-
Jehovai na mëson për të mirën tonëProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
A do të ketë ndonjë ndikim te judenjtë jobesnikë ajo që thotë tani Jehovai? Perëndia u thotë atyre: «Ke dëgjuar. Shihe të tërën. Sa për ju, a nuk do ta tregoni? Bëra që të dëgjosh gjëra të reja nga koha e tashme, po, gjëra të rezervuara që nuk i ke ditur.
-
-
Jehovai na mëson për të mirën tonëProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
7. Çfarë do të duhet të pranojnë judenjtë e mërguar dhe çfarë mund të presin ata?
7 Shumë kohë përpara se të ndodhte në të vërtetë, Isaia regjistroi profecinë për rënien e Babilonisë. Tani, si të mërguar në Babiloni, judenjtë urdhërohen, në mënyrë profetike, që të meditojnë rreth përmbushjes së asaj profecie. A mund ta mohojnë që Jehovai është Perëndia i profecive të përmbushura? Dhe meqë banorët e Judës e kanë parë dhe e kanë dëgjuar që Jehovai është Perëndi i së vërtetës, a nuk duhet t’ua shpallin këtë të vërtetë edhe të tjerëve? Fjala e zbuluar e Jehovait parathotë gjëra të reja që nuk kanë ndodhur ende, si për shembull, pushtimi i Babilonisë nga ana e Kirit dhe çlirimi i judenjve. (Isaia 48:14-16)
-
-
Jehovai na mëson për të mirën tonëProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
Profecitë e përmbushura ua vërtetojnë hyjninë e tij jo vetëm judenjve në kohën e lashtë, por edhe të krishterëve sot. Dokumentimi i profecive të shumta që u përmbushën në të kaluarën, «gjërat e para», është një siguri se edhe gjërat e reja të premtuara nga Jehovai të tilla, si: «shtrëngimi i madh» që po vjen, mbijetesa e ‘një shumice të madhe’ gjatë këtij shtrëngimi, ‘toka e re’ dhe shumë gjëra të tjera do të realizohen. (Zbulesa 7:9, 14, 15; 21:4, 5; 2 Pjetrit 3:13) Kjo siguri i nxit njerëzit me zemër të drejtë të flasin për të me zell. Ata ndihen njëlloj si psalmisti, i cili tha: «E shpalla drejtësinë tënde në kuvendin e madh; ja, unë nuk i mbaj buzët të mbyllura.»—Psalmi 40:9.
-