BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Gruaja shterpë gëzon
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
    • Identifikohet ‘gruaja’

      3. Pse do të ketë arsye për të gëzuar ‘gruaja’ shterpë?

      3 Kapitulli 54 nis me një lajm të gëzuar: «‘Thërrit me gëzim, o grua shterpë, që nuk lindje! Gëzohu me një klithmë gëzimi dhe bërtit, ti që nuk kishe dhembje lindjeje, sepse bijtë e së shkretës janë më të shumtë se bijtë e gruas që ka një pronar bashkëshortor’,​—ka thënë Jehovai.» (Isaia 54:1) Sa i emocionuar duhet të jetë Isaia kur thotë këto fjalë! Gjithashtu, sa ngushëllim do t’u sjellë judenjve të mërguar në Babiloni përmbushja e tyre! Në atë kohë Jerusalemi do të jetë ende i shkretë. Nga një këndvështrim njerëzor do të duket sikur nuk ka asnjë shpresë që ai të popullohet përsëri, ashtu si një grua shterpë nuk do të shpresonte normalisht të lindte fëmijë në moshë të shkuar. Por këtë «grua» e pret një bekim i madh në të ardhmen: ajo do të mund të lindë. Jerusalemi do të ngazëllojë së tepërmi. Ai do të mbushet përsëri me ‘bij’ ose banorë.

      4. (a) Si na ndihmon apostulli Pavël për të kuptuar se kapitulli 54 i Isaisë duhet të ketë një përmbushje më të madhe se ajo e vitit 537 p.e.s.? (b) Kush është «Jerusalemi lart»?

      4 Isaia mund të mos e dijë, por profecia e tij do të ketë më shumë se një përmbushje. Apostulli Pavël citon nga kapitulli 54 i Isaisë dhe shpjegon se ‘gruaja’ përfaqëson diçka shumë më të rëndësishme se qyteti tokësor i Jerusalemit. Ai shkruan: «Jerusalemi lart është i lirë dhe është nëna jonë.» (Galatasve 4:26) Kush është «Jerusalemi lart»? Sigurisht, ky nuk është qyteti i Jerusalemit në Tokën e Premtuar, pasi ky është tokësor e jo «lart» në sferën qiellore. «Jerusalemi lart» është ‘gruaja’ qiellore e Perëndisë, organizata e tij e përbërë nga krijesa frymore të fuqishme.

      5. Në dramën simbolike të përshkruar në Galatasve 4:22-31, kë përfaqësojnë (a) Abrahami, (b) Sara, (c) Isaku, (ç) Agara, (d) Ismaeli?

      5 Por si është e mundur që Jehovai të ketë dy gra simbolike​—një qiellore dhe një tokësore? A ka ndonjë mospërputhje këtu? Aspak. Apostulli Pavël tregon se përgjigjja gjendet në tablonë profetike të familjes së Abrahamit. (Galatasve 4:22-31; shih «Familja e Abrahamit​—Një tablo profetike», në faqen 218.) Sara, «gruaja e lirë» dhe bashkëshorte e Abrahamit, përfaqëson organizatën e Jehovait ngjashëm një gruaje, e cila përbëhet nga krijesa frymore. Agara, një skllave dhe grua dytësore ose shemër e Abrahamit, përfaqëson Jerusalemin tokësor.

      6. Në cilin kuptim kaloi organizata qiellore e Perëndisë një periudhë të gjatë shterpësie?

      6 Tani që kemi këtë informacion kyç, fillojmë të kuptojmë domethënien e thellë të Isaisë 54:1. Pas dhjetëra vjetësh shterpësie, Sara lindi Isakun në moshën 90-vjeçare. Në mënyrë të ngjashme, organizata qiellore e Jehovait kaloi një periudhë të gjatë shterpësie. Shumë kohë më parë, në Eden, Jehovai premtoi se ‘gruaja’ do të prodhonte një ‘farë’. (Zanafilla 3:15, Dio) Më shumë se 2.000 vjet më vonë, Jehovai bëri besëlidhjen me Abrahamin për Farën e premtuar. Por ‘gruas’ qiellore të Perëndisë iu desh të priste edhe për shumë e shumë shekuj të tjerë para se ta prodhonte atë Farë. Megjithatë, erdhi koha kur fëmijët e kësaj ‘gruaje [dikur] shterpë’ u bënë më të shumtë se ata të Izraelit mishor. Ilustrimi i gruas shterpë na ndihmon të kuptojmë se përse engjëjt ishin aq të paduruar për të parë ardhjen e Farës së parathënë. (1 Pjetrit 1:12) Kur ndodhi më në fund kjo?

      7. Kur pati rast për të gëzuar «Jerusalemi lart», siç ishte parathënë në Isainë 54:1, dhe pse përgjigjeni kështu?

      7 Lindja e Jezuit si një fëmijë ishte pa dyshim një rast për gëzim mes engjëjve. (Luka 2:9-14) Por nuk ishte kjo ngjarja e parathënë në Isainë 54:1. Jezui u bë bir frymor i ‘Jerusalemit lart’ vetëm në vitin 29 të e.s., kur lindi nga fryma e shenjtë dhe u njoh botërisht nga vetë Perëndia si ‘Biri i tij, i dashuri’. (Marku 1:10, 11; Hebrenjve 1:5; 5:4, 5) Pikërisht atëherë ‘gruaja’ qiellore e Perëndisë kishte arsye për të gëzuar, në përmbushje të Isaisë 54:1. Më në fund, kishte lindur Farën e premtuar, Mesinë! Shekujt e shterpësisë së saj kishin mbaruar. Megjithatë, ky nuk ishte fundi i gëzimit të saj.

      Fëmijë të shumtë për gruan shterpë

      8. Pse kishte arsye për të gëzuar ‘gruaja’ qiellore e Perëndisë pasi prodhoi Farën e premtuar?

      8 Pas vdekjes së Jezuit dhe ringjalljes që pasoi, ‘gruaja’ qiellore e Perëndisë ishte e gëzuar ta priste këtë Bir të miratuar si «të parëlindurin prej të vdekurve». (Kolosianëve 1:18) Pas kësaj, ajo filloi të lindte bij të tjerë frymorë. Në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., rreth 120 ithtarë të Jezuit u mirosën me frymën e shenjtë, duke u birësuar në këtë mënyrë si bashkëtrashëgimtarë të Krishtit. Më vonë, po atë ditë, u shtuan edhe 3.000 të tjerë. (Gjoni 1:12; Veprat 1:13-15; 2:1-4, 41; Romakëve 8:14-16) Ky grup bijsh vazhdoi të rritet. Gjatë shekujve të parë të apostazisë së të ashtuquajturit krishterim, rritja u ngadalësua së tepërmi. Megjithatë, në shekullin e 20-të, kjo gjendje do të ndryshonte.

  • Gruaja shterpë gëzon
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
    • [Figura në faqen 220]

      Pas pagëzimit, Jezui u miros me frymën e shenjtë dhe kjo shënoi fillimin e përmbushjes më të rëndësishme të Isaisë 54:1

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo