-
A mund ta ‘shquani si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën’?Kulla e Rojës—2001 | 1 Gusht
-
-
Ata që thonë se «e mira është e keqe dhe e keqja është e mirë»
8. (a) Kujt i drejtohen njerëzit për këshilla? (b) Çfarë lloj këshillash jepen?
8 Sot gjërat nuk janë shumë ndryshe. Thuajse në çdo fushë të veprimtarisë njerëzore, ka specialistë me bollëk. Këshilluesit martesorë dhe familjarë, gazetarët, ata që vetëquhen specialistë terapie, astrologët, mediumet spiritiste dhe të tjerët janë gati të japin këshilla kundrejt një pagese. Por, çfarë këshillash japin? Shpesh, normat e Biblës në lidhje me moralin vihen mënjanë, për t’i bërë vend të ashtuquajturit moral të ri. Për shembull, duke folur për mospranimin e qeverisë që të regjistrojë «martesat me të njëjtin seks», një kryeartikull në gazetën kryesore të Kanadasë, The Globe and Mail, thotë: «Në vitin 2000, është absurde që dy personave të cilët duhen me njëri-tjetrin dhe i janë përkushtuar njëri-tjetrit t’u mohohet dëshira e tyre më e madhe, vetëm sepse qëlloi që të jenë të të njëjtit seks.» Prirja sot është për të qenë tolerantë, jo kritikues. Çdo gjë shihet si relative dhe nuk ka më ndonjë gjë absolute për sa i përket së drejtës dhe së gabuarës.—Psalmi 10:3, 4.
9. Çfarë bëjnë shpesh njerëzit që shihen si të nderuar në shoqëri?
9 Të tjerë, kur marrin vendime, marrin për model ata që kanë sukses nga ana shoqërore dhe financiare, pra, ata që janë të pasur e me famë. Ndonëse njerëzit e pasur e me famë shihen si të nderuar në shoqërinë e sotme, shpesh ata flasin për virtyte si ndershmëria dhe mirëbesimi vetëm sa për të larë gojën. Duke rendur pas pushtetit dhe përfitimit material, shumë veta s’e kanë për gjë të gjejnë rrugën më të shkurtër dhe të shkelin mbi parimet morale. Për të arritur famë dhe popullaritet, disa veta, pa u merakosur shumë, i hedhin tej vlerat dhe normat e përcaktuara, duke parapëlqyer sjelljen që është e çuditshme dhe tronditëse. Pasoja është një shoqëri liberale dhe e motivuar nga përfitimi, motoja e së cilës është: «Çdo gjë është e lejueshme.» A është për t’u çuditur që njerëzit janë të ngatërruar dhe të pasigurt, kur vjen fjala për të drejtën dhe të gabuarën?—Luka 6:39.
10. Si kanë dalë të vërteta fjalët e Isaisë për të mirën dhe të keqen?
10 Pasojat tragjike të vendimeve jo të mençura që janë marrë në bazë të një udhëheqjeje të gabuar shihen kudo përreth nesh: martesa dhe familje të prishura, abuzimi me drogën dhe alkoolin, banda të dhunshme të rinjsh, sjellje e shthurur, sëmundje të përçuara me rrugë seksuale—për të përmendur vetëm disa. E vërtet, si mund të presim që të jetë ndryshe, kur njerëzit braktisin çdo normë dhe pikë referimi, kur bëhet fjalë për të drejtën dhe të gabuarën? (Romakëve 1:28-32) Është tamam siç e tha profeti Isaia: «Mjerë ata që thonë se e mira është e keqe dhe e keqja është e mirë, ata që e vënë errësirën për dritë dhe dritën për errësirë, ata që e vënë të hidhurën për të ëmbël dhe të ëmblën për të hidhur!
-