BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 28 f. 70-f. 71 par. 6
  • Pse nuk agjërojnë dishepujt e Jezuit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse nuk agjërojnë dishepujt e Jezuit?
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Pyetet mbi agjërimin
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Agjërimi​—A të afron më shumë me Perëndinë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Çfarë thotë Bibla për agjërimin?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • A është agjërimi jo i kohës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 28 f. 70-f. 71 par. 6
Dishepujt e Gjonit e pyesin Jezuin për agjërimin

KAPITULLI 28

Pse nuk agjërojnë dishepujt e Jezuit?

MATEU 9:14-17 MARKU 2:18-22 LUKA 5:33-39

  • DISHEPUJT E GJONIT PYESIN JEZUIN PËR AGJËRIMIN

Gjon Pagëzori është burgosur pak pasi Jezui ka festuar Festën e Kalimit të vitit 30 të e.s., dhe është ende në burg. Dëshira e Gjonit ishte që dishepujt e tij të ndiqnin Jezuin, por jo të gjithë kanë bërë kështu.

Ndërsa afrohet Festa e Kalimit e vitit 31 të e.s., disa nga dishepujt e Gjonit vijnë te Jezui dhe e pyesin: «Pse ne dhe farisenjtë e kemi zakon të agjërojmë, kurse dishepujt e tu nuk agjërojnë?» (Mateu 9:14) Për farisenjtë agjërimi është një rit fetar. Madje, më vonë, Jezui përdor edhe një ilustrim, ku një farise që e mban veten për të drejtë, lutet: «O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si gjithë të tjerët . . . Unë agjëroj dy herë në javë.» (Luka 18:11, 12) Mbase edhe dishepujt e Gjonit agjërojnë për hir të zakonit ose për të shprehur dhimbjen që ndiejnë për burgosjen e Gjonit. Ndaj pyesin veten se pse dishepujt e Jezuit nuk agjërojnë, që të shprehin edhe ata trishtimin për atë që i ka ndodhur Gjonit.

Jezui u përgjigjet me një shembull: «Miqtë e dhëndrit s’kanë pse të vajtojnë për sa kohë dhëndri është me ta, apo jo? Por do të vijnë ditët kur do t’ua marrin dhëndrin, dhe atëherë do të agjërojnë.»—Mateu 9:15.

Edhe vetë Gjoni e kishte quajtur Jezuin ‘dhëndër’. (Gjoni 3:28, 29) Prandaj, për sa kohë Jezui është me ta, dishepujt e tij nuk agjërojnë. Por, kur të vdesë, dishepujt do të vajtojnë e nuk do të hanë. Sa ndryshe do të jetë kur Jezui të ringjallet! Ata nuk do të kenë më shkak për të agjëruar në shenjë zie.

Pastaj, Jezui bën dy ilustrime: «Askush nuk e arnon një rrobë të vjetër me një copë të re, sepse copa e re futet në ujë dhe mblidhet, e kështu rroba griset edhe më keq. As vera e re nuk hidhet në kacekë të vjetër, përndryshe ata çahen, vera derdhet dhe kacekët prishen. Por vera e re hidhet në kacekë të rinj.» (Mateu 9:16, 17) Ku e ka fjalën Jezui?

Jezui po i ndihmon dishepujt e Gjon Pagëzorit të kuptojnë se askush nuk duhet të presë që dishepujt e tij të ndjekin praktikat e vjetra të judaizmit, siç është agjërimi. Ai nuk ka ardhur të arnojë e të zgjatë një lloj adhurimi të vjetruar, pra një sistem të tërë adhurimi që është në prag shkatërrimi. Adhurimi që po nxit Jezui ndryshon nga judaizmi që është plot me tradita njerëzish. Jezui nuk po përpiqet të arnojë një rrobë të vjetër me një copë të re dhe as të hedhë verë të re në kacekë të vjetër, që e kanë humbur elasticitetin.

ILUSTRIME PËR AGJËRIMIN

Shishe lëkure

Jezui përdori një ilustrim që mjaft dëgjues mund ta përfytyronin kollaj—qepjen. Çfarë do të ndodhte nëse dikush do të qepte një copë të re, të pafutur në ujë, në një veshje të vjetër ose të përdorur? Kur rroba të lahej, copa e re do të futej në ujë, do të tërhiqte copën e vjetër e do ta griste.

Jezui përdori edhe një ilustrim tjetër të ngjashëm. Ndonjëherë vera ruhej në shishe të bëra me lëkurë kafshësh. Me kalimin e kohës, lëkura forcohej dhe e humbiste elasticitetin. Ndaj ishte e rrezikshme ta hidhje verën e re në një shishe të tillë, sepse vera mund të vazhdonte të fermentohej duke krijuar presion. Kjo do të çante shishen e vjetër.

  • Cilët agjërojnë në kohën e Jezuit dhe pse?

  • Pse dishepujt e Jezuit nuk agjërojnë ndërkohë që ai është me ta, por pse mund t’u duhet të agjërojnë më vonë?

  • Çfarë kuptimi kanë ilustrimet e Jezuit për copën e re dhe për verën e re?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo