri e hodhi Jezui gjatë shërbimit të tij tokësor. Ai rivendosi adhurimin e pastër dhe me mësimet e tij, ujërat e së vërtetës filluan të vërshojnë edhe një herë. Ai i shëroi të sëmurët si në kuptimin frymor, ashtu edhe në atë fizik.

  • Parajsa rivendoset
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • Pra, është e dukshme se në shekullin e parë të e.s. pati një përmbushje të fjalëve të kapitullit 35 të Isaisë. Jezui dhe dishepujt e tij u kthyen shikimin të verbërve dhe dëgjimin të shurdhërve në kuptim të mirëfilltë. Ata i bënë ‘të çalët’ të ecnin dhe memecët të fitonin përsëri aftësinë për të folur. (Mateu 9:32; 11:5; Luka 10:9)

  • Parajsa rivendoset
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • 23, 24. Në ç’mënyrë janë përmbushur fjalët e Isaisë për popullin e Perëndisë që nga viti 1919?

      23 Por në vitin 1919, gjërat ndryshuan. Jehovai e çliroi popullin e tij nga robëria. Ata filluan t’i flakin mësimet e rreme që kishin ndotur më parë adhurimin e tyre. Si rezultat, përjetuan një shërim. Ata u gjendën në një parajsë frymore, e cila edhe sot e kësaj dite vazhdon të shtrihet në gjithë tokën. Në kuptimin frymor, të verbrit po mësojnë të shohin dhe të shurdhrit të dëgjojnë, duke u bërë plotësisht të vetëdijshëm për veprimin e frymës së shenjtë të Perëndisë dhe duke mbajtur vazhdimisht ndër mend nevojën për të qëndruar pranë Jehovait. (1 Selanikasve 5:6; 2 Timoteut 4:5) Duke mos qenë më memecë, të krishterët e vërtetë janë të paduruar për të lëshuar ‘britma’, duke u shpallur të vërtetat biblike të tjerëve. (Romakëve 1:15) Ata që ishin të dobët ose ‘të çalë’ frymësisht, tani shfaqin zell dhe gëzim. Në kuptimin figurativ, ata mund të ‘kërcejnë si një dre’.

  • Parajsa rivendoset
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • 25. A do të ketë një përmbushje të kapitullit 35 të Isaisë në kuptimin fizik? Shpjegoni.

      25 Ç’të themi për të ardhmen? A do të përmbushet ndonjëherë profecia e Isaisë në kuptim fizik? Po. Shërimet e mrekullueshme të kryera nga Jezui dhe nga apostujt e tij në shekullin e parë treguan dëshirën dhe aftësinë e Jehovait për t’i bërë këto shërime në një shkallë më të madhe në të ardhmen. Psalmet e frymëzuara flasin për një jetë të përhershme mbi tokë në kushte paqësore. (Psalmi 37:9, 11, 29) Jezui premtoi jetë në Parajsë. (Luka 23:43) Nga fillimi e deri në librin e fundit të saj, Bibla jep shpresë për një parajsë të vërtetë. Në atë kohë, të verbrit, të shurdhrit, të çalët dhe memecët do të shërohen fizikisht dhe përgjithmonë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo