BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/13 f. 1
  • A je i gatshëm të përshtatesh?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A je i gatshëm të përshtatesh?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Material i ngjashëm
  • ‘Çdo gjë ta bëjmë për hir të lajmit të mirë’
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • A mund ta përshtatni programin tuaj?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Të tregojmë interes personal: Duke u përgatitur
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Mënyra për të përmirësuar predikimin tonë të Mbretërisë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
km 6/13 f. 1

A je i gatshëm të përshtatesh?

1. Meqë bota ndryshon vazhdimisht, në cilat aspekte duhet të përshtatemi?

1 Te 1 Korintasve 7:31, Bibla e krahason botën me një skenë që ndryshon vazhdimisht bashkë me aktorët e saj. Ndryshimet në botë kërkojnë që edhe ne të përshtatim herë pas here metodat e predikimit, programin tonë dhe prezantimet. A je i gatshëm të përshtatesh?

2. Pse duhet të përshtatemi që të jemi në një hap me organizatën?

2 Metodat e predikimit: Kongregacioni i krishterë është përshtatur gjithnjë. Kur Jezui i dërgoi për herë të parë dishepujt të predikonin, u tha të mos merrnin as trastë ushqimesh e as para. (Mat. 10:9, 10) Mirëpo, më vonë, duke ditur se dishepujt do të hasnin armiqësi dhe se vepra do të përhapej edhe në territore të tjera, ai i ndryshoi udhëzimet. (Luka 22:36) Gjatë shekullit të kaluar, organizata e Jehovait ka përdorur metoda të ndryshme predikimi​—kartat e dëshmisë, transmetimet në radio dhe makinat me altoparlantë—​sipas asaj që nevojitej në atë kohë. Meqë sot në shumë vende njerëzit rrallë gjenden në shtëpi, përveç shërbimit shtëpi më shtëpi, i është dhënë rëndësi e veçantë edhe dëshmisë publike e dëshmisë joformale. Gjithashtu, nëse njerëzit janë në punë gjatë ditës, kemi marrë nxitjen të shkojmë në territor në orët e para të mbrëmjes. A je në një hap me karrocën qiellore të Jehovait, ndërsa ajo e përshtat drejtimin e saj?​—Ezek. 1:20, 21.

3. Si bëhemi më të efektshëm në territor nëse përshtatemi?

3 Prezantimet: Për çfarë janë të shqetësuar në këto kohë banorët në zonën tënde? Për ekonominë, familjen apo krimin? Është mirë të jemi në dijeni të problemeve dhe të situatave që po hasin njerëzit në territorin tonë, sepse kështu mund të përgatitim një prezantim të përshtatshëm. (1 Kor. 9:20-23) Kur i zoti i shtëpisë shprehet, në vend që t’i japim një përgjigje tipike e të vazhdojmë me prezantimin që kemi përgatitur, do të ishte më e efektshme të përshtatemi e të flasim për atë që e shqetëson.

4. Pse duhet të përshtatemi menjëherë?

4 Së shpejti, «skena» e fundit e kësaj bote do të përfundojë dhe do të nisë shtrëngimi i madh. «Koha që mbetet është shkurtuar.» (1 Kor. 7:29) Prandaj është e rëndësishme të përshtatemi, madje menjëherë, që të arrijmë rezultate sa më të mira në këtë pak kohë që ka mbetur.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo