BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/8 f. 4-6
  • Më në fund: Drejtësi për të gjithë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Më në fund: Drejtësi për të gjithë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një premtim që mund ta besojmë
  • Padrejtësia mund të mposhtet
  • Të mbjellim farëra të drejtësisë
  • A do të dëgjohet ndonjëherë thirrja për drejtësi?
    Tema të tjera
  • Jehovai: Burimi i drejtësisë dhe i së drejtës së vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • «Të gjitha udhët e tij janë drejtësi»
    T’i afrohemi Jehovait
  • Imito Jehovain: Ushtro drejtësinë dhe të drejtën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/8 f. 4-6

Më në fund: Drejtësi për të gjithë

«Do të përpiqemi t’i dëgjojmë në mënyra të reja . . . zërat e plagosur, zërat e ankthshëm, zërat që kanë humbur shpresën se mund të dëgjohen. . . . Ajo që mbetet është t’i japim jetë asaj që është në ligj: ta bëjmë më në fund diçka të sigurt se ashtu si njerëzit kanë lindur të babarbartë në dinjitet përpara Perëndisë, të gjithë kanë lindur të barabartë në dinjitet përpara njeriut.»—Presidenti i SHBA-së Riçard Milhaus Nikson, fjalim përurimi, 20 janar 1969.

KUR mbretërit, presidentët dhe kryeministrat marrin postin, e kanë zakon të flasin për drejtësinë. Riçard Nikson, ish-president i Shteteve të Bashkuara, nuk bëri përjashtim. Por fjalët e tij të rrjedhshme e humbasin shkëlqimin e tyre kur shihen në dritën e ftohtë të historisë. Me gjithë zotimin e tij për t’i ‘dhënë jetë ligjit’, më vonë Nikson u gjet fajtor për shkelje ligji dhe u detyrua të hiqte dorë nga posti i tij. Tri dekada më vonë, ‘zërat e plagosur, të ankthshëm dhe të pashpresë’ vazhdojnë të ngrihen, që të dëgjohen.

Të dëgjosh zëra të tillë dhe të merresh me ankesat e tyre nuk është detyrë e lehtë, siç e kanë vërejtur udhëheqës të panumërt me qëllime të mira. ‘Drejtësi për të gjithë’ ka dalë një synim i vështirë për t’u arritur. Megjithatë, shumë shekuj më parë u bë një premtim që meriton vëmendjen tonë: një premtim unik në lidhje me drejtësinë.

Nëpërmjet profetit të vet Isaia, Perëndia e siguroi popullin e Tij se do t’i dërgonte një «shërbëtor» që do ta zgjidhte ai vetë. «Kam vënë në të frymën time,—u tha Jehovai.—Drejtësi kombeve është ajo që do të bëjë ai të dalë.» (Isaia 42:1-3, BR) Asnjë sundimtar njerëzor nuk do të guxonte të bënte një deklaratë me shtrirje kaq të madhe, një deklaratë që do të thoshte drejtësi e përhershme për çdo komb. A mund t’i besohet këtij premtimi? A mund të realizohet ndonjëherë një arritje e tillë e jashtëzakonshme?

Një premtim që mund ta besojmë

Një premtim është aq i besueshëm sa dhe ai që e bën atë. Në këtë rast, s’është askush tjetër veçse Perëndia i Plotfuqishëm, i cili deklaron se «shërbëtori» i tij do të vendosë drejtësi në mbarë botën. Ndryshe nga politikanët, Jehovai nuk i bën premtimet sa për të thënë. ‘Për të është e pamundur të gënjejë’,—na siguron Bibla. (Hebrenjve 6:18, BR) «Ashtu si kam vendosur, kështu ka për të ndodhur»,—deklaron me forcë Perëndia.—Isaia 14:24.

