BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Perëndia Jehova është në tempullin e tij të shenjtë
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • 22 Ashtu si Isaia, Jezui e kreu me besnikëri veprën që i ishte caktuar dhe hasi të njëjtin reagim. Judenjtë e kohës së Jezuit nuk ishin më të gatshëm për ta pranuar mesazhin, sesa ata të cilëve u predikoi profeti Isaia. (Isaia 1:4) Një tipar i shërbimit të Jezuit ishte përdorimi i ilustrimeve. Kjo i shtyu dishepujt të pyetnin: «Pse po u flet duke përdorur ilustrime?» Jezui ua ktheu: «Juve ju është lejuar të kuptoni sekretet e shenjta të mbretërisë së qiejve, por atyre nuk u është lejuar. Ja përse u flas duke përdorur ilustrime, sepse duke shikuar, shikojnë më kot dhe duke dëgjuar, dëgjojnë më kot e as nuk e kapin kuptimin e saj; dhe në ta po përmbushet profecia e Isaisë, që thotë: ‘Duke dëgjuar, do të dëgjoni, por kurrsesi nuk do ta kapni kuptimin e saj; dhe duke shikuar, do të shikoni, por kurrsesi nuk do të shihni. Sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme dhe me veshët e tyre kanë dëgjuar me indiferencë dhe i kanë mbyllur sytë; që të mos shohin kurrë me sytë e tyre dhe të mos dëgjojnë me veshët e tyre e të mos e kapin kuptimin e saj me zemrën e tyre dhe të kthehen e unë t’i shëroj.’»—Mateu 13:10, 11, 13-15; Marku 4:10-12; Luka 8:9, 10.

      23 Duke cituar nga Isaia, Jezui po tregonte se profecia kishte një përmbushje në kohën e tij. Populli si një i tërë kishte një qëndrim në zemër të ngjashëm me atë të judenjve në kohën e Isaisë. Ata e bënë veten të verbër dhe të shurdhër ndaj mesazhit të tij dhe njësoj si ata përjetuan shkatërrimin. (Mateu 23:35-38; 24:1, 2)

  • Perëndia Jehova është në tempullin e tij të shenjtë
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
    • 24. Çfarë aplikimi i bëri Pavli profecisë së Isaisë dhe çfarë tregon kjo?

      24 Rreth vitit 60 të e.s., Pavli përfundoi në arrest shtëpie në Romë. Këtu, ai organizoi një mbledhje me «të parët e Judenjve» e me të tjerë dhe ‘u dha dëshmi të plotë për mbretërinë e Perëndisë’. Kur shumë nuk e pranuan mesazhin e tij, Pavli shpjegoi se kjo ndodhte në përmbushje të profecisë së Isaisë. (Veprat 28:17-27; Isaia 6:9, 10) Kështu, dishepujt e Krishtit kryen një caktim të ngjashëm me atë të Isaisë.

      25. Çfarë kanë dalluar Dëshmitarët e Perëndisë të kohëve moderne dhe si reagojnë ata?

      25 Në mënyrë të ngjashme, Dëshmitarët e Jehovait sot kuptojnë që Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë. (Malakia 3:1) Ashtu si Isaia ata thonë: «Ja ku jam! Më dërgo mua.» Me zell, ata bëjnë të jehojë mesazhi paralajmërues rreth afrimit të fundit të këtij sistemi të lig. Por siç tregoi Jezui, relativisht pak njerëz i hapin sytë dhe veshët për të parë e për të dëgjuar, në mënyrë që të shpëtojnë. (Mateu 7:13, 14) Në fakt, të lumtur janë ata që i hapin zemrat e tyre për të dëgjuar dhe për ‘t’u shëruar’.—Isaia 6:8, 10.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo