BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Dhurata të denja për një mbret
    Kulla e Rojës—2015 | 1 Mars
    • Erëza të ndryshme aromatike

      Dhurata të denja për një mbret

      «Disa astrologë nga vende lindore . . . hapën thesaret e tyre dhe i paraqitën dhurata: ar, temjan të bardhë dhe mirrë.»​—Mateu 2:1, 11.

      Ç’DO t’i dhuroje një njeriu shumë të rëndësishëm? Në kohët biblike disa erëza ishin po aq të vlefshme sa ari, aq të çmuara sa konsideroheshin të denja si dhuratë për një mbret.a Ja pse dy nga dhuratat që i ofruan astrologët ‘mbretit të judenjve’ ishin erëza aromatike.​—Mateu 2:1, 2, 11.

      Vaj balsami

      Vaj balsami

      Gjithashtu, Bibla tregon se, kur mbretëresha e Shebës vizitoi Solomonin, «i dha mbretit njëqind e njëzet talenta ari, një sasi shumë të madhe vaj balsami dhe gurë të çmuar. Nuk ka pasur kurrë aq vaj balsami sa i dha mbretëresha e Shebës mbretit Solomon».b (2 Kronikave 9:9) Edhe mbretër të tjerë i dërguan Solomonit vaj balsami si gjest miqësie.​—2 Kronikave 9:23, 24.

      Pse këto erëza e produktet e tyre ishin kaq të çmueshme e të shtrenjta në kohët biblike? Sepse përdoreshin në fusha të rëndësishme, si trajtime kozmetike, shërbime fetare e për varrosjen e të vdekurve. (Shih kutinë «Përdorimi i erëzave aromatike në kohët biblike».) Ishin të shtrenjta qoftë për shkak të kërkesës së lartë, qoftë për shkak të transportit e të kostos së tregut.

      KALOJNË SHKRETËTIRËN E ARABISË

      Kasi

      Kasi

      Në kohët biblike disa bimë aromatike rriteshin në luginën e Jordanit, kurse të tjera duheshin importuar. Në Bibël përmenden lloj-lloj erëzash. Ndër më të njohurat janë shafrani, aloe, balsami, kanella, temjani i bardhë dhe mirra. Përveç këtyre, gjeje edhe erëzat e zakonshme të gatimit, si qimnonin, mendrën e koprën.

      Nga vinin erëzat ekzotike? Aloe, kasia dhe kanella gjendeshin në vendet që sot janë India, Kina e Sri-Lanka. Ndërsa mirra dhe temjani i bardhë vinin nga pemët dhe shkurret që rriteshin në zonat e shkreta, nga jugu i Arabisë deri në Somali të Afrikës. Nardi ishte një produkt i rrallë që vinte nga Himalajat e Indisë.

      Shafran

      Shafran

      Për të arritur në Izrael, shumë erëza duheshin transportuar përmes Arabisë. Libri The Book of Spices shpjegon se pjesërisht për shkak të kësaj, gjatë mijëvjeçarëve të dytë e të parë p.e.s., Arabia «u bë vendi me monopolin më të madh mbi mallrat që këmbeheshin mes Lindjes e Perëndimit». Qytete, fortesa e stacione të karvanëve të lashtë që janë gjetur në Negev të Izraelit Jugor, tregojnë për rrugët e tregtarëve të erëzave. Gjithashtu, Qendra e Trashëgimisë Botërore e UNESCO-s raporton se këto vende «pasqyrojnë sa shumë fitime nxirrte tregtia . . . nga jugu i Arabisë deri në Mesdhe».

      «Erëzat nuk zinin edhe aq vend, kushtonin e pëlqeheshin shumë, prandaj ishin tejet të preferuara si mall tregtie.»​—The Book of Spices

      Karvanë plot me erëza aromatike udhëtonin rregullisht rreth 1.800 kilometra përmes Arabisë. (Jobi 6:19) Bibla flet për një karvan tregtarësh ismaelitë të ngarkuar me erëza, si «labdan, balsam dhe lëvore rrëshinore» që shkonte nga Galaadi në Egjipt. (Zanafilla 37:25) Bijtë e Jakobit ua shitën si skllav këtyre tregtarëve të vëllanë, Jozefin.

  • Dhurata të denja për një mbret
    Kulla e Rojës—2015 | 1 Mars
    • Dy erëza për Jezuin

      Temjani i bardhë, ose pomada, dhe mirra merreshin nga rrëshira në lëvoren e pemëve të vogla ose të shkurreve gjembaçe.

      Pema e temjanit të bardhë rritej përgjatë bregut jugor të Arabisë, kurse shkurrja e mirrës lulëzonte në vendet gjysmë të shkreta, që sot janë Somalia dhe Jemeni. Këto dy erëza vlerësoheshin tej mase për aromën. Vetë Jehovai i zgjodhi për adhurimin e tij, mirrën si përbërës të vajit të mirosjes dhe temjanin e bardhë për temjanin e shenjtë. (Dalja 30:23-25, 34-37) Por ndryshonte mënyra si përdoreshin.

      Temjani i bardhë, i cili zakonisht përdorej për temjanin e shenjtë, duhej të digjej që të lëshonte aromën. Kurse rrëshira që nxirrej nga mirra, përdorej siç ishte. Mirra përmendet tri herë në tregimet për Jezuin: si dhuratë kur ishte foshnjë (Mateu 2:11), si qetësues dhembjesh në verën që i ofruan kur ishte në shtyllën e torturës (Marku 15:23) dhe si një nga erëzat me të cilat përgatitën trupin e tij për varrim (Gjoni 19:39).

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo