-
Shpëtim dhe ngazëllim nën mbretërimin e MesisëProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
4, 5. Çfarë profetizoi Isaia lidhur me ardhjen e Mesisë dhe, me sa duket, çfarë aplikimi u bëri Mateu fjalëve të tij?
4 Disa shekuj para kohës së Isaisë, shkrimtarë të tjerë hebrenj të Biblës kishin folur për ardhjen e Mesisë, Udhëheqësit të vërtetë, të cilin Perëndia do ta dërgonte në Izrael. (Zanafilla 49:10; Ligji i përtërirë 18:18; Psalmi 118:22, 26) Tani, nëpërmjet Isaisë, Jehovai jep hollësi të tjera. Isaia shkruan: «Nga trungu i Jeseut duhet të dalë një degëz dhe nga rrënjët e tij një filiz do të jetë i frytshëm.» (Isaia 11:1; krahaso Psalmin 132:11.) Fjalët «degëz» dhe «filiz» tregojnë se Mesia do të jetë pasardhës i Jeseut nëpërmjet birit të tij, Davidit, i cili u miros me vaj si mbret i Izraelit. (1 Samuelit 16:13; Jeremia 23:5; Zbulesa 22:16) Kur të vijë Mesia i vërtetë, ky «filiz» nga shtëpia e Davidit, do të prodhojë fryt të mirë.
5 Mesia i premtuar është Jezui. Mateu, shkrimtari i njërit prej ungjijve, iu referua në mënyrë të tërthortë fjalëve të Isaisë 11:1, kur tha se fakti që Jezuin e quanin «nazareas» ishte një përmbushje e fjalëve të profetëve. Meqenëse ishte rritur në qytetin e Nazaretit, Jezuin e quanin nazareas, emër që me sa duket ka lidhje me fjalën hebraike të përdorur në Isainë 11:1 përkthyer «filiz».b—Mateu 2:23, shënimi; Luka 2:39, 40.
-
-
Shpëtim dhe ngazëllim nën mbretërimin e MesisëProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
-
-
b Fjala hebraike e përkthyer «filiz» është ne΄tser, ndërsa ajo e përkthyer «nazareas» është notsri΄.
-