Siguria jonë në këtë premtim përforcohet edhe nga emri që bëri «shërbëtori» i zgjedhur prej Perëndisë, Jezu Krishti. Ai që do ta vendosë drejtësinë, duhet ta dojë drejtësinë dhe të jetojë me drejtësi. Emri që bëri Jezui ishte i panjollë, si njeri që e ‘deshi drejtësinë dhe urreu paudhësinë’. (Hebrenjve 1:9) Ajo që tha, mënyra se si jetoi e madje edhe se si vdiq, të gjitha provuan se ishte me të vërtetë një njeri i drejtë. Kur vdiq Jezui, një oficer i ushtrisë romake, që me sa duket qe dëshmitar si i procesit gjyqësor të Jezuit, ashtu edhe i ekzekutimit të tij, u nxit të thoshte: «Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë.»—Luka 23:47.

Përveçse jetoi vetë me drejtësi, Jezui i rezistoi edhe padrejtësisë që ishte kaq e pafrenueshme në kohën e tij. Ai e bëri këtë jo me anë të përmbysjes apo revolucionit, por duke i mësuar drejtësinë e vërtetë kujtdo që dëgjonte. Predikimi i tij në Mal është një shpjegim mjeshtëror se si duhet praktikuar drejtësia dhe e drejta e vërtetë.—Mateu, kapitujt 5-7.

Jezui e praktikoi atë që predikoi. Ai nuk i përbuzi të lebrosurit e mjerë, «të papërfillshmit» e shoqërisë judaike. Përkundrazi, foli me ta, i preku dhe madje i shëroi. (Marku 1:40-42) Të gjithë njerëzit që takoi, përfshirë të varfërit dhe ata që i kishin marrë nëpër këmbë, ishin të rëndësishëm për të. (Mateu 9:36) «Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje»,—u tha atyre.—Mateu 11:28.

Mbi të gjitha, Jezui nuk pranoi ta lejonte padrejtësinë përreth tij që ta korruptonte apo acaronte. Ai nuk e ktheu kurrë të keqen me të keqe. (1. Pjetrit 2:22, 23) Madje dhe kur kishte dhembje agonike, ai iu lut Atit të tij qiellor në dobi të po atyre ushtarëve që e gozhduan. «O Atë, fali ata—kërkoi ai duke u lutur,—sepse nuk dinë ç’bëjnë.» (Luka 23:34) Sigurisht, Jezui ‘ua bëri të qartë kombeve se çfarë është drejtësia’. (Mateu 12:18) Ç’provë më të madhe kemi për dëshirën e Perëndisë që të vendosë një botë të drejtë, sesa shembullin e gjallë të Birit të atij vetë?

Padrejtësia mund të mposhtet

Një provë e gjallë se padrejtësia mund të mposhtet, ekziston edhe në botën e sotme. Si individë dhe si organizatë, Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të mposhtin paragjykimet, anshmërinë, racizmin dhe dhunën. Konsidero shembullin e mëposhtëm.

Pedroa kishte bindjen se veprimtaria subversive ishte e vetmja mënyrë për të sjellë drejtësinë në krahinën e Baskës, rajoni i Spanjës ku jetonte ai. Për këtë qëllim, u bë anëtar i një organizate terroriste, e cila i bëri një stërvitje paraushtarake në Francë. Sapo përfundoi stërvitja e tij, iu dha urdhri të formonte një njësit terrorist dhe të hidhte në erë një kazermë policie. Skuadra e tij ishte tashmë duke përgatitur eksplozivët, kur Pedron e arrestoi policia. Ai kaloi 18 muaj në burg, por edhe përtej hekurave, vazhdoi aktivitetin e tij politik, duke marrë pjesë në greva urie dhe një herë preu me dashje damarët e duarve.

Pedro mendonte se po luftonte për drejtësi. Më pas, arriti të njihte Jehovain dhe qëllimet e tij. Ndërkohë që Pedro ishte në burg, gruaja e tij nisi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait dhe kur ai u lirua e ftoi të merrte pjesë në njërën prej mbledhjeve të tyre. Ai u kënaq kaq shumë, saqë kërkoi një studim biblik, një studim që e çoi drejt bërjes së ndryshimeve të mëdha në botëkuptimin e tij dhe në mënyrën e tij të jetesës. Së fundi, në vitin 1989, si Pedro, ashtu edhe gruaja e tij, u pagëzuan.

«Falënderoj Jehovain që faktikisht nuk kam vrarë asnjë njeri gjatë viteve që isha terrorist,—thotë Pedro.—Tani përdor shpatën e frymës së Perëndisë, për t’u dhënë njerëzve një mesazh paqeje dhe drejtësie të vërtetë: lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë.» Jo shumë kohë më parë, Pedro, që tani shërben si plak mes Dëshmitarëve të Jehovait, shkoi pikërisht në kazermat që kishte pasur ndër mend t’i shkatërronte. Këtë radhë shkoi me qëllimin për t’u predikuar mesazhin e paqes familjeve që jetojnë atje.

Dëshmitarët e Jehovait i bëjnë këto ndryshime sepse janë të dëshiruar për një botë të drejtë. (2. Pjetrit 3:13) Ndonëse besojnë në mënyrë absolute te premtimi i Perëndisë se do ta sjellë atë, e kuptojnë se është edhe detyrimi i tyre që të jetojnë në harmoni me drejtësinë. Bibla nuk na ka lënë dyshime mbi faktin që Perëndia pret prej nesh të bëjmë pjesën tonë.

Të mbjellim farëra të drejtësisë

Vërtet, kur ndodhemi përballë padrejtësive, mund të ndihemi të prirur për të thirrur: «Ku është Perëndia i drejtësisë? Kjo ishte thirrja e judenjve në kohën e Malakisë. (Malakia 2:17) A e mori seriozisht Perëndia ankimin e tyre? Përkundrazi, ai ankim e bëri të ndihej ‘i lodhur’ sepse, mes të tjerash, ata vetë po i tradhtonin gratë e tyre që ishin plakur, duke u divorcuar prej tyre me pretekstin më të vogël. Jehovai shprehu shqetësimin e tij për ‘bashkëshortet e rinisë së tyre, ndaj të cilave ata ishin sjellë me pabesi, ndonëse ato ishin shoqet e tyre dhe bashkëshortet e besëlidhjes së tyre’.—Malakia 2:14.

A mund të ankohemi për padrejtësi, nëse vetë veprojmë padrejtësisht? Nga ana tjetër, nëse përpiqemi të imitojmë Jezuin, duke çrrënjosur nga zemrat tona paragjykimin dhe racizmin, duke qenë të paanshëm dhe të dashur me të gjithë, si edhe duke mos e kthyer të keqen me të keqe, tregojmë se e duam me të vërtetë drejtësinë.

Nëse duam të korrim drejtësi, Bibla na nxit të ‘mbjellim farë në drejtësi’. (Osea 10:12, BR) Pavarësisht se sa e vogël mund të duket, çdo fitore personale mbi padrejtësinë është e rëndësishme. Siç shkroi Martin Luther King i Riu në Letrën nga burgu i Birmingemit, «padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo». Ata që ‘kërkojnë drejtësinë’ janë njerëzit që Perëndia i zgjedh për të trashëguar botën e tij të drejtë, që do të vijë së shpejti.—Sofonia 2:3.

Ne nuk mund ta ndërtojmë shpresën tonë për drejtësi në themelin e lëkundshëm të premtimeve njerëzore, por megjithatë mund t’i besojmë fjalës së Krijuesit tonë të dashur. Ja sepse Jezui u tha ithtarëve të tij të vazhdonin të luteshin për ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë. (Mateu 6:9, 10) Jezui, Mbreti i emëruar i kësaj Mbretërie, «do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë, Atij do t’i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve».—Psalmi 72:12, 13.

Qartë, padrejtësia nuk është e përhershme. Sundimi i Krishtit mbi të gjithë tokën do ta mposhtë përgjithmonë padrejtësinë, siç na siguron Perëndia nëpërmjet profetit të tij Jeremia: «Po vjen koha kur do ta përmbush premtimin që bëra . . . Në atë kohë do të zgjedh si mbret një pasardhës të drejtë të Davidit. Ai mbret do të bëjë atë që është e drejtë anembanë vendit.»—Jeremia 33:14, 15, TEV.

[Shënimi]

a Emër zëvendësues.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo