-
«Ngushëlloni popullin tim»Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
13 Në kohët biblike ishte zakon që gratë t’i kremtonin fitoret, duke thirrur me zë të lartë ose duke shpallur me këngë lajmin e mirë të betejave të fituara ose të çlirimit që po afrohej. (1 Samuelit 18:6, 7; Psalmi 68:11) Në mënyrë profetike, Isaia tregon se ka një lajm të mirë për judenjtë e mërguar, një lajm që mund të shpallet pa frikë me zë të lartë, madje, nga majat e maleve—Jehovai do ta kthejë popullin në Jerusalemin e tij të dashur.
-
-
«Ngushëlloni popullin tim»Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
Ky është një lajm i mirë që duhet shpallur pa frikë, sikur të thirrej me zë të lartë nga majat e maleve, me qëllim që shpallja të dëgjohet gjithandej. Prandaj, le t’i ngremë zërat tanë dhe le t’u bëjmë të njohur të tjerëve me guxim se Perëndia Jehova e ka rivendosur adhurimin e tij të pastër në tokë!
-