-
«I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Jehovai»T’i afrohemi Jehovait
-
-
Shqyrto se si reagoi Isaia kur dëgjoi serafinët që shpallnin shenjtërinë e Jehovait. «Unë thashë: ‘I mjeri unë! Jam pothuajse i katandisur të hesht, sepse jam njeri me buzë të papastra dhe banoj mes një populli me buzë të papastra; sepse sytë e mi kanë parë vetë Mbretin, Jehovain e ushtrive!’» (Isaia 6:5) Po, shenjtëria e pafundme e Jehovait i kujtoi Isaisë se sa mëkatar dhe i papërsosur ishte. Në fillim ai burrë besnik u ndie fare përtokë, por Jehovai nuk e la në këtë gjendje.
18 Menjëherë një serafin e ngushëlloi profetin. Si e bëri këtë? Ajo krijesë e fuqishme frymore fluturoi deri te altari, mori prej tij një thëngjill dhe me të preku buzët e Isaisë. Kjo mund të duket se sjell dhembje më tepër se ngushëllim. Por, mos harro se ky ishte një vegim, plot me domethënie simbolike. Isaia, një hebre besnik, e dinte mirë se në altarin e tempullit ofroheshin përditë flijime, për të bërë shlyerjen e mëkateve. Me dashuri, serafini i kujtoi profetit se ndonëse ky i fundit ishte vërtet i papërsosur, «me buzë të papastra», mund të kishte një qëndrim të pastër para Perëndisë.a Jehovai ishte gati ta quante të shenjtë, të paktën në kuptimin relativ, një njeri të papërsosur e mëkatar.—Isaia 6:6, 7.
-
-
«I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Jehovai»T’i afrohemi Jehovait
-
-
a Shprehja «me buzë të papastra» është me vend, pasi në Bibël buzët përdoren shpesh në kuptimin figurativ për të paraqitur të folurit ose gjuhën që përdoret. Te të gjithë njerëzit e papërsosur, një përqindje e madhe mëkatesh mund të vijnë si pasojë e mënyrës se si përdoret aftësia e të folurit.—Proverbat 10:19; Jakovit 3:2, 6.
-