BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • I çliruar nga dhëmbët e luanëve!
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
    • Prandaj hynë drejt e në temë, duke thënë: «Të gjithë zyrtarët e lartë të mbretërisë, prefektët dhe satrapët, zyrtarët e lartë mbretërorë dhe qeveritarët, janë këshilluar së bashku për të vendosur një statut mbretëror dhe për të vënë në fuqi një ndalim, që kushdo që për tridhjetë ditë i bën kërkesë një perëndie a njeriu përveçse ty, o mbret, duhet të flaket në gropën e luanëve.»a—Danieli 6:6, 7.

      8. (a) Pse Darit do t’i jetë dukur tërheqës ligji i propozuar? (b) Cili ishte motivi i vërtetë i zyrtarëve të lartë dhe i satrapëve?

      8 Dokumentet historike vërtetojnë se ishte e zakonshme që mbretërit e Mesopotamisë të konsideroheshin dhe të adhuroheshin si hyjnorë. Kështu që pa dyshim, Darit iu bë qejfi nga ky propozim. Ai mund të ketë parë edhe anën praktike të tij. Mos harro se për ata që jetonin në Babiloni, Dari ishte një i huaj dhe i sapoardhur. Ky ligj i ri do të shërbente për të përforcuar pozitën e tij si mbret dhe do t’i nxiste njerëzit e shumtë që jetonin në Babiloni t’i ishin besnikë regjimit të ri dhe ta mbështetnin atë. Megjithatë, kur propozuan dekretin, zyrtarëve të lartë dhe satrapëve as që u bëhej vonë për të mirën e mbretit. Motivi i tyre i vërtetë ishte të zinin në grackë Danielin, sepse e dinin që ai e kishte zakon t’i lutej Perëndisë tri herë në ditë përpara dritareve të hapura të dhomës së tij në çati.

      9. Pse ligji i ri nuk do të përbënte një problem për shumicën e jojudenjve?

      9 A do të krijonte ndonjë problem ky kufizim në lidhje me lutjen, për të gjitha bashkësitë e tjera fetare në Babiloni? Jo medoemos, veçanërisht meqenëse ndalimi do të zgjaste vetëm një muaj. Për më tepër, të paktë ishin jojudenjtë, të cilët do ta konsideronin kompromis faktin që për njëfarë kohe do t’ia drejtonin adhurimin e tyre një njeriu. Një studiues i Biblës vëren: «Adhurimi i mbretit nuk kërkonte gjëra të çuditshme nga kombi më idhujtar; prandaj babilonasit, kur iu kërkua t’i jepnin pushtuesit, medit Dar, nderimin që i takon një perëndie, iu bindën menjëherë kërkesës. Vetëm ai jude u pezmatua nga një kërkesë e tillë.»

  • I çliruar nga dhëmbët e luanëve!
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
    • a Ekzistenca e një «grope luanësh» në Babiloni mbështetet nga dëshmia e mbishkrimeve të lashta që tregojnë se shpesh, sundimtarët e Lindjes mbanin kopshte zoologjike me kafshë të egra.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo