-
Ti mund të nxjerrësh dobi nga besëlidhja e rePerëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
-
-
17. Në ç’kuptim Jehovai nuk ‘i kujton’ më mëkatet?
17 Çfarë ndodh me mëkatet e atyre që Perëndia miraton? Siç e pamë më parë, Jehovai tha nëpërmjet Jeremisë: «Do t’ua fal fajin dhe nuk do t’ua kujtoj më mëkatin.» (Jer. 31:34) Perëndia e bën këtë për të mirosurit në bazë të flijimit të Jezuit. Po kështu, ai mund t’ua falë mëkatet shumicës së madhe në bazë të të njëjtit ‘gjak të besëlidhjes’. Deklarata e Jeremisë se Perëndia nuk ‘do t’i kujtojë’ më mëkatet, nuk nënkupton se Ai do të humbë kujtesën e s’do t’i mbajë mend ato. Ajo tregon se, pasi Jehovai ka dhënë disiplinën e duhur dhe e ka falur një mëkatar të penduar, e hedh pas shpine atë mëkat. Mendo për mëkatet që kreu mbreti David në lidhje me Betshebën dhe me Uriahun. Davidi mori disiplinë dhe vuajti pasojat e mëkateve të tij. (2 Sam. 11:4, 15, 27; 12:9-14; Isa. 38:17) Megjithatë, Perëndia nuk vazhdoi t’i kërkonte llogari për ato mëkate. (Lexo 2 Kronikave 7:17, 18.) Siç e tregon besëlidhja e re, kur Jehovai i fal mëkatet në bazë të flijimit të Jezuit, nuk i kujton më ato.—Ezek. 18:21, 22.
18, 19. Ç’mësim për faljen përmban besëlidhja e re?
18 Pra, besëlidhja e re thekson një aspekt të mrekullueshëm të mënyrës si vepron Jehovai me njerëzit mëkatarë, qofshin të mirosur, që janë pjesëmarrës në besëlidhje, qofshin me shpresë tokësore. Mund të kesh besim se kur Jehovai t’i ketë falur mëkatet e tua, nuk do të t’i kujtojë sërish.
-
-
Ti mund të nxjerrësh dobi nga besëlidhja e rePerëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
-
-
Ata nuk do të mësojnë më secili shokun e vet dhe vëllanë e vet: ‘Njihni Jehovain!’ Sepse të gjithë ata do të më njohin.» (Jer. 31:33, 34) Të mirosurit që janë sot në tokë e kanë treguar se kanë brenda tyre ligjin e Perëndisë. Ata i duan të vërtetat që gjenden në to, dhe nuk mbështeten në mësimet e ndonjë njeriu. Me kënaqësi u kanë dhënë njohuri biblike atyre që formojnë shumicën e madhe. Kështu, edhe këta që kanë shpresë tokësore, kanë arritur të njohin dhe të duan Jehovain. I nënshtrohen me gatishmëri drejtimit të tij dhe kanë besim te premtimet e tij. Me siguri, ky përshkrim vlen edhe për ty. Ke arritur ta njohësh mirë Perëndinë dhe ke një marrëdhënie personale me të. Vërtet një dobi e madhe!
22 Si ke arritur ta forcosh marrëdhënien tënde me Jehovain? Pa dyshim të kujtohen raste kur e ke ndier se u është përgjigjur lutjeve të tua. Nëpërmjet këtyre përvojave, e ke kuptuar më mirë ç’lloj Perëndie është ai. Mund të kesh ndier se ishte përkrah teje kur kujtove një shkrim që të ndihmoi të përballoje një vështirësi. Ruaji si thesar këto përvoja. Ndërsa vazhdon të studiosh Fjalën e tij, do të të shtohet gjithnjë e më tepër njohuria për të, dhe kjo është një dobi e pafund.
23. Si mund të të çlirojë njohuria për Jehovain nga ndjenjat trazuese të panevojshme?
23 Por, me besëlidhjen e re lidhet edhe një bekim tjetër që mund të kemi tani. Kur e njohim Jehovain si ai që siguron faljen në bazë të kësaj besëlidhjeje, kjo mund të na çlirojë nga ndjenjat e vazhdueshme të fajit. Për shembull, disa mund të kenë abortuar para se të njihnin normat e Perëndisë dhe tani ndihen në faj e të trishtuara sepse me qëllim i dhanë fund jetës së një njeriu që po zhvillohej. Të tjerë ndihen kështu ngaqë kanë marrë jetë njerëzish kur ishin në luftë. Flijimi shpërblyes i Jezuit, që është thelbësor për besëlidhjen e re, siguron faljen për ata që janë penduar vërtet. Duke qenë kështu, a nuk duhet të jemi të bindur se, nëse Jehovai na i ka falur mëkatet, e konsideron të mbyllur çështjen? S’kemi pse të bluajmë në mendje mëkatet që Jehovai i ka falur plotësisht.
24. Si të inkurajon tregimi te Jeremia 31:20?
24 Një dëshmi e gjallë e faljes së Perëndisë gjendet te Jeremia 31:20. (Lexoje.) Dekada para kohës së Jeremisë, Jehovai e ndëshkoi mbretërinë dhjetëfisëshe të Izraelit (të përfaqësuar nga Efraimi, fisi kryesor) për shkak të idhujtarisë, dhe i çuan në mërgim. Megjithatë, Perëndia ishte shumë i lidhur me njerëzit e atij kombi dhe u tregoi përzemërsi të butë. Ende i donte si ‘një bir të çmuar’. Kur mendonte për ta, ‘i trazoheshin’ zorrët, domethënë prekej në ndjenjat më të thella. Ky fragment, që gjendet në kontekstin e besëlidhjes së re, tregon sa zemërgjerë është Jehovai me ata që pendohen për sjelljen e gabuar.
25. Pse i je mirënjohës Jehovait për besëlidhjen e re?
25 Premtimi i Jehovait për t’i falur mëkatet me anë të besëlidhjes së re, do të përmbushet në masë të plotë në fund të Mbretërimit mijëvjeçar të Krishtit. Jezu Krishti, bashkë me 144.000 nënpriftërinjtë, do t’i kenë kthyer në përsosmëri njerëzit besnikë. Pas provës përfundimtare, të gjithë njerëzit do të jenë në kuptim të plotë pjesëtarë të familjes universale të Jehovait. (Lexo Romakëve 8:19-22.) Për shekuj të tërë, të gjithë kanë rënkuar nën barrën e mëkatit. Por, në atë kohë, krijimi njerëzor i Jehovait do të ketë «lirinë e lavdishme të fëmijëve të Perëndisë», lirinë nga mëkati e nga vdekja. Prandaj, të jesh i sigurt se mund të nxjerrësh shumë dobi nga masa e dashur e besëlidhjes së re. Nëpërmjet ‘filizit’ për Davidin mund të kesh dobi tani e përgjithmonë dhe të jetosh kur Jehovai të bëjë «atë që është e drejtë në vend».—Jer. 33:15.
-