-
Mjerë vreshti jobesnik!Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
Çfarë më ka mbetur t’i bëj vreshtit tim që tashmë nuk ia kam bërë? Pse shpresova që të prodhonte rrush, por gradualisht prodhoi rrush të egër?
-
-
Mjerë vreshti jobesnik!Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
9. Në ç’kuptim Jehovai e ka trajtuar kombin e tij si një vresht me vlerë?
9 Jehovai e «mbolli» kombin e tij në vendin e Kanaanit e i dha ligjet dhe rregullat e tij, të cilat shërbyen si një mur për ta mbrojtur nga ndikimi korruptues i kombeve të tjera. (Dalja 19:5, 6; Psalmi 147:19, 20; Efesianëve 2:14) Veç kësaj, Jehovai i dha atij gjykatës, priftërinj dhe profetë me qëllim që ta mësonin. (2 Mbretërve 17:13; Malakia 2:7; Veprat 13:20) Kur Izraeli kërcënohej nga agresionet ushtarake, Jehovai nxirrte çlirues. (Hebrenjve 11:32, 33) Prandaj, me të drejtë Jehovai pyet: «Çfarë më ka mbetur t’i bëj vreshtit tim që tashmë nuk ia kam bërë?»
-