BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Një kohë miratimi»
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
    • 8. Si reagon ndaj Mesisë populli i tij, por nga kush pret Mesia që të vlerësohet suksesi i tij?

      8 Por, a nuk është e vërtetë që Jezuin e përçmon dhe e hedh poshtë pjesa më e madhe e popullit të tij? Po. Në përgjithësi, kombi i Izraelit nuk e pranon Jezuin si Shërbëtorin e mirosur të Perëndisë. (Gjoni 1:11) Gjithçka që Jezui kryen kur është në tokë, bashkëkohësve të tij mund t’u duket me pak vlerë, madje, e parëndësishme. Në vazhdim, Mesia i referohet në mënyrë të tërthortë këtij dështimi në dukje të shërbimit të tij: «Jam robtuar më kot. Kam shpenzuar fuqinë time për diçka joreale dhe për kotësi.» (Isaia 49:4a) Mesia nuk i bën këto pohime ngaqë është i shkurajuar. Shqyrtoni atë që thotë në vazhdim: «Në të vërtetë, gjykimi im i përket Jehovait dhe paga ime Perëndisë tim.» (Isaia 49:4b) Suksesin e Mesisë nuk duhet ta vlerësojnë njerëzit, por Perëndia.

  • «Një kohë miratimi»
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
    • 10 Sot, ithtarët e Jezuit mund të mendojnë nganjëherë se po robtohen më kot. Në disa vende, rezultatet e shërbimit të tyre mund të duken të papërfillshme në krahasim me sasinë e punës dhe të përpjekjeve që janë bërë. Megjithatë, ata tregojnë qëndrueshmëri, duke marrë zemër nga shembulli i Jezuit. Ata forcohen, gjithashtu, edhe nga fjalët e apostullit Pavël, i cili shkroi: «Prandaj, vëllezërit e mi të dashur, bëhuni të palëkundur e të patundur, duke pasur gjithnjë shumë për të bërë në veprën e Zotërisë, duke e ditur se mundi juaj s’është i kotë në lidhje me Zotërinë.»​—1 Korintasve 15:58.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo