BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/6 f. 12-16
  • A e çmon organizatën e Jehovait?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e çmon organizatën e Jehovait?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një njeri që pa moritë qiellore
  • Të studiojmë për të perceptuar
  • Të gërmojmë për mendjehollësi
  • Ajo që pa Isaia
  • Çfarë pa Ezekieli?
  • Ushtria e zjarrtë e Jehovait
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Eliseu i pa karrocat e zjarrta—Po ti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Eliseu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/6 f. 12-16

A e çmon organizatën e Jehovait?

«Kjo është ajo që ka thënë Jehovai: ‘Qiejtë janë froni im dhe toka është stoli im i këmbëve.’»—ISAIA 66:1, BR.

1, 2. (a) Cilën dëshmi të dukshme të ekzistencës së organizatës së Jehovait mund të tregosh qartë? (b) Ku banon Jehovai?

A E BESON se Jehovai ka një organizatë? Nëse po, pse e beson këtë? Ti mund të përgjigjesh: ‘Po ja, kemi një Sallë Mbretërie. Kemi një kongregacion të organizuar mirë dhe një trup pleqsh. Kemi një mbikëqyrës qarkor të emëruar siç duhet, i cili na bën rregullisht vizita. Marrim pjesë nëpër asamble dhe kongrese të organizuara. Në vendin tonë kemi një zyrë dege të Shoqatës Watch Tower. Sigurisht, e gjithë kjo dhe shumë më tepër se kaq, provon se Jehovai ka një organizatë që funksionon.’

2 Tipare të tilla japin dëshmi për ekzistencën e një organizate. Por, nëse gjithë sa shohim dhe kuptojmë është ajo që ndodhet në tokë, nuk e kemi kapur plotësisht kuptimin e organizatës së Jehovait. Jehovai i tha Isaisë se toka s’është veçse stoli i Tij i këmbëve, por qiejtë janë froni i Tij. (Isaia 66:1, BR) Për cilët «qiej» e kishte fjalën Jehovai? Për atmosferën tonë? Për hapësirën? Apo për ndonjë nivel tjetër jete? Isaia flet për një «banesë të lartë shenjtërie dhe bukurie» të Jehovait, ndërsa psalmisti i përshkruan këta qiej si «vendi i caktuar ku banon ai». Kështu, «qiejtë» në Isainë 66:1 i referohen sferës së padukshme frymore, në të cilën Jehovai zë pozitën supreme, maksimale.—Isaia 63:15; Psalmi 33:13, 14, BR.

3. Si mund t’i mposhtim dyshimet?

3 Prandaj, nëse me të vërtetë dëshirojmë ta kuptojmë dhe ta çmojmë organizatën e Jehovait, duhet t’u drejtohemi qiejve. Për disa, kjo gjë përbën një problem. Përderisa organizata qiellore e Jehovait është e padukshme, si e dimë se ajo ekziston me të vërtetë? Madje disa mund të futen në një tunel dyshimesh, duke pyetur veten: ‘Si mund të jem i sigurt?’ E pra, si mund ta mposhtë besimi dyshimin? Dy mënyra kryesore janë studimi intensiv personal i Fjalës së Perëndisë, si dhe ndjekja e rregullt dhe pjesëmarrja aktive në mbledhjet e krishtere. Atëherë, në fund të tunelit shohim dritën e së vërtetës. Ka pasur edhe shërbëtorë të tjerë të Perëndisë, të cilët kanë pasur dyshime. Le të shqyrtojmë rastin e shërbëtorit të Eliseut, kur Izraeli po sulmohej nga mbreti i Sirisë.—Krahaso Gjonin 20:24-29; Jakovit 1:5-8.

Një njeri që pa moritë qiellore

4, 5. (a) Cili ishte problemi që kishte shërbëtori i Eliseut? (b) Si iu përgjigj Jehovai lutjes së Eliseut?

4 Natën, mbreti i Sirisë dërgoi në Dathan një forcë të madhe ushtarake, për të kapur Eliseun. Kur shërbëtori i Eliseut u ngrit herët në mëngjes dhe doli jashtë, ndoshta për të marrë pak ajër të freskët në çatinë e sheshtë të banesës së tyre në Lindjen e Mesme, oh, ç’goditje pësoi! Një ushtri e tërë sirianësh me kuaj dhe qerre lufte po rrethonte qytetin, në pritje për të kapur profetin e Perëndisë. Shërbëtori i thirri Eliseut: «Medet, zotëria im! Ç’do të bëjmë?» Duket se Eliseu, me qetësi dhe siguri, iu përgjigj: «Mos ki frikë, sepse janë më të shumtë ata që janë me ne, sesa ata që janë me ta.» Shërbëtori duhet të ketë pyetur veten: ‘Po ku janë? Nuk po i shoh dot!’ Disa herë, ky mund të jetë edhe problemi ynë: nuk arrijmë të shohim me sytë e kuptueshmërisë apo të perceptojmë, moritë qiellore.—2. Mbretërve 6:8-16, BR; Efesianëve 1:18.

5 Eliseu u lut që shërbëtorit të tij t’i hapeshin sytë. Ç’ndodhi më pas? «Menjëherë Jehovai hapi sytë e shërbëtorit, kështu që ai pa dhe ja! Rajoni malor ishte plot me kuaj dhe me qerre të zjarrta lufte përqark Eliseut.» (2. Mbretërve 6:17, BR) Po, ai pa moritë qiellore, ushtritë engjëllore që pritnin të mbronin shërbëtorin e Perëndisë. Tani, mundi ta kuptonte sigurinë e Eliseut.

6. Si mund të fitojmë mendjehollësi mbi organizatën qiellore të Jehovait?

6 A kemi herë pas here një problem perceptimi të ngjashëm me atë të shërbëtorit të Eliseut? A jemi të prirur për të parë vetëm anën fizike të situatave që na kërcënojnë ne ose veprën e krishterë në disa vende? Nëse po, a mund të presim një vizion të veçantë për të na hapur mendjen? Jo, sepse kemi diçka që shërbëtori i Eliseut nuk e kishte: një libër të tërë që përmban shumë vizione, Biblën, e cila mund të na japë mendjehollësi mbi organizatën qiellore. Kjo Fjalë e frymëzuar jep edhe parime udhërrëfyese, për ta vendosur drejt mënyrën tonë të të menduarit dhe të të jetuarit. Megjithatë, duhet të bëjmë një përpjekje që të kërkojmë aftësi shquese dhe të kultivojmë çmueshmëri për rregullimin e Jehovait. Këtë mund ta bëjmë me anë të studimit personal, bashkë me lutje dhe meditim.—Romakëve 12:12; Filipianëve 4:6; 2. Timoteut 3:15-17.

Të studiojmë për të perceptuar

7. (a) Cili mund të jetë problemi i disave në lidhje me studimin personal të Biblës? (b) Pse për studimin personal ia vlen të përpiqesh?

7 Për shumë njerëz, të tillë si ata që kur ishin në shkollë s’u pëlqente asnjëherë të studionin ose që s’kanë pasur kurrë mundësi të merren me të, studimi personal nuk është medoemos një aspekt i këndshëm. Por, nëse duam ta perceptojmë dhe ta kuptojmë me sytë tanë të kuptueshmërisë organizatën e Jehovait, duhet të kultivojmë dëshirën për të studiuar. A mund të kënaqesh me një ushqim të mirë, të papërgatitur më parë? Siç do të të thoshte çdo kuzhinier, për të përgatitur një ushqim të shijshëm duhet shumë punë. E megjithatë, mund të konsumohet brenda gjysmë ore a më pak. Nga ana tjetër, dobitë e një studimi personal mund të zgjasin një jetë të tërë. Studimi personal mund të bëhet një shije e fituar, kur shohim progresin që mund të bëjmë. Apostulli Pavël kishte të drejtë kur tha se duhet t’i kushtojmë vëmendje vetes dhe mësimit tonë, si dhe të vazhdojmë t’i kushtohemi leximit publik. Kërkohen përpjekje këmbëngulëse, por dobitë mund të jenë të përhershme.—1. Timoteut 4:13-16, BR.

8. Çfarë qëndrimi rekomandojnë Proverbat?

8 Një burrë i mençur i kohëve të shkuara tha: «Biri im [ose bija ime], nëse ti do t’i marrësh thëniet e mia dhe do t’i ruash si thesar urdhërimet e mia pranë teje, në mënyrë që me veshin tënd t’i kushtosh vëmendje mençurisë, për ta përkulur zemrën tënde drejt aftësisë shquese; nëse [ti], akoma më tepër, thërret për vetë kuptueshmërinë dhe lëshon zërin tënd për vetë aftësinë shquese, nëse [ti] vazhdon të kërkosh për të si për argjendin dhe nëse [ti] vazhdon të kërkosh për të si për thesaret e fshehura, në këtë rast do të kuptosh druajtjen e Jehovait dhe do të gjesh vetë njohurinë e Perëndisë.»—Proverbat (Fjalët e urta) 2:1-5, BR.

9. (a) Si krahasohet vlera e arit me «vetë njohurinë e Perëndisë»? (b) Për cilat vegla kemi nevojë, që të marrim njohurinë e saktë?

9 A e kupton se mbi kë bie përgjegjësia? ‘Nëse ti’ është fraza e përsëritur. Vëre edhe shprehjen ‘nëse vazhdon të kërkosh si për thesaret e fshehura’. Mendo për minatorët që për shekuj të tërë gërmuan për argjend dhe ar në Bolivi, Meksikë, Afrikën Jugore dhe në vende të tjera. Ata punonin shumë, duke përdorur kazma dhe lopata, për të gërryer shkëmbin prej të cilit do të merrnin metalet e çmuara. Ata e vlerësonin kaq shumë arin, saqë në një minierë në Kaliforni, SHBA, gërmuan 591 kilometra tunele, të cilët arrinin një thellësi vertikale prej pothuajse 1,5 kilometrash, vetëm e vetëm për të gjetur ar. Por megjithatë, a mund ta hash arin? A mund ta pish arin? A do të mbajë gjallë ai, nëse je duke vdekur nga uria dhe etja në një shkretëtirë? Jo, vlera e tij është teorike dhe arbitrare, që ndryshon nga dita në ditë, siç pasqyrohet në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, njerëzit kanë vdekur për të. Sa shumë ia vlejnë, atëherë, përpjekjet për të marrë arin frymor, «vetë njohurinë e Perëndisë»! Mendo! Vetë njohurinë mbi Zotërinë Sovran të universit, mbi organizatën dhe qëllimet e tij! Në lidhje me këtë, mund të përdorim kazma dhe lopata frymore. Këto janë botimet e bazuara në Bibël, të cilat na ndihmojnë për të gërmuar në Fjalën e Perëndisë dhe për të kapur domethënien e saj.—Jobi 28:12-19.

Të gërmojmë për mendjehollësi

10. Çfarë pa Danieli në një vizion?

10 Le të bëjmë njëfarë gërmimi frymor, që të fillojmë të marrim vetë njohurinë mbi organizatën qiellore të Jehovait. Për një mendjehollësi themelore, le t’i drejtohemi vizionit të Danielit për të Lashtin e ditëve në fronin e tij. Danieli shkruan: «Vazhdova të shikoja derisa u vunë frone dhe u ul i Lashti i Ditëve. Veshja e tij ishte e bardhë si bora dhe flokët e kokës së tij ishin si lesh i pastër. Froni i tij ishte flakë zjarri; rrotat e tij [fronit] ishin një zjarr përvëlues. Kishte një përrua zjarri që rridhte dhe dilte nga përpara tij. Kishte një mijë mijëra që vazhdonin t’i shërbenin dhe dhjetë mijë herë dhjetë mijë që vazhdonin të qëndronin tamam përpara tij. Trupi Gjykues zuri vend dhe u hapën libra.» (Danieli 7:9, 10, BR) Cilët ishin këta mijëra që i shërbenin Jehovait? Referimet anësore në Përkthimin Bota e Re, të përdorura si «kazma» dhe «lopata», na çojnë në referime të tilla, si: Psalmi 68:17 dhe Hebrenjve 1:14. Po, ata që i shërbenin ishin engjëj qiellorë!

11. Si mund të na ndihmojë vizioni i Danielit, për të kuptuar fjalët e Eliseut?

11 Tregimi i Danielit nuk thotë se ai pa të gjithë engjëjt besimplotë që ka nën komandë Perëndia. Mund të jenë miliona më shumë. Por, sigurisht, tani mund ta kuptojmë se përse Eliseu mundi të thoshte: «Janë më të shumtë ata që janë me ne, sesa ata që janë me ta.» Ushtritë qiellore të Jehovait ia kalonin në numër ushtrisë së mbretit të Sirisë, edhe pse kjo mbështetej nga engjëjt jo besimplotë, demonët.—Psalmi 34:7; 91:11.

12. Si mund të arrish të dish më shumë në lidhje me engjëjt?

12 Ndoshta do të dëshiroje të dije më shumë rreth këtyre engjëjve, si për shembull për rolin që luajnë ata në shërbimin e Jehovait. Nga fjala greke për engjëll, mund të kuptojmë se ata janë lajmëtarë, sepse kjo fjalë do të thotë edhe «lajmëtar». Megjithatë, detyrat e tyre përfshijnë shumë më tepër se kaq. Por, që ta gjesh se çfarë, duhet të gërmosh. Nëse e ke librin Mendjehollësi mbi Shkrimet, mund të studiosh artikullin «Engjëjt» ose mund të konsultosh artikujt që flasin për engjëjt në Kullën e Rojës. Do të habitesh se sa shumë mund të mësosh për këta shërbëtorë qiellorë të Perëndisë dhe do të arrish të çmosh mbështetjen e tyre. (Zbulesa 14:6, 7) Megjithatë, në organizatën qiellore të Perëndisë, disa krijesa frymore u shërbejnë qëllimeve specifike.

Ajo që pa Isaia

13, 14. Çfarë pa Isaia në vizion dhe si u emocionua ai prej tij?

13 Tani le të gërmojmë ca në vizionin e Isaisë. Kur lexon vargjet 1 deri në 7 të kapitullit 6, ato duhet të të lënë shumë mbresa. Isaia thotë se «arriti të shohë Jehovain, të ulur në një fron» dhe «serafinë qëndronin në këmbë sipër tij». Ata shpallnin lavdinë e Jehovait, duke madhëruar shenjtërinë e tij. Edhe vetëm duke e lexuar këtë tregim, do të emocionoheshe. Cili qe reagimi i Isaisë? «Unë thashë: ‘I mjeri unë! Sepse jam si i dërguar në heshtje [në Sheol], sepse një burrë me buzë të papastra jam dhe mes një populli me buzë të papastra banoj; sepse sytë e mi kanë parë Mbretin, vetë Jehovain e ushtrive!’» (BR) Sa mbresa i la atij ky vizion! Po ty?

14 Pra, si qe në gjendje Isaia t’i bënte ballë kësaj pamjeje të lavdishme? Ai shpjegon se një serafin i erdhi në ndihmë dhe i tha: «Gabimi yt është larguar dhe vetë mëkati yt është shlyer.» (Isaia 6:7, BR) Isaia mundi të kishte besim në mëshirën e Perëndisë dhe t’u kushtonte vëmendje fjalëve të Jehovait. Tani, a nuk do të të pëlqente të dije më shumë rreth këtyre krijesave frymore të rangut të lartë? Atëherë, çfarë duhet të bësh? Gërmo për më shumë informacione. Një vegël për t’u përdorur do të ishte Treguesi i botimeve të Shoqatës Watch Tower, anglisht, duke ndjekur referimet e tij në shumë burime që sqarojnë informacionet.

Çfarë pa Ezekieli?

15. Ç’gjë tregon se vizioni i Ezekielit është i besueshëm?

15 T’i drejtohemi tani një tipi tjetër krijese frymore. Ezekieli pati privilegjin të shihte një vizion të frymëzuar, ndërkohë që ishte ende rob në Babiloni. Hape Biblën tënde te Ezekieli, kapitulli 1, tri vargjet e para. Si fillon tregimi? A thotë që ‘një herë e një kohë, në një vend të largët . . . ’? Jo, ky nuk është një tregim i sajuar në një kuadër kohor mitologjik. Vargu 1 pohon: «Tani, në vitin e trembëdhjetë, në muajin e katërt, ditën e pestë të muajit, ndërsa ndodhesha mes popullit të mërguar buzë lumit Kebar, ndodhi që qiejtë u hapën dhe fillova të shoh vizionet e Perëndisë.» Çfarë vëren në këtë varg? Ai jep një datë dhe një vend të saktë. Këto hollësi tregojnë qartë se bëhet fjalë për vitin e pestë të mërgimit të mbretit Jehoakin, për vitin 613 p.e.s.

16. Çfarë pa Ezekieli?

16 Dora e Jehovait ishte mbi Ezekielin dhe ai filloi të shohë një vizion mahnitës të Jehovait mbi një fron, në një qerre tepër të madhe qiellore, e cila kishte rrota të stërmëdha me sy përreth disqeve. Hollësia që na intereson këtu është se kishte katër krijesa, një që qëndronte në çdo rrotë. «Ja se si dukeshin ato: kishin ngjashmërinë e njeriut tokësor. Secila kishte katër fytyra dhe secila prej tyre katër krahë. . . . Dhe sa për ngjashmërinë e fytyrave të tyre, të katërta kishin një fytyrë njeriu e një fytyrë luani në të djathtë dhe të katërta kishin një fytyrë demi në të majtë; gjithashtu, të katërta kishin një fytyrë shqiponje.»—Ezekieli 1:5, 6, 10, BR.

17. Çfarë përfaqësojnë katër fytyrat e kerubinëve?

17 Çfarë ishin këto katër krijesa të gjalla? Vetë Ezekieli na tregon se ishin kerubinë. (Ezekieli 10:1-3, 14) Pse kishin katër fytyra? Për të përfaqësuar katër atributet e spikatura të Zotërisë Sovran Jehova. Fytyra e shqiponjës ishte simbol i mençurisë largpamëse. (Jobi 39:27-29) Çfarë përfaqësonte fytyra e demit? Dihet se me forcën e tmerrshme të qafës dhe të shpatullave të tij, një dem që përleshet e ngre në ajër një kalë bashkë me kalorësin. Sigurisht, demi është simbol i fuqisë së pakufishme të Jehovait. Luani është përdorur si simbol i drejtësisë së guximshme. Së fundi, fytyra e njeriut përfaqëson në mënyrë të përshtatshme dashurinë e Perëndisë, sepse njeriu është e vetmja krijesë tokësore që mund ta manifestojë me inteligjencë këtë cilësi.—Mateu 22:37, 39; 1. Gjonit 4:8.

18. Si e shton apostulli Gjon perceptimin që kemi për organizatën qiellore?

18 Ka edhe vizione të tjera që mund të na ndihmojnë për ta plotësuar imazhin. Këto përfshijnë vizionet e Gjonit, të treguara në librin biblik të Zbulesës. Ai, ashtu si Ezekieli, e pa Jehovain në një fron të lavdishëm, të shoqëruar nga kerubinët. Çfarë po bëjnë kerubinët? Ata i bëjnë jehonë shpalljes së serafinëve, e cila gjendet në kapitullin 6 të Isaisë, duke thënë: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Perëndia Jehova, i Plotfuqishmi, që ishte, që është dhe që po vjen.» (Zbulesa 4:6-8, BR) Gjoni sheh edhe një qengj pranë fronit. Cilin mund të përfaqësojë ai? Pikërisht Qengjin e Perëndisë, Jezu Krishtin.—Zbulesa 5:13, 14, BR.

19. Nëpërmjet këtij studimi, çfarë ke perceptuar në lidhje me organizatën e Jehovait?

19 Kështu, çfarë kemi perceptuar me anë të këtyre vizioneve? Që organizata qiellore ka në kulmin e vet Perëndinë Jehova në fronin e tij, të shoqëruar nga Qengji, Jezu Krishti, i cili është Fjala apo Logos-i. Më pas, kemi parë një mori qiellore engjëjsh, përfshirë serafinët dhe kerubinët. Ato janë pjesë e një organizate shumë të madhe e të bashkuar, që i shërben qëllimeve të Jehovait. Njëri prej këtyre qëllimeve është predikimi i lajmit të mirë në mbarë botën në këtë kohë të fundit.—Marku 13:10; Gjoni 1:1-3; Zbulesa 14:6, 7.

20. Cilës pyetje do t’i jepet përgjigje në artikullin vijues?

20 Së fundi, kemi Dëshmitarët e Jehovait në tokë, që mblidhen në Sallat e tyre të Mbretërisë, për të mësuar se si ta kryejnë vullnetin e Zotërisë Sovran. Sigurisht, tani mund ta kuptojmë se janë më të shumtë ata që janë me ne, sesa ata që janë me Satanain dhe me armiqtë e së vërtetës. Mbetet pyetja: Ç’ka të bëjë organizata qiellore me predikimin e lajmit të mirë të Mbretërisë? Artikulli vijues do të shqyrtojë këtë dhe çështje të tjera.

Pyetje për rishikim

◻ Që ta çmojmë organizatën e Jehovait, çfarë duhet të kuptojmë?

◻ Cila qe përvoja që pati shërbëtori i Eliseut dhe si e inkurajoi atë profeti?

◻ Si duhet ta konsiderojmë studimin personal?

◻ Si dhanë hollësi mbi organizatën qiellore Danieli, Isaia dhe Ezekieli?

[Figura në faqen 13]

Dobitë e studimit personal ua tejkalojnë shumë herë atyre të një ushqimi të përgatitur mirë

[Figura në faqen 15]

Përgjigjja e Jehovait ndaj lutjes së Eliseut ishte një vizion morish qiellore

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo