BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/3 f. 3-5
  • Zbulohet misteri i emrit më të madh

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Zbulohet misteri i emrit më të madh
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Në kërkim të emrit më të madh
  • Si u bë emri një mister?
  • Emri më i madh dhe e ardhmja jonë
  • Si mund ta njihni emrin e Perëndisë?
    Zgjohuni!—2004
  • Emri i Zotit
    Zgjohuni!—2017
  • Të nderojmë emrin e madh të Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Si e ka emrin Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/3 f. 3-5

Zbulohet misteri i emrit më të madh

Është interesante se qoftë Kurani mysliman, qoftë Bibla e krishterë i referohen emrit më të madh. Ky shtjellim shpjegon domethënien dhe rëndësinë e emrit më të madh. Ai tregon gjithashtu, se emri ndikon mbi mbarë njerëzimin dhe të ardhmen tonë këtu mbi tokë.

MILIONA burra dhe gra kanë jetuar dhe vdekur mbi këtë tokë. Në të shumtën e rasteve emrat e tyre kanë vdekur bashkë me ta dhe kujtimi i tyre është harruar. Por disa emra të mëdhenj, si Avicene, Edison, Pastër, Bethoven, Gandi dhe Njuton, kanë mbijetuar. Këta emra lidhen me arritjet, zbulimet dhe shpikjet e njerëzve që i mbanin këta emra.

Megjithatë, ekziston një emër që është më i madh se gjithë të tjerët. Të gjitha mrekullitë e së shkuarës dhe të së tashmes lidhen me këtë emër. Me këtë emër, madje, është e lidhur edhe shpresa e njerëzimit për një jetë më të gjatë dhe më të lumtur!

Shumë njerëz kanë dashur ta njohin këtë emër. Ata e kanë kërkuar dhe kanë pyetur për të, por nuk e kanë gjetur dot. Për ta ai ka mbetur një mister. Në fakt, asnjë njeri nuk mund ta zbulojë këtë emër, nëse Ai që e ka nuk vendos që t’ia zbulojë. Lumturisht, misteri i këtij emri të pakrahasueshëm është zbuluar. Vetë Perëndia e ka bërë këtë, në mënyrë që ata që besojnë në të, të mund ta njohin. Ai ia zbuloi emrin e tij Adamit, pastaj Abrahamit, si edhe shërbëtorëve të Tij të tjerë besnikë të lashtësisë.

Në kërkim të emrit më të madh

Kurani flet për dikë «i cili kishte dituri nga libri». (27:40) Duke shpjeguar këtë varg, një koment i njohur me emrin e Tafsīr Jalālayn thotë: «Asafi, biri i Barkhiyā, ishte një njeri i drejtë. Ai e njihte emrin më të madh të Perëndisë dhe sa herë që e thërriste, merrte përgjigje.» Kjo na sjell ndër mend shkrimtarin biblik Asafin, që në Psalmin 83:18 tha: «Edhe letë njohënë, se vetëmë ti, që ke emërinë Jehovah, je i lartë mbë gjithë dhenë.»​—BK.

Në Kuran 17:2, lexojmë: «Edhe Musait Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët.» Në atë libër Moisiu i drejtohet Perëndisë, duke thënë: «Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t’u them: ‘Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju’, po të jetë se ata më thonë: ‘Cili është emri i tij?’, ç’përgjigje duhet t’u jap?» Perëndia iu përgjigj Moisiut duke thënë: «Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: ‘Zoti [Jehovai, BR], Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. Ky është emri im përjetë.’»​—Të Dalët 3:13, 15.

Në kohët e lashta, izraelitët e njihnin këtë emër të madh të Perëndisë. Ai përdorej, madje, edhe si pjesë e vetë emrave të tyre. Ashtu si sot ekziston emri Abdullah, që do të thotë «shërbëtor i Perëndisë», njerëzit në Izraelin e lashtë kishin emrin Abdia, që do të thotë «shërbëtor i Jehovait». E ëma e profetit Moisi quhej Jokebeda, që mund të ketë domethënien «Jehovai është lavdi». Emri Gjon do të thotë «Jehovai ka qenë zemërmirë». Dhe emri i profetit Elija do të thotë «Perëndia im është Jehovai».

Profetët e njihnin këtë emër të madh dhe e përdorën me një respekt të thellë. Në Shkrimet e Shenjta atë e gjejmë më tepër se 7.000 herë. Jezu Krishti, biri i Marijes, e nxori në pah këtë kur i tha në lutje Perëndisë: «Emrin tënd ua zbulova njerëzve që ti m’i dhe nga bota . . . Këtyre ua dëftova Emrin tënd dhe do të vazhdoj t’ua dëftoj, që dashuria, me të cilën ti më deshe mua, të jetë në ta.» (Gjoni 17:6, 26) Në komentin e tij të famshëm mbi Kuranin, Bayḍāwī komenton për Kuranin 2:87, duke thënë se Jezui arrinte «të ringjallte të vdekurit me anë të emrit më të madh të Perëndisë».

Çfarë ndodhi, pra, që e shndërroi këtë emër në mister? Ç’ka të bëjë ky emër me të ardhmen e secilit prej nesh?

Si u bë emri një mister?

Disa mendojnë se «Jehova» në hebraisht do të thotë «Allah» (Perëndi). Por «Allah» i korrespondon formës hebreje ʼElo·himʹ, shumësi i madhërisë për fjalën ʼelohʹah (perëndi). Midis hebrenjve lindi një bestytni që i ndalonte ata të shqiptonin emrin hyjnor, Jehova. Prandaj, kur lexonin në Shkrimet e Shenjta dhe shihnin emrin Jehova, ata e bënë zakon që të thoshin ʼAdho·naiʹ, që do të thotë «Zotëri». Në disa vende, ata shkuan deri aty sa ndryshuan tekstin origjinal hebre nga Jehova në ʼAdho·naiʹ.

Krerët fetarë të krishterimit ndoqën të njëjtën udhë. Ata e zëvendësuan emrin Jehova me «Perëndi» («Allah» në arabisht) dhe «Zot». Kjo i kontribuoi zhvillimit të doktrinës së rreme të Trinitetit, që nuk bazohet fare në Shkrimet e Shenjta. Për këtë arsye, miliona veta adhurojnë në mënyrë të gabuar Jezuin dhe frymën e shenjtë, duke i konsideruar si të barabartë me Perëndinë.a

Prandaj, krerët e judaizmit dhe të krishterimit kanë fajin e tyre për injorancën e përhapur në lidhje me emrin më të madh. Por Perëndia profetizoi: «Unë me siguri do ta shenjtëroj emrin tim të madh, . . . dhe kombet duhet të njohin që unë jam Jehovai.» Po, Jehovai do ta bëjë të njohur emrin e tij midis të gjitha kombeve. Përse? Sepse ai nuk është thjesht vetëm Perëndia i hebrenjve apo i ndonjë kombi apo populli të veçantë. Jehovai është Perëndia i gjithë njerëzimit.​—Ezekieli 36:23; Zanafilla 22:18; Psalmi 145:21; Malakia 1:11.

Emri më i madh dhe e ardhmja jonë

Shkrimi i Shenjtë thotë: «Çdokush që thërret emrin e Jehovait do të shpëtojë.» (Romakëve 10:13, BR) Shpëtimi ynë në ditën e gjykimit do të lidhet me njohjen e emrit të Perëndisë. Njohja e emrit të tij përfshin njohjen e atributeve të tij, veprave dhe qëllimeve të tij, si edhe të jetosh në harmoni me parimet e tij të larta. Për shembull, Abrahami e njihte emrin e Perëndisë dhe thërriti në atë emër. Si rezultat, ai gëzoi një lidhje të mirë me Perëndinë, tregoi besim në të, shpresoi në të dhe iu bind atij. Prandaj, Abrahami u bë edhe mik i Perëndisë. Po kështu, njohja e emrit të Perëndisë na afron më pranë tij dhe na ndihmon të zhvillojmë një lidhje personale me të, duke u lidhur ngushtë pas dashurisë së tij.​—Zanafilla 12:8; Psalmi 9:10; Proverbat 18:10; Jakovit 2:23.

Në Bibël lexojmë: «Jehovai vazhdonte të kushtonte vëmendje dhe të dëgjonte. Dhe filloi të shkruhej para tij një libër kujtimesh për ata që i frikësoheshin Jehovait dhe për ata që mendonin për emrin e tij.» (Malakia 3:16, BR) Përse duhet ‘të mendojmë’ për emrin më të madh? Emri i Jehovait fjalë për fjalë do të thotë «Ai shkakton të bëhet». Kjo e zbulon Jehovain si Atë që e bën veten Përmbushës të premtimeve. Ai gjithmonë i realizon qëllimet e tij. Ai është Perëndia i gjithpushtetshëm, Krijuesi i vetëm që ka çdo atribut të shkëlqyer. Nuk ka asnjë fjalë që e vetme mund të përshkruajë plotësisht natyrën hyjnore të Perëndisë. Por Perëndia zgjodhi për veten emrin më të madh​—Jehova—​dhe ai të sjell në mendje të gjitha atributet, cilësitë dhe qëllimet e tij.

Në Shkrimet e Shenjta, Perëndia na flet mbi qëllimet e tij për njerëzimin. Jehova Perëndia e krijoi njeriun që të gëzonte një jetë të përhershme dhe të lumtur në Parajsë. Vullneti i tij për njerëzimin është që të gjithë njerëzit të përbëjnë një familje, të bashkuar në dashuri dhe në paqe. Perëndia i dashurisë do ta përmbushë këtë qëllim në të ardhmen e afërt.​—Mateu 24:3-14, 32-42; 1. Gjonit 4:14-21.

Perëndia shpjegon arsyet se përse njerëzimi vuan dhe tregon se shpëtimi është i mundur. (Zbulesa 21:4) Në Psalmin 37:10, 11 lexojmë: «Edhe pak dhe i pabesi nuk do të jetë më; po, ti do të kërkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do të jetë më. Por zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe.»​—Shiko edhe Kuranin 21:105.

Po, Perëndia do të njihet me emrin e tij të madh. Kombet do të duhet të njohin se ai është Jehovai. Çfarë privilegji i mrekullueshëm është të njohësh emrin më të madh, të japësh dëshmi për të dhe t’i qëndrosh besnik atij! Në këtë mënyrë, qëllimi i gëzuar i Perëndisë do të plotësohet për secilin prej nesh: «Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim. Ai do të më kërkojë dhe unë do t’i përgjigjem; . . . Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t’i tregoj shpëtimin tim.»​—Psalmi 91:14-16.

[Shënimi]

a Për të provuar se Triniteti nuk është një mësim nga Bibla shiko broshurën Should You Believe in the Trinity?, botuar në 1989-ën nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

[Figura në faqen 5]

Në shkurren e zjarrtë, Perëndia e identifikoi veten para Moisiut si «Jehovai, Perëndia i Abrahamit»

[Burimi]

Moisiu dhe shkurrja e zjarrtë, nga W. Thomas, Sr.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo