BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb17 dhjetor f. 5
  • Veçori e re për mbledhjen e mesjavës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Veçori e re për mbledhjen e mesjavës
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • Material i ngjashëm
  • Hyrja triumfale e Krishtit në Jerusalem
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Mbreti hyn në Jerusalem hipur në një kërriç
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • A7-G Ngjarje kryesore nga jeta e Jezuit në tokë—Shërbimi i fundit i Jezuit në Jerusalem (Pjesa 1)
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Jehovai e vlerëson «aminin» tënd
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
mwb17 dhjetor f. 5
Ungjilli i Mateut në botimin për studim online i Përkthimit Bota e Re

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Veçori e re për mbledhjen e mesjavës

Duke filluar nga janari 2018, mbledhja e mesjavës do të përfshijë shënime për studim dhe media nga botimi për studim online i Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re (nwtsty), edhe nëse ky botim nuk disponohet ende në gjuhën tuaj. Pa dyshim që ky informacion do të ta pasurojë përgatitjen për mbledhje. Ç’është më e rëndësishmja, shpresojmë që të të lidhë më shumë me Atin tonë të dashur, Jehovain!

SHËNIME PËR STUDIM

Shënimet për studim ofrojnë njohuri kulturore, gjeografike dhe gjuhësore për shumë vargje të Biblës.

Mateu 12:20

Fitili i lirit që digjet: Një llambë e zakonshme shtëpie ishte një enë e vogël balte që mbushej me vaj ulliri. Vaji shërbente që fitili të bënte flakë. Shprehja greke ‘fitili i lirit që digjet’ mund t’i referohet fitilit që bën tym kur ka mbetur një pjesë e tij, por flaka po venitet ose është shuar. Profecia e Isaisë 42:3 paratha dhembshurinë e Jezuit; ai nuk do ta shuante kurrë shkëndijën e fundit të shpresës së njerëzve të përulur dhe të shtypur.

Mateu 26:13

Vërtet: Fjala greke, amén, një transliterim i fjalës hebraike ʼamén, do të thotë «ashtu qoftë» ose «sigurisht». Jezui e përdorte shpesh këtë fjalë për t’i paraprirë një deklarate, një premtimi ose një profecie, duke theksuar kështu vërtetësinë dhe besueshmërinë absolute të asaj që thoshte. Përdorimi në këtë mënyrë i fjalës «vërtet» ose amin nga Jezui, thuhet se nuk gjendet askund tjetër në Bibël ose në ndonjë literaturë tjetër fetare. Kur e përsëriti këtë fjalë dy herë radhazi (amén amén), si në rastet kur del në Ungjillin e Gjonit, shprehja e Jezuit është përkthyer «me të vërtetë».​—Gjo 1:51.

MEDIA

Fotot, vizatimet, videot pa zë dhe të animuara ilustrojnë detaje të ndryshme të regjistruara në Bibël.

Betfaga, Mali i Ullinjve dhe Jerusalemi

Kjo video e shkurtër tregon rrugën për në Jerusalem nga lindja, nga fshati që sot njihet si et-Tur​—mendohet të përkojë me Betfagën e Biblës—​deri te një nga pikat më të larta të Malit të Ullinjve. Betania shtrihet në lindje të Betfagës, në shpatin lindor të Malit të Ullinjve. Kur ishin në Jerusalem, Jezui me dishepujt e tij zakonisht e kalonin natën në Betani, qytet që sot quhet El ʽAzarijehu (El ʽEizarija), një emër arab që do të thotë «Vendi i Lazarit». Pa dyshim që Jezui qëndroi në shtëpinë e Martës, Marisë dhe të Lazarit. (Mt 21:17; Mr 11:11; Lu 21:37; Gjo 11:1) Kur udhëtonte nga shtëpia e tyre për në Jerusalem, Jezui mund të ketë ndjekur një rrugë si ajo e përshkruar në video. Më 9 nisan të vitit 33 të e.s., kur Jezui shkoi nga Mali i Ullinjve në Jerusalem hipur mbi një kërriç, mund të ketë bërë të njëjtën rrugë nga Betfaga në Jerusalem.

Rruga që mund të ketë ndjekur Jezui nga Betania për në Jerusalem
  1. Rruga nga Betania për në Betfagë

  2. Betfagë

  3. Mali i Ullinjve

  4. Lugina e Kidronit

  5. Mali i Tempullit

Gozhda në kockën e thembrës

Gozhda në kockën e thembrës së një njeriu

Kjo është një fotografi e një kopjeje të kockës së thembrës së një njeriu, shpuar nga një gozhdë hekuri e gjatë 11,5 cm (4,5 in.). Origjinali u gjend më 1968, gjatë gërmimeve në veri të Jerusalemit dhe daton në epokën romake. Siguron dëshmi arkeologjike që gozhdët përdoreshin në ekzekutime, për të mbërthyer njerëz në shtyllë druri. Kjo gozhdë mund të jetë e njëjtë me ato që përdorën ushtarët romakë për të gozhduar Jezu Krishtin në shtyllë. Objekti origjinal u gjend në një kuti prej guri, të quajtur eshtërore, në të cilën vendoseshin kockat e një të vdekuri, pasi i dekompozohej mishi. Kjo tregon se dikush që ekzekutohej në shtyllë mund të varrosej.​—Mt 27:35.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo