-
«I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Jehovai!»Kulla e Rojës—2011 | 1 Dhjetor
-
-
Isaia mbushet me nderim jo vetëm nga ajo që shikon, por edhe nga ajo që dëgjon. Duke formuar një kor qiellor, serafinët ngrenë zërat në këngë. Isaia shkruan: «Ata i thërritnin njëri-tjetrit: ‘I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Jehovai i ushtrive!’» (Vargu 3) Fjala hebraike që përkthehet «i shenjtë» mbart kuptimin e pastërtisë dhe të dëlirësisë. Gjithashtu, fjala përfshin «idenë e lirisë totale nga mëkati dhe që s’ka të bëjë fare me të». Ndoshta serafinët këndojnë pa ndërprerje një këngë antifonike. Në këngë përsëritin tri herë fjalën «i shenjtë» për të theksuar se Jehovai është i tillë në shkallën më të lartë. (Zbulesa 4:8) Pra, shenjtëria është një karakteristikë dalluese e natyrës së tij. Jehovai është plotësisht i dëlirë, i pastër dhe i paqortueshëm.
-